Sara Treviglio: “Bijat e gjeneralit” Mimoza Hysa dhe regjimi si dyzim vrastar

E diel, 28 Prill, 2024

Një veçori thelbësore i dallon romanet që ia kanë dalë t’i rrëfejnë siç duhet regjimet: ajo e fshehjes pas magjepsjes. Një gjetje kjo për të mos ta rrëfyer drejtpërdrejt dhunën, por që përdor simbolin, qoftë ai mitik ose jo, për ta bërë këtë gjë. Romanet e ndërlikuara, siç është dhe ai i Mimoza Hysës, rrezikojnë të keqkuptohen nëse lexuesi nuk është mësuar ta zbërthejë dhe ta interpretojë simbolin. Megjithatë, inteligjenca e Hysës qëndron në ofrimin e lëndës te lexuesi me anë të një arketipi të mirëpërcaktuar, i cili, sado i ndërlikuar dhe shumëplanësh, i çon lexuesit drejt një interpretimi pak a shumë unik, në arketipin e dyzimit. Dyzimi është një arketip i rrënjosur fort në historinë psikike të njeriut. Vampiri, për shembull, përfaqëson ndoshta dyzimin par excellence, të kodifikuar në folklor dhe të përhapur gjerësisht në të gjitha kulturat. Për të kuptuar konceptin e dyzimit që është në qendër të romanit “Bijat e gjeneralit”, duhet të ndalemi pak në vlerën psikologjike që dyzimi ka pasur dhe ka ende në kohët e sotme për njeriun.

Duke u kthyer te figura e vampirit, fetishizimi i tij në kohët e sotme dhe paaftësia për të kapur thelbin e tij arketipal, ka krijuar një prirje letrare dhe kinematografike disi të turbullt që shkon përtej kuptimit fillestar. Vampiri paraqitet si banor i një hapësire tjetër, asaj të pavetëdijes, e cila i kundërvihet një rendi të caktuar shoqëror. Dyzimi mund të jetë kolektiv që përfaqëson pavetëdijen e një grupi të tërë shoqëror, ose mund t’i vishet një personi të vetëm. Karakteristikat që përcaktojnë arketipin e dyzimit ose të hijes janë të ndryshme. Jo domosdoshmërisht paraqitet në formë fizike – pra mund të mos ketë trup – dhe pikërisht për këtë arsye i duhet që të gllabërojë energjitë e të tjerëve për të mbijetuar. Parazitizmi i tij i infekton të gjallët, të cilët, të paralizuar prej magjepsjes, i jepen me dëshirë.

Kështu, zhdyzimi përbën përpjekjen e së ndërgjegjshmes për të sinjalizuar një kontradiktë të brendshme në psikikë, të shkaktuar zakonisht nga paaftësia për t’ia përputhur ndjesitë dhe dëshirat busullës morale të kontekstit shoqëror në të cilin individi jeton. Pavetëdija merr formë dhe fillon të flasë duke përdorur një gojë djallëzore, e cila përpiqet të imitojë zërin tonë. Nuk është rastësi që shfaqja e dyzimit, apo doppelgänger-it, lidhet gjithnjë me vdekjen e origjinalit. Edhe pse kjo vdekje jo domosdoshmërisht është një vdekje fizike. Nëse arrihet të përpunohet siç duhet, zhdyzimi mund t’i japë mundësi individit që vuan ta zgjidhë çarjen e tij të brendshme.

Përveç vampirit kemi dhe një dyzim tjetër edhe më të frikshëm dhe ndoshta më pak të njohur, të ashtuquajturin changeling, të zëvendësuesit, të atij që të merr vendin. Nga të gjitha dyzimet, ky i fundit është shembulli më rrëqethës, pasi nuk është një dyzim i dukshëm, nuk i shkon pas origjinalit, por e zëvendëson atë. Kush i qëndron afër zëvendësuesit, turbullohet, por nuk mund ta identifikojë saktësisht, se ku ndryshon ai prej origjinalit. Kjo tipologji dyzimi mund të hedhë dyshime edhe mbi vetë origjinalin, i cili fillon ta besojë edhe vetë zëvendësimin. Kjo ndjesi troditëse, e rikrijuar me aq mjeshtëri prej zhanrit të filmit horror – mjafton të kujtojmë vepra si “The Thing” të John Carpenter-it, në të cilin vetë protagonistët janë të shtyrë të besojnë se janë vetë ata përbindësh – është rrëfyer më rrallë në letërsi. Hysa ka arritur ta krijojë këtë ndjenjë të humbjes së vetvetes, në lartësinë e shkrimtarëve, si: Géza Csáth te “Black Silence” apo E.T.A Hoffmann te “The Sandman”.

