SHBA/ Elona Lopari shpjegon rëndësinë e zhvillimit personal

E martë, 7 Maj, 2024

E larguar nga Shqipëria në moshën 15 vjeçare, pa e ditur ende se çfarë do të bëhej kur të rritej, Elona Lopari sot është një sipërmarrëse e suksesshme në SHBA. Gjatë 5 viteve të fundit është përqendruar në fushën e zhvillimit personal, ku ofron konsulencë karriere, biznesi dhe jete.

Ajo gjithashtu është themeluese e platformës “Shkolla e Jetës”, ku ofrohen mundësi zhvillimi të talenteve dhe dhuntive të gjithsecilit përmes zhvillimit personal dhe profesional.

Si e nisi Elona Lopari karrierën e saj?

Asaj i duhej të largohej në moshën 15 vjeçare nga Shqipëria, për të hedhur kështu hapat e para drejt realizimit të ëndrrave të saj. U diplomua në bachelor për Menaxhim Biznesi dhe Financë në New York, ku jeton prej 22 vitesh.

Menjëherë pas mbarimit të kolegjit me një diplomë në “Biznes-Menaxhim-Financë”, Elona fillon punë në kompaninë “Drug and Beauty Retail” me emrin “Walgreens Boots Alliance” si një trajnuese menaxhimi. Ishin aftësitë e saj njohëse të biznesit, vendosmëria e fortë si dhe aftësitë për të udhëhequr, të cilat e promovuan atë në rolet e burimeve njerëzore dhe përfundimisht në role udhëheqëse brenda kompanisë.

Elona thotë se përvoja e saj 13 vjeçare në kompani ishte e mjaftueshme dhe e larmishme për t´u zhvilluar profesionalisht në punë, me njerëz të prejardhjeve dhe personaliteteve nga më të ndryshme.

E pyetur nëse ka patur ndonjë moment kritik gjatë asaj periudhe Elona përgjigjet: “Po ka patur. Fillova të ndihem jo e lumtur dhe e paplotësuar me aq vite eksperiencë, sikur diçka më mungonte. Kështu fillova të kërkoja përgjigje në fusha të tjera me qëllim që të rikrijoja vetveten në një fazë tjetër në jetën time dhe kështu hasa në një udhëtim të gjatë të zhvillimit tim personal në kërkim të zbulimit të një rruge dhe faze të re, e cila do të më ndihmonte të përdorja përvojën time profesionale dhe pasionin tim si trajnere si dhe ti gërshetoja këto në mënyrë harmonike së bashku dhe me fillimin e biznesit tim privat”, shprehet Lopari.

Strategjia e biznesit për karrierën dhe Lidershipi është pasioni i saj. Ajo tashmë është një pronare ambicioze biznesi, e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit profesionistë të gjejnë karrierën e duhur, të rriten si udhëheqës dhe të fillojnë biznesin që ato duan.

“E veçanta ime është stërvitja e mendjes dhe e vetëbesimit. Fuqizimi i mendjes dhe inteligjenca shpirtërore janë dy pika kyçe të trajnimit tim që na ndihmojnë të përdorim inteligjencën dhe fuqinë tonë të brendshme për të krijuar jetën e jashtme që ne dëshirojmë”, shprehet Elona.

Këtë ajo e ka kuptuar më së miri dhe nga klientët e saj  të cilët i thonë që është një goditje shtytëse për to, inkurajuese si dhe meteore suksesi që trajnon për rezultate. Qasja e saj e drejtpërdrejtë e kombinuar me aftësi komunikuese për të shpjeguar qartë koncepte të vështira, në inteligjencën emocionale dhe stërvitjen e mendjes e bëjnë atë unike dhe është arma më e fortë për të ndihmuar klientët e saj të krijojnë përmbushje personale dhe profesionalë, duke e bërë kështu një femër të suksesshme dhe të pjekur profesionalisht. /ProBizz/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 