QBD/ “Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-greqisht

E premte, 26 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporë sjell falas online përkthimin e rrëfimeve më të dashura nga letërsia shqipe për fëmijë, me autor Mitrush Kutelin.

Përrallat e “Tregimeve të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-greqisht, përkthyer nga Eleana Zhako dhe redaktuar nga Edlira Jorgaqi në gjuhën greke. Së shpejti dhe në shtyp.

“Tregime të moçme shqiptare” është pjesë e projektit të botimeve dygjuhëshe, ndërmarrë nga QBD-ja. Dhjetë tregime të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin, të përkthyera në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Këto tregime dhe përralla do të shërbejnë për zgjerimin e njohurive, marrjen e informacionit dhe kultivimin e dijeve të nxënësve në Diasporë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën amtare. Ky botim shërben edhe si tekst ndihmës për shkollat në Diasporë, me qëllim thellimin e njohurive të tyre mbi gjuhën shqipe.

Vepra e njeh brezin e ri të Diasporës me një autor të rëndësishëm të letërsisë shqipe, si dhe me një gjuhë të pasur, duke kultivuar ndjenjën e krenarisë për identitetin kombëtar shqiptar në Diasporë, duke i njohur ata me pasurinë e tregimeve të moçme shqiptare, si dhe me madhështinë e trashëgimisë sonë popullore. Botimi përfshin ilustrimet e Gazmend Lekës.

Në këtë projekt janë angazhuar përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe: Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane, Ron Berisha në gjuhën angleze dhe Eleana Zhako në gjuhën greke.

Eleana Zhako, përkthyesja në greqisht e tregimeve të Kutelit rrëfen se me krijimtarinë e shkrimtarit është njohur që në fëmijërinë e hershme përmes këtij libri. “Thelbi i krijimtarisë gojore shqiptare është i lidhur ngushtësisht në botëkuptimin tim me Kutelin, me mbledhjen, përzgjedhjen, përshtatjen dhe ridimensionimin e rrëfenjave shqiptare prej tij për gjithë kategorinë e lexuesve shqiptarë”, thotë ajo.

Ajo beson se përmes këtij projekti, fëmijët shqiptarë në Greqi do kenë mundësi të njihen më tepër me përrallat shqiptare, me përrallën e mirëfilltë shqiptare, e cila është krejt e ndryshme nga kategoria e librave për fëmijë, me të cilat ndeshen fëmijët e sotëm. Gjithashtu ky projekt është shumë i vlefshëm edhe për rrëfyesit e përrallave, një lloj arti dhe profesioni, që është shumë i përhapur në Greqi. Jo vetëm fëmijët shqiptarë në Greqi, por edhe rrëfimtarët grekë do kenë mundësi të njihen me përrallat shqiptare.

“Është hera e parë për mua që përkthej tregime – përralla, dhe përveç kënaqësisë që të sjell përkthimi i një zhanri kaq të dashur për fëmijët e të rriturit, sfidat më të mëdha ndeshen në gjetjen e fjalëve të ngjashme në gjuhën greke; në përshtatjen e emrave të figurave mitologjike dhe rëndesës që kanë në psikosintezën shqiptare. Por, për shkak të pikëtakimeve të shumta të përrallave ballkanike, vështirësitë e sipërpërmendura janë të kapërcyeshme dhe bukuria e këtyre përrallave arrin të përçohet edhe në gjuhën greke, në rastin përkatës. Përballja me tjetrin, të panjohurin, thërret në ndihmë origjinën, prejardhjen, kulturën e ngjizur në mendje dhe zemër, për të gjetur pika të përbashkëta, për të puqur urat. Një komb këtë lidhje e siguron përmes përkthimit, paraqitjes së kulturës së shtresëzuar, atë të lashtë apo atë bashkëkohore. Gjuha e komunikimit e të gjitha kohërave, e shkëmbimit të informacionit, dijes dhe vlerave ka kaluar gjithnjë përmes përkthimit. Tjetri është bërë ti, dhe ti je bërë tjetri, duke pasuruar veten përmes të ndryshmes, që gjuha e bën tënden, të panjohurës që gjuha e bën të njohur, të paditurës që gjuha e bën të ditur”, shprehet z. Eleana Zhako, përkthyesja në greqisht e tregimeve të Kutelit.

Eleana Zhako është diplomuar për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion” të Athinës. Është autore e një sërë artikujsh kulturorë, tregimesh të shkurtra dhe esesh. Ka përkthyer nga greqishtja në shqip dhe nga shqipja në greqisht mjaft vepra të autorëve të rëndësishëm e të vlerësuar nga kritika letrare dhe është e angazhuar me projekte kulturore në Shqipëri dhe Greqi dhe aktualisht jeton në Bruksel.

Për ta shkarkuar ose shfletuar librin, kliko këtu:

https://drive.google.com/file/d/1Yx-p0BatWsdfqh7Ejf0y1CEjuLMRBHu5/view?usp=sharing

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 