Një program për të rinjtë ndikoi në zgjedhjen e saj për t’iu bashkuar policisë. Sot, 22 vite pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, Erida Caudill është promovuar në gradën Sergeant në Zyrën e Sherifit të Qarkut Collier, në Florida.
Kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara, 22 vite më parë, ishte vetëm 15 vjeçe. Pa familjarë të afërt dhe miq në vendin e ri, ajo nisi një rrugëtim që do të formësonte të ardhmen e saj profesionale dhe personale. Një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim pati mbështetja që mori nga oficerët e programit për marrëdhëniet me të rinjtë. Përkushtimi, udhëzimi dhe besimi që ata i dhanë ndikuan në vendimin e saj për të ndjekur karrierën në fushën e zbatimit të ligjit dhe për t’i shërbyer komunitetit.
Sot, Erida është vetë pjesë e këtij misioni. Vajza e sapoardhur nga Shqipë që dikur përfitoi nga mbështetja dhe orientimi i të tjerëve, tashmë ka mundësinë t’ua përcjellë këto vlera brezave të rinj.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga American Albanian Law Enforcement Association (AALEA), e cila e ka uruar Erida Caudill për këtë arritje, duke e cilësuar promovimin e saj si një burim frymëzimi për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe familjen e profesionistëve shqiptarë në fushën e zbatimit të ligjit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.