“Bijat e Gjeneralit” debuton në gjermanisht në Panairin e Librit në Leipzig

E hënë, 29 Prill, 2024

Ditën e nesërme çelet një nga aktivitete më të rëndësishme të librit në Europë, Panairi i Librit në Leipzig. Një aktivitet i cili do të zgjasë deri në dielën më 24 Mars ndërsa ceremonia e hapjes dhe disa prej aktiviteteve më të rëndësishme do të transmetohet edhe on line këtu.

Në këtë edicion do të bëhet edhe promovimi në gjuhën gjermane i romanit “Bijat e Gjeneralit’, i shkrimtares Mimoza Hysa. Romani i përkthyer në gjermanisht nga Loreta Schillock me titullin “Die Töchter des Generals” është publikuar nga shtëpia botuese  Anthea Verlang.

Ky përkthim në gjermanisht (pas përkthimeve dhe botimeve në italisht, greqisht, gjermanisht dhe rumanisht) është realizuar me mbështetjen e rrjetit të përkthimit TRADUKI, i cili ka ftuar autoren të ndajë përvojën me lexuesit gjerman gjatë këtij panairi.

Shkrimtarja Mimoza Hysa do të jetë në një bashkëbisedim me Shqipe Sylejmanin ditën e shtunë 23 mars, ora 14:30, TRADUKI kafana (holl 4, stoli D403).

Lexo edhe: La Repubblica për rrëfimin e arrirë dhe të sinqertë të Mimoza Hysës

Mbi librin

“Bijat e gjeneralit”, historia e Marinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi. Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi.  Një romanin psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit te tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuar, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.

Lexo edhe: Romani “Bijat e Gjeneralit” i autores Mimoza Hysa edhe në rumanisht

Mbi autoren

Mimoza Hysa është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese.

Si shkrimtare ka botuar katër libra, “Koha e erës” (2005), “Histori pa emra” (2007),  “Vend/imi” (2008) dhe “Bijat e gjeneralit” (2019). Roman i cili u nominua për çmimet “Kadare” dhe “Kult” dhe është përkthyer në italisht, greqisht, gjermanisht dhe rumanisht.

Si përkthyese letrare, ajo ka përkthyer në shqip mbi 30 vepra letrare, duke përfshirë libra të Antonio Tabucchi, Giacomo Leopardi, Margaret Mazzatini dhe Claudio Magris.

Si studiuese botoi studimin e parë monografik për krijimin e Isuf Luzajt. Mimoza Hysa ka marrë disa çmime të rëndësishme për punën e saj, midis tyre edhe Çmimin e madh të Përkthimit për vitin 2014 nga Ministria e Kulturës së Italisë..

Prej katër vitesh ajo drejton Qendrën e Botimeve për Diasporën.

Lexo edhe: Sara Treviglio: “Bijat e gjeneralit” Mimoza Hysa dhe regjimi si dyzim vrastar