Dua Lipa: Tepër krenare që jam artistja më e dëgjuar e 2020-ës në Britani

E premte, 3 Maj, 2024

Këngët e Dua Lipës u dëgjuan më shumë se të kujtdo tjetër në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, pasi albumi “Future Nostalgia”, fitues i shumë çmimeve qëndroi në toplista gjatë izolimit. 25 vjeçarja shqiptare, që u bë e famshme me hitin “New Rules” ka shijuar një vit të shkëlqyer duke lënë pas Ed Sheeran, i cili ka mbajtur titullin e artistit më të dëgjuar që nga viti 2017.

Lista është përpiluar nga “Phonographic Performance Limited” (PPL), e cila monitoron shfaqjet muzikore. “Faleminderit shumë për të gjithë ata që dëgjuan muzikën time gjatë vitit 2020. Jam tepër krenare që isha artistja më e dëgjuar në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Doja kaq shumë që “Future Nostalgia” të sillte lumturi gjatë një kohe kaq të vështirë.“, tha Dua Lipa.

Sheeran mbetet i pranishëm në listë, duke qëndruar në vendin e dytë, ndjekur më pas nga Ariana Grande, Sam Smith, Calvin Harris, Little Mix, Coldplay, Justin Bieber, Maroon 5 dhe The Weeknd. Përsa i përket këngëve më të dëgjuara, Dua mban vendin e dytë me “Don’t Start Now”. Sakaq, këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se po punon për të sjellë albumin e ri, që do të jetë shumë ndryshe nga “Future Nostalgia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 