Në 92-vjetorin e lindjes së poetit të mirënjohur, Dritëro Agolli, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell një përmbledhje poezish unike. Për herë të parë shkrimtari i njohur shqiptar “do të flasë në pesë gjuhë njëkohësisht”.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka përmbledhur në një vëllim poezi të zgjedhura të Agollit të cilat do të përcillen te lexuesi në pesë botime dy gjuhëshe: shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-frëngjisht, shqip-greqisht dhe shqip-gjermanisht.
Ky botim vjen në vijim të programit të QBD-së për botimet dygjuhëshe.
Lexo edhe: QBD, botime dygjuhëshe me “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit
Lexo edhe: QBD/ “Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-greqisht
Lexo edhe: “Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-frëngjisht nga QBD
Ditën e sotme QBD ka prezantuar poezitë e përzgjedhura në gjuhën shqipe që do të përkthehen në pesë gjuhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantoj edhe botimet dy gjuhëshe.
Poezitë e përzgjedhura mund ti lexoni këtu:
dhe këtu:
Përkthyesit e përzgjedhur për ta sjellë për lexuesin përkatësisht sipas gjuhëve, janë: Evelyne Noygues dhe Alexandre Zotos (shqip – frëngjisht), Eleana Zhako (shqip – greqisht), Loreta Schillock (shqip – gjermanisht), Griselda Doka (shqip – italisht) dhe Manjola Nasi (shqip – anglisht).
Ky botim shërben edhe si material plotësues në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, për njohjen e shkrimtarit të shquar, si dhe për nxitjen e dygjuhësisë dhe përqasjes së gjuhës amtare me gjuhën e vendit pritës.
Lexo edhe: QBD boton 18 tituj të rinj të serisë klasikët dygjuhësh