QBD, botime dygjuhëshe me “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Libri shumë i dashur për shqiptarët “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli, vjen më afër fëmijëve shqiptarë në Diasporë, në saje të projektit dygjuhësh të Qendrës së Botimeve për Diasporën “Botimi dygjuhësh i dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin”.

Qendra e Botimeve për Diasporën e ka përzgjedhur për ta ofruar si literaturë shtesë për shkollat në Diasporë, jo vetëm për vlerat didaktike, por mbi të gjitha për veçanësinë e tij, duke qenë se i njeh shqiptarët jashtë vendit (dhe jo vetëm) me trashëgiminë tonë të pasur folklorike.

Vepra “Tregime të moçme shqiptare” e Mitrush Kutelit, e vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë nga Biblioteka Kombëtare, është e pasuruar me ilustrimet e veçanta të piktorit të njohur Gazmend Leka.

Përzgjedhja e tregimeve nga vëllimi, si dhe gjuhët në të cilat do të përkthehet përmbledhja e tyre (anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht), u miratua me Vendimin nr. 5, datë 11.06.2020 nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën. Po diskutohet edhe mundësia e përkthimit në gjuhë të tjera për të ardhmen.

Synimi i këtij botimi është njohja e brezit të ri të Diasporës me një nga autorët më të rëndësishëm dhe rrëfimtarët më tërheqës të letërsisë shqipe.
Tregimet e përzgjedhura janë: Rozafati, E bija e Hënës dhe e Diellit, Besa e Kostandinit, Gjergj Elez Alia, Ymer Agë Ulqini, Muji dhe zanat, Omeri i Ri, Dasma e Hysen Kraposhnikut, Halili pas vdekjes, Skënderbeu dhe Ballabani.

Sjellja e këtyre rrëfenjave në dy gjuhë do të pasurojë fjalorin e nxënësve të shkollave shqipe në Diasporë. Për përkthimin e tyre Qendra e Botimeve për Diasporën ka përzgjedhur përkthyes të njohur dhe me përvojë, si: Andrea Grill, Évelyne Noygues, Eugenio Scalambrino etj.

Ky botim pritet të publikohet brenda vitit 2021, në pesë gjuhë, përkatësisht: shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip gjermanisht, shqip-anglisht dhe shqip-frëngjisht.