Figura e zëvendësuesit është po aq e rrënjosur në kulturën tonë sa ajo e vampirit, edhe pse në një mënyrë më pak të vetëdijshme. Arsyet që fshihen pas nevojës për të patur figurën e zëvendësuesit mund të jenë të ndryshme. Po t’i referohemi folklorit, veçanërisht atij irlandez, ka shumë shembuj kur një njeri rrëmbehet dhe zëvendësohet me një qenie të mbinatyrshme. Ky shkëmbim vjen si rrjedhojë e gjendjes depresive të personit të shkëmbyer, i cili kalon një periudhë kohe në një gjendje përhumbjeje dhe apatie, gjë që e bën gati të panjohur në sytë e të afërmve. Një arsye tjetër, është dhe ishullimi që i bëhet prej komunitetit një individi që nuk u përshtatet plotësisht normave shoqërore; duke shkuar dhe më larg akoma e duke mos e përcaktuar as si qenie njerëzore personin e zëvendësuar, por si djall që duhet të izolohet, apo dhe më keq, të vritet.

Në historinë së Hysës, dyzimi nuk mund të përmblidhet në një kategori të vetme, por ushqehet nga tipologji të ndryshme të dyzimit. Fillimisht romani na paraqitet si historia e dy binjakëve dhe, në pamje të parë, e tillë është. Por ajo që trondit ndjesitë e lexuesit dhe që e shtyn poshtë në një zbritje labirintike në terr ​​është gjuha që përdorin dy binjaket, Martina dhe Marsina. Historia është një përplasje lakuriqe e mendimeve të dy grave, që bashkëbisedojnë duke u përkëmbyer dhe duke formuar një shirit-zinxhir kujtimesh. Lexuesi mbërthehet pas kësaj gjuhe të brishtë fjalësh, ku percepton se në çdo ndryshim zëri mes Martinës dhe Marsinës, hallka që lidh këtë zinxhir dridhet, duke krijuar përshtypjen se mund të këputet në çdo moment. Lexuesit nuk i jepet asnjë pikëmbështetje tjetër, ai mund të kapet vetëm pas këtij zinxhiri, duke shpresuar që të mos këputet gjatë zbritjes në humnerë. Rrëfimi nuk ka hapësirë ​fizike dhe kohore, por zhvillohet i tëri në rrafshin mendor. Nuk ka vende të përcaktuara qartë dhe nuk i jepet fjala asnjë personazhi tjetër, përveçse përmes kujtimeve të dy grave, mendimet e të cilave duket se jehojnë brenda një hapësire të ngushtë, gati të pamjaftueshme për të dyja njëkohësisht. Dhe në të vërtetë ato të dyja, përkëmbehen për të marrë fjalën, njësoj sikur të ishin në garë për të njëjtën hapësirë ​​mendore, të cilën nuk mund ta ndajnë së bashku në të njëjtën kohë. Duken si të largëta nga njëra-tjetra, por në të vërtetë nuk është ashtu.

