Nga Gramshi në Bruksel, me gjuhën shqipe në zemër

E martë, 24 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

“Dikur u mësoja nxënësve ku ndodhej Shqipëria në hartë. Sot përpiqem që Shqipëria të zërë vend në mendjen dhe në zemrën e tyre.” Kështu e përshkruan Anxhela Kotorri misionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe në shkollën “Vatra” në Bruksel. Në këtë intervistë, ajo rrëfen rrugëtimin nga Gramshi drejt diasporës dhe përkushtimin për t’u përcjellë fëmijëve shqiptarë gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit të origjinës.

Anxhela, ku nisi rrugëtimi juaj si mësuese?

Nisi në Gramsh, në qytetin ku linda dhe ku mbarova shkollën fillore dhe të mesmen. Studimet i kreva në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në degën e Gjeografisë. Në vitin 2014 përfundova studimet për mësuesi në arsimin e mesëm të lartë. Hapat e parë në mësimdhënie i hodha në vendlindje. Aty edhe u formova si mësuese.

Si e rigjetët veten në klasë pas largimit nga Shqipëria?

Jeta më çoi larg vendlindjes, por dashuria për mësimdhënien më shoqëroi edhe në emigrim. Në Bruksel u ktheva në klasë, këtë herë si mësuese e gjuhës shqipe në shkollën “Vatra”. Atëherë kuptova sa e çmuar ishte pasuria që kisha marrë me vete nga vendlindja: gjuha jonë e bukur shqipe.

Çfarë do të thotë për ju t’u mësoni shqip fëmijëve të diasporës?

Fëmijët në Belgjikë rriten mes shumë gjuhëve dhe kulturave. Për mua është një gëzim dhe një përgjegjësi t’i ndihmoj që shqipja të ketë vend në jetën e tyre. Përmes saj, ata njohin traditat, historinë dhe bukuritë e trojeve shqiptare. Dikur u mësoja nxënësve ku ndodhej Shqipëria në hartë. Sot përpiqem që Shqipëria të zërë vend në mendjen dhe në zemrën e tyre, që ta njohin prejardhjen e vet dhe të flasin për të me krenari.

Cilat janë çastet që ju gëzojnë më shumë në klasë?

Gjatë mësimit përdor veprimtari që i nxisin fëmijët të marrin pjesë dhe i afrojnë me historinë e kulturën tonë. Kur i dëgjoj të shqiptojnë tingujt e shqipes, kur i shoh të shkruajnë fjalitë e para ose të bisedojnë me njëri-tjetrin në shqip, zemra më bëhet mal. Pikërisht në ato çaste e shoh se çfarë po arrijmë së bashku.

Si i festoni ngjarjet e rëndësishme në shkollën “Vatra”?

Festojmë Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Kosovës dhe mbylljen e vitit shkollor, kur nxënësit marrin dëftesat. Fëmijët përgatiten të recitojnë, të këndojnë e të kërcejnë valle nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kur dalin para familjeve, shoh gëzimin e krenarinë në sytë e tyre, të prindërve dhe të gjyshërve.

Çfarë vendi zë “Vatra” në komunitetin shqiptar të Brukselit?

Prej më shumë se dy dekadash, “Vatra” u përcjell brezave gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Çdo të shtunë, shkolla sjell në Bruksel një copëz Shqipërie e Kosove. Dua të falënderoj përzemërsisht themeluesit e saj, z. Ibrahim Dizdari dhe z. Amet Gjana, i cili është edhe kryetar i shoqatës, drejtoreshën e shkollës, znj. Vaile Shkodra, si dhe të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite. Shpresoj të vazhdoj të jap edhe unë kontributin tim për fëmijët e diasporës në Belgjikë.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit prindërve shqiptarë në diasporë, në prag të Festës së Flamurit?

Kudo që jetoni, flisni shqip me fëmijët tuaj. Tregojuni histori nga vendlindja, këndoni me ta dhe dëgjojini me durim kur ju përgjigjen në shqip. Duke e folur çdo ditë në familje, ua përcjellim gjuhën fëmijëve tanë, që një ditë edhe ata t’ua mësojnë fëmijëve të tyre.

Gëzuar Festën e Flamurit! Qofshim gjithmonë të bashkuar, kudo që jemi, dhe krenarë që jemi shqiptarë!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.