Gazetar

E mërkurë, 29 Mars, 2023
E mërkurë, 29 Mars, 2023

AUTHOR NAME

Gazetar

6663 POSTIME
0 KOMENTET

Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Amerikë

Pas botimeve të fundit në Kili dhe në Serbi, poetja shqiptare Irma Kurti boton në Amerikë librin me poezi “One day you will tell me”...

 Festa e 7-8 Marsit në Filadelfia

Shoqata atdhetare- kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia uron dhe feston Festën  e Mësuesit dhe të Gruas.  Një fakt i padiskutueshëm është organizimi i aktiviteteve të shumta, dinjitoze të  cilat janë të lidhura me ditë e shënuara ose jo. Por organizimi i festave të 7-8  Marsit mbart një përgjegjësi dhe angazhim të lartë se lidhet me krijesat me te  bukura dhe fisnike: mësuesit dhe gruas. Atmosfera e festave është ndierë që në  muajin shkurt me përgatitjet për të mësuar vjershat dhe këngët e bukura nga  nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia. Gjithashtu ndihej edhe në  shqetësimin dhe “frikën” e prindërve për performacën e fëmijëve të tyre.  Nënat, mësueset, ish- mësuesit, gjyshërit, motrat, vëllezërit të nxënësve të kësaj  shkolle do të ishin pjesëmarrësit më aktive dhe më të emocionuarit e festës  organizuar në datën 12 Mars. Miqtë e shoqatës nga afër, por edhe nga shumë larg  do të sillnin energji dhe entuziazëm në këtë mbrëmje kaq të paharruar.  Skena dukej e zbukuruar shumë bukur, por u ndricua më shumë, kur në të u ngjitën  nxënësit e shkollës shqipe. Nuk ishte një hyrje tradicionale sepse sipari i aktivitetit  do të nisej me zërin e ëmbël të nxënëses së klasës së parë, Arita Rukiqi,  këngëtares së vogël dhe talentuar, e shoqëruar nga gjithë kompleksi i nxënësve të  shkollës. Zëri i Aritës gjëmonte në skenë “Ska në botë më të mirë/sesa ti o nëna  ime/ sa e dashur, sa e dlirë/ sa punëtore dhe kaq trime” dhe lotët mbushnin sytë e të  gjithë pjesëmarrësve. Emocionet të sinqerta nga këta fëmijë të lindur dhe rritur në  USA, që këndonin bukur këtë baladë në gjuhën e nënave të tyre.  Emocionet nuk fashiten se dy prezantueset e ëmbla e këtij aktiviteti, Flavia  Semanjaku dhe Oria Bushi nëpërmjet urimeve të ndërthurura bukur dedikuar  nënave dhe mesueseve do të përcillnin emocione të papërshkruar. Dy nxënëse që u  bënë moderatore të këtij aktiviteti në gjuhën e mësuar prej tyre në shkollën shqipe  dhe në familjet e tyre. Të sigurta dhe të qeta ato drejtuan gjithë aktivitetin me  brishtësi dhe bukuri. Përshëndetjen në emër të Kryesisë së shoqatës” Bijtë e  shqipes” do ta drejtonte zonja Rajmonda Bardhi, drejtorja dhe mësuesja e  shkollës “Gjuha Jonë” Këngët dhe vallet, pogonishtja dhe tupanet do të ndiznin atmosferën e festës. Të gjitha së bashku, në këngë e valle.   Kjo festë nuk kishte pushim. Sapo pushonte kënga dhe vallja, nisnin fëmijët dhe  nxënësit tanë. Do të ishin të gjithë bashkë duke përfshirë edhe nxënësit e mësimit  online. Vargje të bukura, dedikuar dy qënieve më të mira të planetit, të recituara me  plot emocion, nga nxënësit do të ndryshonin atmosferën, do të jepnin më shumë  gjallëri. Kevin Duka, Dion Bami, Sophia Thoma, Alen Janji, Erik Cepele,  Amelia Prifti, dhe dy vogëlushet 5 vjecare: Dea Ismailati dhe Sara Cela do  përcillnin dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për nënat dhe mësueset që këtu  Philadelphia, përvec misionit e tyre, kanë edhe një mission tjetër: mësimin e gjuhës  shqipe dhe përcjelljen e vetëdijës e të qenit shqiptar te fëmijët e lindur dhe rritur  shumë larg gjeografikisht nga Shqipëri, Kosova dhe trojet shqipfolëse.  Të rritur dhe fëmijë do të këndonin dhe kërcenin në ritmin këngëve dhe valleve  tona.  