Vendimi / Shtyhen automatikisht lejet e qëndrimit në Greqi

E premte, 26 Prill, 2024

Ministria e Emigracionit në Greqi ka vendosur shtyrjen automatike të lejeve të qëndrimit, për disa kategori. Në një vendim thuajse surprizë, e detyruar nga situata e paprecedentë që shkaktoi Covid-19, qeveria greke ofron shansin tek mijëra emigrantë shqiptarë të harrojnë për sivjet procedurën tërkuzë të legalizimit. Paralelisht, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020 e me afat skadimi datën akoma të panjohur të pezullimit të masave kufizuese, ndalon rreptësisht shërbimin me prezencë fizike, në të gjitha njësitë kompetente për procesin e legalizimit të emigrantëve.

“Tërmeti” i shkaktuar në çdo sferë nga koronavirus këtë herë përfshiu, fatmirësisht duke favorizuar, edhe komunitetin shqiptar. Historiku i qëndrimit të ligjshëm është një plagë e madhe e emigracionit shqiptar dhe jo vetëm, që akoma nuk duket të mbyllet. Dokumenta pafund, kosto e jashtëzakonshme, mashtrime nga avokatë e këshilltarë ligjorë keqdashës, radhë të gjata për ditë e netë, po, netë të tëra- akoma dhe deri pak ditë para karantimit të detyrueshëm-njerëz të varur në hekurat rrethues të Drejtorive të Decentralizimit… të gjitha këto jo vetëm që nuk janë ekzagjerim, por përbëjnë thuajse çështje rutine për shqiptarët në Greqi.

Ndërkohë që bëhet fjalë për komunitetin më të integruar në vend, pronarë të qindra mijrave aktiviteteve private tepër të suksesshme, studentë të shkëlqyer apo shkencëtarë të diplomuar në universitetet më të njohura të vendit, individë të afirmuar e të pranishëm në çdo sferë, familje të rregullta e të respektuara masivisht, procesi i legalizimit përbën akoma një temë tabu. Fatmirësisht, pas miratimit të Kodit të Nënshtetësisë (në disa faza në 2011, 2018, 2019) një numër i madh emigrantësh, kryesisht të brezit të dytë, të lindur e të rritur në vend, kanë përfituar tashmë dy-shtetësinë. Por nuk mjafton!

Në një përmbledhje të shkurtër, përderisa Greqia ishte një vend që eksportonte emigrantë, vitet 90’ e gjetën krejt të papërgatitur për pritjen e një numri tepër të madh shtetasish të ish-bllokut lindor, e sidomos për dyndjen nga shqiptarët. Kështu, vetëm në vitin 1998 autoritetet greke të Institucionit të Punësimit dhe Trajnimit pajisën një numër të vogël emigrantësh me një kartë rozë me të drejtë vetëm punësimi, ndërsa duhet të vinte viti 2001 me qeverinë e PASOK për të miratuar kuadrin e parë ligjor për leje qëndrimi. Në vijim, mjaft reforma ligjore, dekrete presidenciale e vendime ministrore u deshën për të dhënë shanset e duhura tek familjet e rregullta, tek emigrantët e punësuar me dokumenta, me fëmijë në shkollat vendase. Greqia adoptoi Kodin e Emigracionit në ligjin përmbledhës 4251/2014, sipas udhëzimeve komunitare të BE-së, në vitin 2014 (u miratua në parlamentin vendas më 26 mars).

Më në fund, një kuadër i plotë ligjor, një pikë referimi, do t’i jepte fund “Odisesë” së sigurimit të një leje qëndrimi afatgjatë. Në fakt ndodh e kundërta, situata mbetet problematike.

Kështu, kjo është hera e parë që vërtet një paketë masash mbrojtëse arrin dhe prek ndjeshëm edhe komunitetet e huaja. Me mbylljen e detyrueshme të njësive administrative u informua sistemi elektronik shtetëror edhe për lejet e emigrantëve.

Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar dhe ndodhen në sirtarët e Drejtorive të Decentralizimit, kopetente për çështjet e emigracionit.

Së fundi, një vendim i këtyre ditëve eliminon krejtësisht stresin e dokumentacionit, të paktën deri në fund të vitit 2020. Shtojmë këtu se emigrantët shqiptarë në Greqi po përballen prej muajsh dhe me vështirësi në rinovimin e pasaportave biometrike, të domosdoshme për çdo procedurë ligjore. Prej muajsh fluksi në shërbimet konsullore është jashtëzakonisht i madh, me plotësimin e afatit 10-vjeçar, një tjetër pengesë serioze në ecurinë e procesit legalizues.

Ndërkaq, emigrantët shqiptarë në Greqi duhet të jenë në dijeni se me një vendim të ri ministror ndalohet rreptësisht shërbimi me prezencë fizike në të gjitha zyrat e Emigracionit, pa afat të caktuar. Gjithçka do të jetë në varësi të ecurisë së pandemisë së Covid-19. Prioritare mbetet shëndeti i të gjithëve! Por deri tani nuk duket të jetë lejuar shteg për probleme ekstra, që shkakton mungesa e dokumentit ligjor për rezidentët. Në rast të kundërt, reagimi i komunitetit duhet të jetë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.

Vendimi i plotë, i botur në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke

Sipas vendimit nr.14119/2020, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 1654 të qeverisë greke shtyhet afati i vlefshmërisë për kategori të caktuara të lejeve të qëndrimit si dhe vërtetimeve për rinovim të lejeve të qëndrimit bazuar në ligjin 4251/2014 (A’80) dhe dekretin presidencial 106/2007 (A’135). Gjithashtu, afati shtyhet dhe për kategori të caktuara të vërtetimeve të rinovimit bazuar në nenet 8 dhe 9 si dhe vërtetimet speciale e të njëjtës periudhë, që parashikohen në nenin 25 të ligjit 4251/2014. Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

  1. Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafet e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4.Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

5.Ky vendim i ri anulon vendimin e mëparshëm për shtyrje 4 mujore të këtyre kategorive të lejeve të qëndrimit.