Samiti i Gruas në Diasporë, Majko:Gratë në biznes, një potencial i pashfrytëzuar

E premte, 29 Mars, 2024

Samiti i Grave të Biznesit po mbahet në Tiranë, një aktivitet i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Në fjalen e tij përshendetëse ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko foli mbi rolin e gruas në biznes, dhe kontributin e grave në Diasporë.

“Është shumë e thjeshtë të flasësh për politikë të re dhe marrëdhënie me diasporën dhe shumë e vështirë ta aplikosh atë në moment praktik, nganjëherë në këtë marrëdhënie të ndërlikuar arrin të kuptosh se puna në këtë drejtim i ngjan mbjelljes dhe rritjes së ullirit, duhet të punosh me ngulm e mendoj se për të pasur rezultate aktiviteti i samitit është një nga ngjarjet e veçanta që organizohen nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës. Për fat të mirë është një aktivitet që nuk bazohet tashmë vetëm në vullnetin e mirë të palëve po një aktivitet i përvitshëm dhe në çdo rast do të kemi mundësi të rishikojmë të gjitha ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e dykahshme, e biznesi pa diskutim merr një rëndësi të jashtëzakonshme, potencial të pazakonshme të pashfrytëzuara në bizneset shqiptare jashtë vendit. Me kënaqësi e çudi kur nisa punën si ministër i shtetit për Diasporën kam parë studimet e PNUD mbi efektet e diasporës në situatën e krizës ekonomike në Greqi dhe ajo që më bëri përshtypje është se krahasimisht me numrin e madh të njerëzve që u kthyen nga Greqia në Shqipëri, dhe të qëndronin e të merreshin me biznes, në masën 70% i takonin protagonizmit të grave. Mendoj se këto dhe shumë fakte të tjera që tregon se samiti i grave të biznesit nuk vjen në ndonjë lloj boshllëku. Jemi shumë vonë për të bërë gjënë e duhur, po më mire vonë se sa kurrë. Gratë jo vetëm në biznes po dhe fusha të tjera kanë treguar një vitalitet që është i prekshëm, revolucion i padukshëm që ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri”, tha Majko.

Takim bën bashkë, gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato të cilat në programet e tyre kanë zhvilluar objektiva, lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

Samiti synon prezantimin e sfidave gjatë periudhës së pandemisë, përvojave dhe modeleve të suksesshme të grave sipërmarrëse. Gjithashtu dhe mundësitë e investimeve të reja si dhe krijimin e rrjetëzimit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 