Lufta-vallëzim i Marsinës dhe Martinës merr pamjen e një kozmogonie hyjnore. Marsina del prej atij deti të ngrirë që nuk është gjë tjetër veçse barku i shqyer i Martinës, e cila pasi është kthyer nga një operacion që gati i ka marrë jetën, fillon ta perceptojë binjaken e saj si një trup të huaj. Çarja që shënjon dhe kufijtë mes binjakëve në ditëlindjen e tyre të pesëmbëdhjetë, është vijëzuar në mënyrë djallëzore, fatale. Kjo copë mishi që përbën Marsinën e turbullon Martinën, e cila do të donte ta mbyllte binjaken e vet në një hapësirë mishi më të kufizuar. Dëshira e Martinës për përkufizime të qarta dhe rregull prek majat e psikopatisë, duke marrë gati gjasat e një sjelljeje kanibaliste ndaj binjakes së vet, sjellje tipike e dyzimit demonian.  Ajo do të donte ta rifuste brenda vetes ose, të paktën, ta bënte t’i nënshtrohej konceptimit të saj për botën, të njëjtë me atë të babait të tyre, gjeneralit, prototipit të përsosur të njeriut komunist.

Martina, në njëfarë mase, na paraqitet në formën e saj përfundimtare, që, megjithatë, duket e papërsosur. Çarja që i ka shqyer barkun duke e kthyer në shterpë do të rezultojë më pas në diçka edhe më ogurzezë e më të thellë. Është çarja që vendos kufirin mes saj dhe Marsinës, po edhe mes vetes dhe trupit të saj. Për të përmbushur nevojën për rregull Martina përfundon duke hequr qafe trupin e vet dhe duke u kthyer në hije. Shterpësia i saj kthehet dhe në shterpësi emocionesh dhe ndjenjash, pasi nuk ka më një trup me të cilin të mund t’i shprehë ato. I vetmi emocion që i mbetet, është neveria ndaj mungesës së rregullit. Martina duket, në thelb, e keqja e dyzuar e amputuar prej binjakes së vet.

Ndërkohë Marsina, e cila ndryshe prej Martinës e ka një trup, copë mishi pa formë, të përpunueshëm, si të porsadalë nga barku i nënës, vendos ta shfaqë atë karshi botës. Ajo u sillet qark të tjerëve si rreze dielli që të mbështjell dhe të ngroh. Në kërkimin e vet për përkufizim dhe emancipim, Marsina arrin ta kuptojë përsosmërisht fuqinë e të pasurit një trup. Fuqia e trupit është teorizuar në të shkuarën dhe në një nga veprat teatrale më të rëndësishme të Pasolinit, “Calderon”. Pikërisht në këtë vepër poeti ilustron në mënyrë të përsosur se si makina e Pushtetit kërkon të asgjësojë mishin, pasi ajo përcjell lirinë, e cila nuk është gjë tjetër, veçse aftësia për të dashuruar. Në fakt, kur protagonistja futet në burg, ajo nuk kërkon t’i falet liria, por kërkon t’i kthehet trupi i saj. Në historisë njerëzore kanë qenë të ndryshme mënyrat e Pushtetit për asgjësimit e trupave, e një nga mënyrat e fundit ka qenë pikërisht ajo që u përdor në kampet naziste, e cila përbën dhe mjetin përfundimtar që përdor Pushteti në veprën “Calderon” për të asgjësuar personazhin kryesor. Për këtë arsye, përdorimi që Marsina i bën trupit të saj e neverit Martinën, sepse është në kundërshtim me logjikën e regjimit. Kësisoj Martina përvijëzohet gjithnjë e më tepër si vampir i dyfishtë i Marsinës. Ajo nuk ka trup dhe kërkon të përdorë atë të së motrës për t’ia dorëzuar regjimit komunist. Martina arrin ta pranojë vetë një gjë të tillë:

“Trupi im atëherë ishte mish i kalbur, mbante shpesh erë ilaçesh dhe kisha ndjesinë se do të ishte më mirë të më braktiste. Mishi kishte filluar të mbante erë ngordhjeje, ose mua më bëhej gjithnjë se kisha përsipër një lëkurë kafshe të vrarë, që dekompozohej dalëngadalë përbrenda. Ti ishte gonxhe shpërthyese dhe unë kisha nevojë të të ngjitesha për trup, si dikur kur ishim fëmijë dhe flinim në të njëjtin shtrat.”

