Hapet Dosja/ Si planifikohej nga Sigurimi i Shtetit shkatërrimi i “Vatrës”

E diel, 28 Prill, 2024

Si konsiderohej nga regjimi shoqata shqiptare më e vjetër në SHBA? Çfarë rreziku i vinte Shqipërisë nga aktiviteti i saj? Sa i rëndësishëm ishte ndikimi i saj ne kolonitë shqiptare përtej Atlantiku dhe si mendohej që të shkatërrohej ajo dhe organi i saj mediatik “Dielli”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mund të gjendën në dosjen e deklasifikuar së fundmi të ish-Sigurimit të Shtetit për organizatën “Vatra”, publikuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në këtë material rreth 800 faqe jepen informacione interesante jo vetëm për aktivitetin e “Vatrës” dhe të “Diellit” por edhe për situatën ekonomike e sociale të komunitet shqiptar në SHBA.

Sipas raportit që i përket vitit 1970 “Emigracioni ekonomik shqiptar ka filluar që nga viti 1900 për shkaqe që dihen, dhe ka vazhduar duke u shtuar deri në vitin 1940. Afro 20 % e tyre kanë marrë edhe familjet me vete. Kolonia shqiptare përbëhet prej afro 40 mijë frymë dhe është e përqendruar në qytete Boston, New York, Filadelfia, Ustri, Detroit, Chikago, Karolina, Vashington, San Francisco. Qendra e gjithë kolonisë është në Boston pasi aty janë kryesitë e shoqërive dhe kryesitë fetare. Sot afro 80% e tyre punojnë në restorante, hotele, 5% në fabrika dhe 10% kanë pronë të tyre private, si magazinë, shtëpi etj. Si përbërje krahinore 60%  e tyre janë nga qarku i Korçës dhe 30% nga Gjirokastra, duke shtuar se 15% prej tyre janë minoritarë dhe 10% nga krahina të tjera. Nga zhvillimi arsimor dhe politik kolonia përfaqëson një masë të madhe analfabetësh ose që dinë pak shkrim, të pazhvilluar nga ana politike dhe e janë shumë fetarë. Rinia e dalë nga familjet shqiptare në Amerikë është edukuar në shkollat amerikane, pasi nevoja e një shkolle shqiptare në koloni është ndjerë shumë”, shkruan “DiasporaShqiptare”.

Më tej raporti zbulon shoqëritë sipas të cilave ishin organizuar shqiptarët në SHBA, duke theksuar se anëtarët e “Vatrës” ishin shqiptarë dukshëm në gjendje të mirë ekonomike, të cilët i etiketojnë si agjentë të amerikanëve.

“Emigrantët ekonomik janë ndarë në dy shoqëri. “Vatra” me gazetën e saj “Dielli” me kryetar Fan Nolin dhe Editor Qerim Panaritin dhe “Shqipëria e Lirë” me gazetën e saj “Lirija” me kryetar Dr. Xhon Nase nga Berati dhe Editor Dhimitër Trebicka nga Korça.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk marrin pjesë në këto shoqëri si anëtare të rregullt vetëm sa marrin gazetat e tyre.

Shoqëria “Vatra” në pjesën më të madhe përbëhet nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike, kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë e janë njerëz që janë agjentë të amerikanëve

Ka në Amerikë edhe organizata të tjera lokale me karakter filantropik por aktiviteti i tyre nuk është i madh. Ka në Amerikë Kisha me kryetar Fan Nolin të cilat kanë autoritet të madh në Koloni. Është sekti muhamedan me kryetar Agjentin e Zogut dhe të Amerikanëve Imam Vehbi Ismaili dhe sekti bektashian  me kryetar Dervish Rexhepin agjent i Amerikanëve….”

Përveç përshkrimeve në raport jepen edhe disa propozime për të dëmtuar dhe zbehur ndikimin e “Vatrës”.

Si: Të bëhen përpjekje për largimin e (emer i fshirë, ) nga gazeta “Dielli” dhe kryesia e “Vatrës”.

Të demaskohet gazeta “Dielli” konkretisht me artikuj të mirë në shtyp me materialet që kemi.

Të organizohet nga ana jonë dërgimi i letrave nga familjet tek ata shqiptarë që kanë influencë në koloni dhe sidomos “Vatra”. Me anë të shtypit të bëhet demaskimi i elementit reaksionar dhe atyre që nuk mbajnë qëndrim të mirë në koloni.

Emisionet që jep Radio Tirana për Shqiptarët e Amerikës të shikohen në mënyrë që të shfrytëzohen dhe për problemet që kemi neve.

***

Organizata “Vatra” u zyrtarizua më 13 qershor 1912 në Boston të Amerikës. Për pak vite arriti të kishte të paktën 65 degë në të gjithë vendin. Organizata ishte e para që loboi për çështjen shqiptare pranë presidentit amerikan të kohës, Wilson.

Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiuesit e median.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 