Ardinez, u largua 11 vjeç nga Miloti, sot avokat i sukseshëm në SHBA

E martë, 7 Maj, 2024

Të jetosh larg Shqipërisë nuk është mungesë dashurie. Mungesë dashurie është të mos e njohësh, të mos dish historinë, gjuhën dhe atë se çfarë ndodh në vendin ku more jetën. Ka nga ata shqiptarë, që e dinë çfarë ndodh në vendin tonë, më mirë se sa e dimë ne që jetojmë këtu.

I tillë është edhe Ardinez Domgjoni, djali nga Miloti që jeton në SHBA. Ndihet krenar që ka origjinën nga vendi ku lindi Gjergj Fishta. Por, edhe i prekur për problemet që ka vendlindja e tij.

“Siç e ka thënë edhe Isa Boletini, “Un jam mir ku ashte mirë Shqipnia”. Derisa Shqipëria dhe trojet etnike përreth vazhdojnë të ballafaqohen me sfida dhe probleme, as unë nuk jam mirë, por unë do të jap kontributin tim për të mirën e vendlindjes sime, kudo që të jem.”, thotë Ardinezi.

Ishte 11 vjeç kur u largua së bashku me familjen, me lotari amerikane, për t’u vendosur në Queens, New York. Aty mbaroi edhe shkollën e mesme publike, e më pas shkoi në Manhattan për universitetin. Rrugëtimi i radhës ishte drejt New Jersey, ku ndoqi shkollën e avokatisë. Përpjekjet e tij u kurorëzuan më 13 nëntor, kur u betua si avokat i Gjykatës Federale të Newarkut “Martin Luther King Jr”.

Teksa premton shumë në ngjitjen e shkallëve drejt gjykatave amerikane, Ardinez tregon se nuk ishte e lehtë të ishe emigrant në një vend të huaj.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por jam i bindur se vështirësitë që kam përjetuar si emigrant, më kanë dhënë aftësitë e duhura për të çarë në punë dhe në jetë”.

E si mund të ndodhë ndryshe? Të mbash emrin e një beteje, do të thotë se di të luftosh. Do të thotë se nuk tërhiqesh, se e di çfarë do dhe je i vendosur për të arritur deri në fund. Ndonjëherë gjërat nuk janë thjesht rastësi.

“Emri im besoj se vjen nga Ardenes, një rajon pyllor mes Francës dhe Belgjikës. Aty është bërë beteja e madhe e Bulge-s, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ma ka vënë një kushëri nga Kosova, i cili kishte emigruar në Gjermani para se të lindja unë në 1991”.

Arditi, avokati që iku 11 vjeç nga Miloti në SHBA!

E keni pasur të vështirë të rriteshit dhe arsimoheshit në një vend të huaj?

Gjëja më e vështirë që kam kaluar në fillim ishte gjuha angleze. Kam kaluar orë të tëra në bibliotekën publike të qytetit, duke studiuar. Pastaj ishte ambientimi në një vend të huaj dhe të madh. New York-u ka një shumëllojshmëri kulturash, por pavarësisht kësaj, mbetet një ndër qytetet më të sigurt dhe më të mirë në botë për të jetuar.

Vështirësia më e madhe gjatë jetesës këtu, pa mëdyshje, ishte edhe provimi për licencën e avokatit. Tashmë, ajo më jep mundësinë t’u vij në ndihmë njerëzve.

Si lindi pasioni juaj për drejtësinë?

Që kur isha 11-12 vjeç, anëtarët e familjes, fqinjët, kushërinjtë dhe shokët më drejtoheshin për ndihmë, për përkthime, plotësimin e dokumenteve, komunikim me punonjësit e bashkisë dhe kërkesa të tilla. Kjo eksperiencë më bëri të kuptoj se e doja avokatinë dhe mund t’ia dilja me sukses. E mbi të gjithë është profesioni më i mirë për t’u shërbyer të tjerëve.

Jeni diplomuar në Universitetit Fordham dhe prej 13 nëntorit jeni avokat i Gjykatës Federale të Newarkut “Martin Luther King Jr.,” New Jersey. Na tregoni pak udhëtimin tuaj dhe me çfarë çështjesh po merreni?

Unë jam avokat në New Jersey dhe së shpejti do të pranohem në gjykatat e New York-ut, Connecticut, dhe Washington D.C. Rrugëtimi im ka filluar në universitet. Kam bërë internshipe në zyrat e Senatores Kirsten Gillibrant, Guvernatorit Andrew Cuomo dhe isha analist ligji në një firmë ligjore për çështjet e qeverisë, në Washington D.C.