Pikërisht në këtë moment shfaqet një tjetër personazh, Zani, i rrëfyer po njëlloj përmes kujtimeve të binjakëve. Zani nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i regjimit. Ai vjen po prej të njëjtit fshat të babanë të vajzave dhe po si ai kërkon të bëjë karrierë ushtarake. Ky detaj nuk është aspak i parëndësishëm në vepër: vlen për të thënë se gjenerali nënkuptohet të ketë kryer të njëjtat mizori si i riu Zani për të arritur statusin e tij si i paprekshëm në Shqipërisë komuniste. Por futja në lojë e Zanit do të thyejë rendin e krijuar të gjeneralit, duke e bërë të vetëdijshëm se as njeriu më i nënshtruar ndaj regjimit nuk mund të jetë i sigurt. Një imazh pothuajse biblik njofton dëbimin nga Kopshti i Edenit, të cilin gjenerali beson se e ka krijuar për veten dhe familjen e tij. Në një çast qetësie të rreme, kur gjenerali ndalon për të pirë një kafe në kopshtin e babait të Zanit, kur ky i fundit është ende fëmijë, gjenerali këput dy mollë nga pema për t’ua dhënë të bijave. Pikërisht nga ai çast Zani, i cili po e kundron skenën nga larg, do të marrë rolin e gjarprit për t’u futur jo vetëm nën lëkurën e gjeneralit, pra të regjimit, por edhe në barkun e Marsinës. Mollët që këputen në kopshtin e Zanit nënshkruajnë një pakt të heshtur mes tij dhe Pushtetit, i cili prish ekuilibrin e botës së gjeneralit, fillimisht duke ia marrë me dhunë Marsinës njeriun që dashuron, Jetonin, e më vonë duke e përdhunuar dhe atë vetë. Regjimi arrin të përvetësojë në këtë mënyrë jo vetëm trupin e Marsinës, por edhe aktin që e kishte bërë atë të ndihej e lirë, aktin seksual, tashmë të zbrazur krejt prej çdo forme dashurie.

Trupi i Marsinës, i mbarsur prej gjarprit që mishëron Zani, kthehet kështu për pak në atë të Martinës, në një trup mekanik, gjithë vaj dhe ingranazhe, që nuk është i aftë për të riprodhuar, por vetëm për të fabrikuar njerëz të përshtatshëm për regjimin.

Hap pas hapi, hallkë pas hallke, lexuesi zbret në zonën më të errët të kujtimeve të binjakëve dhe aty gjendet dhe fjala e fundit që mbyll këtë shirit-zinxhir dhe njëkohësisht e këput atë, fjala e Marsinës. Kujtimet shkërmoqen përtokë dhe bashkë me to bie dhe maska ​​e Martinës, e cila zbulohet për atë që është, maska e vetë regjimit. Martina në të vërtetë nuk ekziston, ose më saktë, krijesa e ngritur prej varrit nuk është ajo, është një dyzim djallëzor, dyzimi i Pushtetit që u përpoq dhe ia doli të asgjësonte Marsinën. Dialogu që bën Marsina gjatë gjithë kohës me binjaken e vet nuk është gjë tjetër, veçse gjendja e saj e ethshme, ku vajza përpiqet dëshpërimisht të mos gllabërohet prej Pushtetit. Paaftësia e Marsinës për t’u rreshtuar si të tjerët krijon brenda saj një formë çarjeje që merr rolin e binjakes. Përballja me alter egon e saj vampir, atë të ndërfutur prej regjimit, është një përpjekje fundore për t’u shëruar, duke dashur që kjo alter ego të kthehet në vendin që i takon. E dhunuar, por e vendosur për të mos iu dorëzuar përfundimisht regjimit, Marsina ia dorëzon djalin e vet Martinës, domethënë alter ego-s së vet të errët dhe largohet përfundimisht nga Shqipëria. Pushteti nuk e pengon dot më. Marsina e ka bërë jetën e saj si e vampirizuar prej hijes së regjimit dhe, në përpjekje për t’u shëruar, ulet në tavolinë me këtë anë të errët të vetes, në përpjekje për ta unifikuar veten mendërisht, gjë që i është mohuar prej vitesh.

