Samiti i Grave të Biznesit / Ne jemi shtylla kurrizore e shoqërisë

E premte, 26 Prill, 2024

Samiti i Grave të Biznesit u mbajt sot në Tiranë, një aktivitet i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës.

“Sfidat e gruas sipërmarrëse të Diasporës në situatë pandemie”, ishte tema mbi të cilën referuan panelistet në pjesën e dytë të takimit.

Linda Dervishaj, përfaqësuese e AGA Academy tha se: “Për periudhën e pandemisë askush nuk ishte i përgatitur. Edhe ne vetë si drejtues nuk ishim të përgatitur për një situatë të tejzgjatur. Unë personalisht u angazhova që stafi të ishte i qetë dhe të kishte siguri financiare dhe për vendin e punës. I bëj thirrje të gjithë bizneseve që të mos presin të na vijnë njerëz të kualifikuar, por ne të investojmë në mënyrë që të kemi njerëz të kualifikuar dhe profesionistë. Pandemia pati probleme të shumta, por për disa biznese rezultoi edhe e suksesshme, veçanërisht kompanitë online. Bizneset duhet të tregojnë kujdes dhe të marrin masa për tú përballur me situata të tilla. Nëse do të kishte një valë tjetër të pandemisë sigurisht që do e çonte në kolaps biznesin.”

Lexo edhe: Samiti i Gruas në Diasporë, Majko:Gratë në biznes, një potencial i pashfrytëzuar

Pavlina Katiaj ka studiuar Ekonomi dhe Biznes në Greqi dhe ka punuar në disa kompani të mëdha, sot ajo drejton dy bizneset e saj private, njëri prej të cilave vazhdon ende të vuaj pasojat  e pandemisë: “Unë kam studiuar për Ekonomi dhe Biznes, në 2011 jam bërë pjesë e një projekti që bashkëpunon me të gjitha bizneset e mëdha. Në bizneset ku unë punoja, të dy u prekën nga pandemia, dhe njëri prej tyre ende nuk ka rinisur punën. Çdo biznes është i veçantë dhe pandemia ndikon ndryshe në biznese të ndryshme, ndaj dhe unë vendosa të flas në përgjithësi në këtë samit. Një arsye pse pandemia ndikoi në bizneset e femrave është se pjesa më e madhe e bizneseve të femrave janë biznese të vogla dhe që janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me klientin dhe ky lloj biznesi ishte ai që u godit i pari. Në një valë të katërt nëse ndodh, çdo gjë do të varet nga sektori i bizneset, për shembull në biznesin tim online ndikimi është shumë i vogël. Shteti nuk ka siguruar mbështetje për një valë të katërt”, shprehet Pavlina Katiaj.

Dinora Loshi, Suedi “Jam pronare e disa shtepive dhe apartamenteve në Suedi, biznesi im është dhënia me qira e pronave që posedoj. Personalisht mua nuk më ka prekur periudha e pandemisë në biznes, por sigurisht ka ndikuar në jetën e gjithësecilit prej nesh. Nga studimet e bëra në botë nuk ka shumë dallim mes bizneseve të udhëhequra nga gratë dhe burrat, vetëm me një përqindje të ulët janë prekur më pak bizneset e drejtuara nga burrat.

E pranishme në samit ishte edhe Fitije Picari, drejtuese e Studio Picari në Itali, e cila solli eksperiencën e saj në shtetin fqinj. Në pamundësi për të kryer profesionin për të cilin kishte studiuar në Tiranë, Fitije Picari kreu një kurs specializimi në kontabilitet dhe pas shumë eksperiencave dhe kualifikimeve tashmë zotëron Studion e saj të administrimit të bashkëpronësive në Itali.: “Në vitin 2001 mu dha mundësia të bëj një kurs kontabiliteti, për tju rikthyer profesionit që lash në Shqipëri. Projekti i shoqatës ku unë bëj pjesë synon mirëmbajtjen e godinave të vjetra, një projekt i cili do të rriste vlerën e tyre në treg dhe gjithashtu do të krijonte shumë vende të reja pune, për këtë projekt kërkoj edhe ndihmën e deputetit Lavdrim Krashi”, u shpreh Fitije Picari.

Në një ndërhyrje më pas Lavdrim Krashi u shpreh se do të paraqesë këtë kërkesë menjëherë sapo tí jepet mundësia e parë në parlament.

Viola Kaloutsi në Kanada dhe drejton bizneset e saj atje: “Unë jam emigrantja e parë shqiptare e emigruar legalisht në vitin 1988. Menaxhoj tri lloj biznesesh, Një zyrë konsulence emigracioni, nje kompani transport dhe një agjensi udhëtimi. Pasoja që solli COVIDI kanë dhënë efekt sepse bizneset që menaxhoj lidhen drejtëpërdrejt me lëvizjen. Ne kemi vetëm pak ditë që kemi dalë nga mbyllja. Pandemia nga ana shpirtërore sigurisht që ka ndikuar, kemi humbur edhe njerëz të familjes. Pandemia ka qenë shkatërrues për të gjithë biznesit dhe krizat e shkaktuara kanë qenë të ndjeshme. Pati rënie në bizneset e vogla dhe të mesme, duke i çuar në kufijtë e mbijetesës. Dua ta mbyll me një mesazh, ne gratë jemi shtylla kurrizore e shoqërisë”, u shpreh Viola Kaloutsi.

Linda Shomo, themeluese krijuese e Easy Pay Albania foli rreth eksperiencës saj në llojin e biznesit që ajo drejton: “Është kënaqësi të jem në mesin e grave të sukseshme nga e gjithë bota. Unë vetë drejtoi Easy Pay prej më shumë se 10 vitesh. Në një kohë kur në Shqipëri pagesat online në Shqipëri nuk ishin aspak prezente. Në kohën e pandemisë për ne u duk sikur ishim biznesi i duhur në momentin e duhur. Pandemia na revolucionojë të gjithëve. Pritej që remitancat të kishin një rënie të madhe, por kjo gjë nuk ndodhi. Kjo tregon se familjet shqiptare, Diaspora shqiptare pavarësisht probleme që patën arritën të ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri po njësoi”, u shpreh Shomo.

Erjona Bajrakurtaj, drejtuese e kompanisë “FCCA Major’s Accounts &Co “Unë jam e kualifikuar si llogaritare në Britani, gjithashtu kam një master në Llogari dhe Financë dhe gjithashtu një master në juridik për Banka dhe Financë. Prej tri vitesh jam drejtuese e komapnisë FCCA Major’s Accounts &Co, kompani në të cilën punoj prej 13 vitesh. Kemi bashkëpunime me klientë nga e gjithë bota. Për kompaninë tonë pandemia nuk pati ndikim, sepse takimet tona me klientë nga e gjithë bota zhvillohen online dhe për ne takimet online ishte në favorin tonë, sepse e kishim eksperiencën edhe më parë. Në bisedat e para që kishim me klientët gjatë asaj periudhe pyetja e parë ishte rreth shëndetit personal dhe të familjes”.

Iris Gjinovci themeluese e platformës “School me”, foli rreth këtij projekti inovativ dhe kthimit në Shqipëri: “Unë kam ardhur në shqipëri para 7 vitesh dhe tashmë jetoi mes Shqipëri-Italisë dhe Zvicrën. U ktheva me një projekt që synonte digjitalizimin e mësimit. Një eksperiencë ndër të parat jo vetëm Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë. Në atë kohë më pyetën pse po ndërton këtë kurikull për Shqipërinë dhe Kosovën, por unë kisha bindjen se populli shqiptar e do arsimin mendova se vendi im duhet të ketë i pari këtë risi.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 