Për të ndihmuar sadopak njerëzit në nevojë, Këshilli Shqiptaro-Amerikan, prej më shumë se një viti po kontribuon me nisma humanitare për qindra familje.
Këshilli Shqiptaro-Amerikan, me seli në New York, vijon me nismën humanitare të shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë.
Lexo edhe: Këshilli shqiptaro-amerikan dorëzon ndihma në disa bashki të Shqipërisë
Kësaj radhe pakot e ndihmave janë shpërndarë në bashkinë e Shkodrës.
Muaj më parë përfaqësues të Këshillit Shqiptaro-Amerikan u shprehën se brenda mundësive do të vazhdojnë t’ju përgjigjen kërkesave për ndihmë për kategori familjesh në nevojë dhe tashmë që kanë kaluar disa muaj misioni i tyre humanitar vazhdon ende.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.