Komuniteti shqiptar i Selanikut ishte i ftuar në fronëzimin e Ipeshkvit të Selanikut, Georgios Altuvas.
Ceremonia u zhvillua të dielën në Kishën Katolike të Selanikut ku komuniteti shqiptar u përfaqësua nga kryetari Luan Zyka, nënkryetari Foti Kllogjeri dhe anëtarja e kryesisë, Flora Pjetri Coku.
Vetë Ipeshkvi i Korfuzit, Zaqinthos dhe Qefalonias falënderoi komunitetin shqiptar të Selanikut për praninë e tyre.
Pas ceremonisë përfaqësia zhvilloi bisedime me nuncin Apostolik në Greqi at Savio Hon, me ipeshkvin e Selanikut Georgios Altuvas, me Igumenin e Kishës, At Agapit Abieagena, me misionarë të Bamirësisë të krijuar nga Nëna Terezë etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.