Histori frymëzuese / Njihuni me Hilda Mehmetin, mjeken shqiptare në Modena

E premte, 19 Prill, 2024

“Italia ka qenë pjesë e lajmeve për një kohë të gjatë, si një nga vendet e prekura më së shumti në botë nga Covid-19. Pamjet e spitaleve të mbipopulluara, lotët e njerëzve të dëshpëruar, artileria e rëndë ushtarake që zhvendoste trupat e vdekur nga spitalet, u shfaqën kudo. Kanë qenë muaj sfidues për këdo, veçanërisht për personelin mjekësor, doktorët”- thotë Hilda Mehmeti

Hilda ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Pasi përfundoi shkollën e lartë në kryeqytet me një mesatare të lartë notash dhe doli finaliste në konkursin kombëtar të lëndës së kimisë, vendosi të ndiqte shkollën e mjekësisë.

Ajo udhëtoi drejt Italisë më 1997-n si një studente e mjekësisë që po transferohej nga Universiteti i Tiranës në Universitetin e Bolonjës, i cili është një nga më të vjetrit në botë, si dhe ka një nga shkollat më të mira të mjekësisë në Europë.

Ishte viti i parë që Italia po lejonte studentë nga Shqipëria që të regjistroheshin nëpër universitetet e saj. Deri në atë vit, shumica e shqiptarëve kishin emigruar për arsye politike apo ekonomike. Nuk ishte aspak e lehtë, paragjykimet dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte në majat më të larta. Këta studentë duhej ta sprovonin veten jo vetëm nëpër auditore, por në çdo aspekt të jetës.

Krahas shumë kërkesave të lidhura me proceset e pranimit nëpër universitete, sikundër elementi financiar, (nuk ishte aspak e lehtë asokohe për familjet shqiptare), grupi i studentëve shqiptarë nuk lejoheshin të regjistroheshin nëpër konvikte, sikurse bënin studentët e tjerë. Ka patur mjaft raste kur nuk gjenin as një shtëpi me qera, pasi qeradhënësit i mbyllnin menjëherë dyert pasi dëgjonin fjalën “shqiptar”.

Por pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, Hilda Mehmeti jo vetëm që vazhdoi studimet, por u diplomua nga Universiteti i Bolonjës me medalje ari. Kërkimi i saj studimor është konsideruar novativ dhe i referohen edhe sot në Universitetin e Bolonjës. Hilda ka punuar për shumë vite si mjeke në spitalin e Modenës, deri në momentin kur hapi klinikën e saj në vitin 2018.

Duke iu rikthyer atyre viteve, Hilda thotë se ishin studentët ata të cilët nisën të ndryshonin opinionin rreth shqiptarëve në Itali. Ishin pikërisht ata që treguan krenari dhe forcë. “Edhe sot, –thotë ajo,-nëse aplikoj për një pozicion, pavarësisht eksperiencës sime mjekësore, kur them se jam shqiptare, dëgjoj fjalë respekti dhe admirimi.“Ju djema dhe vajza, keni një forcë që nuk është e lehtë për t’u gjendur. Kështu më është thënë më shumë se njëherë”, thotë Hilda.

“E dashuroj profesionin tim,-vijon ajo,-dashuroj gjithashtu mundësinë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që të bëhen më mirë. Nuk ka ndjenjë më të jashtëzakonshme për ne mjekët, se sa të shohim pacientët tanë të shërohen. Në këto ditë, ka kaq shumë momente të vështira për ne doktorët, por në të njëjtën kohë përjetojmë momente të mrekullueshme kur trupi dhe shpirti i njeriut njeh shërim. Ne premtuam gjatë diplomimit se do të kujdeseshim për pacientët tanë, dhe këtë po bëjmë. Ka shpresë se shkenca do të vijë me pyetje e zgjidhje, por ju lutem, na ndihmoni, vetëm kështu mund t’ju vijmë në ndihmë. Ndiqni këshillat e dhëna duke respektuar distancimin social dhe duke treguar kujdes. Ne, këtu në Itali, po shohim shpresë”.  / Albanian American Cultural Alliance at DePaul