Qendrës së Botimeve për Diasporën ka nxjerrë nga botimi 18 tituj të rinj të serisë klasikët dygjuhësh. Një seri e cila akltualisht ofrohet e plotë edhe online, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Botimet dygjuhëshe janë tekste të cilat u vijnë në ndihmë të fëmijëve të Diasporës. Tituj e përrallave si “Sirena e vogël”, “Udhëtimet e Guliverit”, “Piter Pani”, “Libri i xhunglës”, etj janë të përzgjedhur me kujdes, dhe të plotësuar me ilustrime të bukura e tërheqëse, me një shqipërim mjeshtëror dhe të përshtatur për fëmijët e grupmoshës 5-8 vjeç.
Librat përveçse për fëmijët, këshillohen të përdoren edhe nga mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë, si një alternativë shtesë për ta bërë orën e mësimit më të pasur dhe më argëtuese, duke ndikuar në pasurimin e fjalorit dhe të shprehive në gjuhën shqipe te fëmijët dhe duke nxitur interesin e dashurinë për gjuhën shqipe.
Shfleto online http://qbd.gov.al/libra-per-femije/
Titujt e sapodalë:
“Piter Pan/Bukuroshja e fjetur” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht)
“Rosaku i shëmtuar / Kësulëkuqja” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht)
“E bukura dhe Bisha / Ujku dhe 7 kecat” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht)
“Sirena e vogël / Udhëtimet e Guliverit” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht)
“Libri i xhunglës / Tre derrkucët” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht)
“Ushtari prej plumbi / Borëbardha” (shqip-italisht; shqip-greqisht; shqip-anglisht).
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.