Zoti Bujar Gjoka, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe dy nënkryetarët:   Zoti Dritan Matraku dhe Znj Rudina Bani do të shpërndanin buqeta me lule të  dhuruara nga znj. Erblina Koka për mësueset aktuale dhe ish- mësues të shkollës  shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia të pranishme në këtë fëstë zonjat Rajmonda  Bardhi, Irini Zenelaj, Aferdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rudina Bani, Irma  Alickaj, Shpresa Rama e Lindita Hysko si dhe këngëtaren Kristina Marku.  Njëkohësisht u vlerësuan disa ish-mësues dhe aktivistë të shoqatës, të respektuar  në komunitetin shqiptar të Filadelfias. Me certifikatën e “Mirënjohjes” u vlerësuan  personat me karierë të gjatë në mësimdhënie (në Shqipëri e këtu në shkollat  publike të qytetit Filadelfia z.Ardian Cani, znj. Mercedes Meta dhe z. Skënder  Libohova. Me cmimin “Nderi i Komunitetit” u vlerësuan një nga anëtaret  themeluese të shoqatës znj. Ylka Fili si dhe gazetarja znj Eva Dori. Por njw  mesazh mirënjohje u dha edhe për ata që e duan dhe e ndihmojnë shoqatën pa  kushte, edhe pse nuk janë fizikisht këtu. Vlërësimi “Mike e Shoqatës” ju dha  zonjës Entela Lika drejtore e shkollës “1 Maji” në Tiranë që kishte ardhur enkas  për të festuar këto dy festa me ne. Mikja e mirë e shoqatës sonë do të jepte një urim  të vecantë dhe dedikim pesë mësueseve të shkollës shqipe dhe premtoi  binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën “1 Maji”. Si mësuese dhe pasi vizitoi  mjediset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe u njoh me sfidat që ne përballemi, ajo  premtoi sigurimin e tekteve per të gjithë nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”    Filadelfia.  Ndërkohë mesazhe urimi për këtë fëstë dhe mbështetje modeste Financiare për  rikonstruksionin e godinës së re të shoqatës ishte dërguar nga Kryetari Këshillit të  Qarkut Kukës dhe njëkohësisht Anëtar Nderi i Shoqatës sonë z. Abdulla Domi,  Dhurata financiare për shkollën shqipe dhanë dhe anëtarë të komunitetit tonë znj.  Vala Xhuxha, znj. Majlinda Papaj dhe cifti Sava Sasangelis e Mimoza Jahaj  Sasangelis.     Fëmijët e lindur këtu mund të kenë një prindërit të një kombësie tjetër. Janë me  fat se do të mbartin vlerat e kulturave të ndryshme.  Arlind dhe Aiden Zebib,  nxënës të klasës së parë dhe të dytë, dy vëllezër shqiptaro-amerikanë të vërtetë do  të kushtonin vargjet mësuesve në gjuhën e nënës së tyre, shqip.  Vetëdija shqiptare  përcillet në subkoishencë, në shpirt, dhe në art. Violonistja dhe nxënësja  shembulore e klasës së katërt, Isabela Plaku pa ndihmën e askujt kishte përgatitur  melodinë e Këngës së mësuesit. E vështirë të mbahet qetësia në aktivitete kaq të  mëdha, por pushteti i kësaj muzike, dhe talenti i Isabeles vendosi një qetësi  absolute.    Një festë e bukur, e mbushur me emocione dhe me dedikime të vecanta. Poetja  Malinda Paja do t’u dhuronte vëllimet me poezitë e saj, grave intelektualeve.  Kryetari i shoqayës falenderoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj  feste duke filluar me mësueset znj. Afërdita Muzhaqi e znj. Rudina Bani për  përgatitjen e nxënësvë; nxënësit dhe prindërit e tyre; z. Bujar Cela, z. Blerim Cela,  zonjushat Klodiana e Selma Cela, z.Dritan Matraku e z. Gjokë Pëllumbaj që bënë  përgatitjen e aredimin e sallës; stafin e Restorantit “La Fontana Della Citta” për  ushqimin; orkestrën;  si dhe znj. Eva Dori për fotot e video dhe publikimin e tyre.   Krenare për përformancën e nxënësve të shkollës shqipe, për organizatorët e  festës, shoqatën Atdhetare-Kulturore” Bijtë e Shqipes” Filadelfia, mirënjohëse për  mësueset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe falenderuese për të gjithë nënat dhe gratë e  komunitetit shqiptar në Filadelfia.    NgaRudina Bani Nënkryetare e shoqatësdhemësuese e klasëssëpestëtëshkollësshqipe“Gjuha Jonë”Filadelfia