Para se të filloja juridikun, kam punuar si asistent ligjor në një nga firmat më të njohura të avokatisë në New York, themeluar nga William Seward, Sekretar i Departamentit të Shtetit nën Presidentin Abraham Lincoln. Më pas, shërbeva si Asistent pedagog për “Torts”, duke u përqendruar në çështjet e plagosjes personale dhe programin e shkrimit ligjor. Gjithashtu, kam punuar si praktikant në departamentin e drejtësisë financiare të Prudential Financial dhe kam shërbyer si praktikant gjyqësor në Gjykatën Federale të New Jersey-it. Së fundi, kam shërbyer në Zyrën e Guvernatorit në Institutin Eagleton të Politikës së Universitetit Rutgers.

Aktualisht, jam avokat i asociuar në një firmë ligjore, ku punojnë 180 avokatë nga katër shtete në Distriktin e Kolumbias. Praktika ime përqendrohet në çështjet gjyqësore komerciale, duke përfshirë edhe mosmarrëveshjet për letrat me vlerë.

Në ditën e betimit si avokat, ju shoqëroheshit nga familja juaj. Si ndihen ata për arritjet tuaja?

Familja më ka përkrahur fuqishëm në rrugëtimin tim. Mbështetja e tyre morale është e patjetërsueshme. Unë jam i pari në familje që diplomohem në universitet. Pra, arritjet e mia nuk janë vetëm personale, por kanë një vlerë më të madhe. Nuk është vetëm merita ime, është puna e një familjeje.

Ju vini nga një familje patriotike. A ndiheni krenar për të parët tuaj dhe a frymëzoheni nga historia e tyre?

Gjyshi nga ana e babait dhe të parët e tij janë nga Gjakova. Domgjonët e Gjakovës kanë qenë aktiv në kryengritjet dhe kuvendet kundër Perandorisë Osmane dhe kanë marrë pjesë në lëvizjet kundër serbëve. Gjyshi u shpërngul në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore dhe u vendos në Milot, pasi ishte qendër tregtie në atë kohë. Gjatë luftës në Kosovë në 1999, familja duke pasur lidhje të hershme me Kosovën, ka strehuar me dhjetëra shqiptarë të Kosovës, në shtëpinë e tyre në Milot.

Ndërsa familja e nënës është nga Bushati i Shkodrës. Xhaxhai i saj ishte Matish Lisna, një ndër viktimat e parë të luftës kundër klerikëve. Dr. Pjetër Pepa, ish-ambasador i Shqipërisë në Vatikan, ka shkruar një libër me titull “Dosja e Diktaturës”, pjesë e të cilit është edhe kapitulli “Vdiq apo e helmatisën oratorin e saposhuguruar, Dom Matish Lisna”. Prejardhja familjare, e kaluara e vuajtur e saj dhe përpjekja për liri dhe drejtësi, kanë qenë dhe janë frymëzimi im në punë dhe në jetë.

Ju keni marrë pjesë në shumë fushata dhe aktivitete të organizuara nga shqiptarët. Çfarë roli keni pasur aty?

Që prej shkollës së mesme, marr pjesë në aktivitetet dhe evenimentet e komunitetit shqiptar në New York. Gjatë universitetit, kam themeluar Shoqatën e Studentëve Ballkanas, dhe kam qenë anëtar i Bordit të APEN, organizata e profesionistëve dhe biznesmenëve shqiptar në New York. Aty më është dhënë mundësia të organizoj dhe moderoj evenimente me zyrtarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, kam mbështetur fushatat e shqiptarëve për zyra publike në New York, sikur ato të Ken Biberaj dhe Mark Gjonaj. Jam i bindur se shumë shpejt do vijë dita kur Komuniteti Shqiptar në Amerikë dhe në New York në veçanti, do të bëjë arritjet që i kanë bërë komunitetet e tjera këtu, si: irlandezet, italianët, hebrenjtë, etj.

Çfarë të pëlqen dhe çfarë mendon se duhet të ndryshojë në Shqipëri?

Më pëlqen vendosmëria e shqiptarëve dhe kjo më jep shpresë, se Shqipëria mund të ndryshojë. Ndryshimi kryesor është forcimi i shtetit ligjor. Besoj se Diaspora Shqiptare në Perëndim ka një rol të rëndësishëm për konsolidimin e drejtësisë dhe ndryshimin e shoqërisë shqiptare.

Keni ndonjë këshillë për të rinjtë shqiptarë, për ata që janë këtu dhe ata që duan të largohen?

Qëndroni! Në këtë rast, vargjet e Luigj Gurakuqit janë këshilla më e mirë për ta:

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,

E zemrën ta forcon;

Nder kundërshtime s’vyen kurr me u ligshture,

M’jer ai qi nuk qindron. /Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 