Pandemia/ Vendet e rajonit i kërkojnë BE-së certifikatë të gjelbër vaksinimi

E premte, 26 Prill, 2024

Në Tiranë është mbajtur samiti i Ballkanit Perëndimor në përfundim të të cilit do të firmosen një sërë marrëveshjes të rëndësishme.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit shqiptar Edi Rama me Komisionerin europian të Zgjerimit, Oliver Varhelyi u vu theksi tek kërkesa e vendeve të rajonit për të pasur një certifikatë të gjelbër të vaksinimit si qytetarët e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama përmendi marrëveshjen me Hungarinë që hyri sot në fuqi (10 qershor).

“Ne siç e dini brenda rajonit por përpara dy ditësh dhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në postpandemi pa detyrime ekstra për shkak se nuk jemi anëtarë të BE ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur komisioneriet dhe përmes tij KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në të gjithë hapësirën e BE dhe ne të lëvizim lirisht”, tha Rama.

Në përgjigje të kësaj kërkese, eurokomisioneri Varhelyi vlerësoi progresin e arritur në vendet e rajonit përsa i përket pandemisë, por tha se ky është një vendim në kompetencë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

“Komisioni u ka bërë shteteve anëtare një rekomandim, pasi është kompetencë e shteteve anëtare për të vendosur për udhëtimet jothelbësore siç e quajmë ne nga frontet e treta, pra për turizmin. Deri tani janë shtetet anëtare ato që duhet të shohin se në ckushte janë gati për të hequr ato kufizime të cilat tashmë ekzistojnë. Sigurisht që faktori kyç këtu është ai epidemiologjik në rajon apo vende të ndryshme. Shohim që situata në Ballkanin Perëndimor ka ecur dhe është përmirësuar, shohim që ka dhe marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të COVID-19. Me këtë lloj certifikate të BE dhe në të gjithë BE-në ky proces do të përshpejtohey ndërkohë që ne në BE arrijmë një nivel të lartë vaksinimi dhe reziqet janë më të ulëta për personat që vijnë nga vendet tuaja. Ne do të shohim atëherë dhe një lehtësim në udhëtim”, tha z. Varhelyi.

Sakaq, kryeministri Edi Rama foli dhe për minishengenin të cilin e cilësoi një projekt strategjik.

“Më vjen mirë që “maskat e Brukselit Varhelyi i hoqi në Tiranë dhe patjetër sepse gjërat tanimë janë konkrete, planet e punëve janë konkrete dhe ky është një nga ato momente ku duhet ta pranoj se BE KE të vetën deri këtu e kanë bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën. Nuk diskutohet që qeveria e RSH dhe unë personalisht kemi qenë që në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i shengenit rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale por në fund fare dhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që tanimë sinergjia e këtij vizioni me BE është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në kushtet ku po e zotërojmë procesin dhe shpresoj që vetë procesi i Berlinit të kalojë plotësisht në duart e KE, në udhëheqjen e presidencës së Komisionit. Ne kemi dëshirën dhe ambicien që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe të bëhet një format nën kujdesin e komisionit me praninë e vendeve të BP dhe vendeve të BE. Një ambicie e jona dhe një dëshirë që fatmirësisht me komisionerin e ndajmë plotësisht. Ndërkohë kemi vendosur paralelisht me çka lidhet me programin me ato drejtime që fola të plant dhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi me vetë mënyrën e funksionimit në ato drejtime ku dot ë bëjmë progres të hapësirës së BE. Do të thotë nëse ne këtu me hapat e ndërmjetësimit të katër lirive të BE, këto hapa të na njihen dhe në hapësirën e BE në aspektin e tregtisë, qeverisjes, mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 