Propozimet e Komunitetit Shqiptar në Greqi për Kodin e Emigracionit

Prezent në konsultimin publik të projektligjit të ri të ministrisë së Emigracionit, me reforma aktuale e të domosdoshme Nga Irfan Abazaj* Ministria e Emigracionit dhe Azilit...

Ekspozohen në Boston 37 libra të vjetër të viteve 1510-1800 mbi Skenderbeun

Dy udhë të bëjnë të fisëm, gjaku ose puna. Rasti i Patricia Nugee i përket së dytës. Atë e ka fisnikëruar puna ndër dekada...

Eduard Gashi zgjidhet zv.kryetar i Partisë Popullore Demokristiane Bavareze

Shqiptari nga Kosova, Eduard Gashi ëshë zgjedhur zv. kryetar i Partisë Popullore Demokristiane Bavareze në nivel lokal. Lajmin e ka bërë të ditur vetë...

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë...

Si rriten fëmijët mes dy ose më shumë gjuhëve?

Enrique dy vjeç e gjysmë është ulur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, hunda e tij e vogël del mbi një libër me figura...

Edit Shkreli, gjyqtarja e parë shqiptare kandidate në Gjykatën në Nju-Jork

Edit Shkreli është një vajzë akademike shqiptare me shumë bagazh profesional, u tha në brëmjen festive të oraganizatëse së Gruas Shqiptare në Amerikë -...

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Lumi i Vjosës, i konsideruar si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall sot nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë...

Itali/ 15 vjeçari shqiptar humb jetën nën shinat e trenit

Një aksident i rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin e Lombardisë. Dy të rinj 15-vjeçarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit...

Të fundit

Greqi/ Ilir Tsouko prezanton ekspozitën “Life in Limbo” dedikuar emigracionit

Në datat 1 deri më 29 prill 2023, në Galerinë “Space52” në Athinë, artisti vizual shqiptar Ilir Tsouko prezanton ekspozitën e tij të titulluar...

Itali/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 10 mars në Milano

Konsullata shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën 10 mars 2023...

Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në përpjekje...

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë”, monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!

Në Aachen të Gjermanisë, në prani të shumë bashkëkombësve, u bë promovimi i librit të  Mustafë Krasniqit me titull “Atdhetari i shtigjeve të lirisë”...

SHBA/ Mjeku nga Tepelena që shkëlqen në “Johns Hopkins”

Ardit Fenaj është mjeku shqiptar nga Tepelena që është pjesë e një ndër institucioneve më të rëndësishme biomjekësore në SHBA, “John Hopkins”. Në një...