Komuniteti shqiptar në Antwerpen do të mblidhet më 28 nëntor për të festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, në mbrëmjen festive “Festat e Nëntorit”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare “ILIRIADA”.
Mbrëmja do të zhvillohet në orën 19:30, në Lakborslei 121, 2100 Deurne, Antwerpen.
Sipas organizatorëve, programi do të përfshijë muzikë live, valle, program artistik dhe DJ, ndërsa hyrja për të pranishmit do të jetë falas.
Kryetari i Shoqatës ILIRIADA, Ismet Ademi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Antwerpenit dhe zonave përreth që t’i bashkohen festës.
“Ju presim të gjithëve me zemër të hapur, me krenari dhe mikpritje shqiptare! Mos mungoni! Të festojmë së bashku nën flamurin kuqezi!”, shprehet Ademi.
Mbrëmja festive synon të mbledhë komunitetin shqiptar në Antwerpen rreth një prej datave më të rëndësishme të kalendarit kombëtar, duke e shënuar 28 Nëntorin përmes muzikës, traditës dhe aktiviteteve artistike.
Detajet e aktivitetit:
- Data: 28 nëntor 2026
- Ora: 19:30
- Vendi: Lakborslei 121, 2100 Deurne, Antwerpen, Belgjikë
- Programi: Program artistik, muzikë live, valle dhe DJ
- Hyrja: Falas
- Kontakt: [email protected] | +32 494 71 57 51 / +32 496 21 05 48
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.