Hapësira që ndajnë Marsina dhe Martina është ajo e mitrës së të pandërgjegjshmes, ku të dyja binjakët luftojnë të gllabërojnë njëra-tjetrën për të dalë në jetë. Edhe pse Marsina e ka një trup, ajo ende nuk është e formuar plotësisht dhe ekzistenca e saj kërcënohet vazhdimisht nga alter ego-ja e regjimit që përpiqet t’i zërë vendin, njësoj si changeling-u, zëvendësuesi, në versionin djallëzor. Lufta e Marsinës duket si një përpjekje për të qëndruar syhapur dhe e vetëdijshme, me qëllim që ashtu me sytë të çapëlyer në terr të nuhasë edhe lëvizjen më të vogël, me tmerrin se, po të mbyllë sytë, alter ego-ja do t’ia zaptojë trupin. Në fund Marsina do të detyrohet ta shuajë ndërgjegjen e vet dhe t’i hapë rrugën Martinës, me qëllim që të parandalojë asgjësimin tërësor prej regjimit. Po, megjithatë, Marsina, nuk ia hap rrugën tërësisht anës tjetër së saj të errët. Rifiton plotësinë mendore duke kundërshtuar regjimin që do të donte në të vërtetë trupin e Marsinës të kombinuar me mendjen e ftohtë dhe sterile të Martinës.

Dyzimi i Marsinës lexohet gjithashtu dhe si dyzim kolektiv, dyzim i të gjithë njerëzve që jetojnë nën një regjim dhe që janë të detyruar të bëjnë jetë të dyfishtë për të mbijetuar, duke përfunduar në një gjendje të vazhdueshme skizofrenie. Ata që heqin dorë nga trupi kanë nevojë për trupin e këtyre skizofrenëve, të gjallëve, për të përtërirë jetën e regjimit, ndërsa ata që zgjedhin jetën dhe dashurinë përfundojnë të kanibalizuar prej të vdekurve. Historia që na rrëfen Hysa, duket si pa rrugëdalje. Personalisht, do të thosha se gjëja më e bukur në historinë që Mimoza rrëfen, është ajo që më të bën të kuptosh se Pushteti nuk mbijeton i pavarur, është një dyzim, një vampir që futet në trupin e të gjallëve për të mbijetuar. Rrjedhimisht, nëse Pushteti është i ndërvarur, atij mund t’i bëhet ballë, ose të paktën mund të provohet t’i bëhet ballë. Marsina, edhe pse del e mundur nga kjo përballje, nuk del plotësisht e humbur. Ajo nuk heq dorë nga jeta dhe gjen forcën për të kërkuar një alternativë mes rrënojave që e rrethojnë. Historia e saj është historia e asgjësimit të një trupi, që përpiqet ta ruajë të paprekur mendjen, edhe pse mishi i vet është kthyer në inkubatorin e një bishe.

Jo vetëm kaq, por Hysa ka ditur të shfrytëzojë si askush tjetër forcën simbolike të dyzimit të së keqes-vampir, forcë që qëndron pikërisht në fshehjen e tij brenda njeriut. Gjë që do të thotë se vampiri nuk ka nevojë të jetë vampir në kuptimin e ngushtë të fjalës për të ushtruar pushtetin e tij. Sharmi i dyzimit të krijuar nga Mimoza Hysa qëndron pikërisht në të qenit i fshehur, i maskuar, në pamjen e një binjakeje si Martina. Dhe ajo që qëndron e fshehur, është më e rrezikshme se përbindëshi që qëndron para nesh, duke e shfaqur veten zbuluar për atë që është. Lëviz në një rrafsh që nuk është fizik, por psikik, duke e bërë kështu të vështirë përballjen dhe kundërvënien me të. Hysa na e jep një zgjidhje edhe për këtë gjë: na duhet të flasim me këtë alter ego, ta ndalojmë të na përndjekë dhe ta kthejmë në vendin që i përket, në botën e të vdekurve.

Shkrimi në gjuhën italiane është botuar në gazetën online “Estranei”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.