Dua Lipa ka prezantuar videoklipin e këngës së saj “Love Again”. Teksti i referohet një lidhjeje të gjatë dashurie që duhej të përfundonte pasi vajza nuk ndihej më e vlerësuar dhe që më në fund gjen dashurinë e saj të re.
“Love again” është pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia”. Kënga u publikua fillimisht vetëm në versionin zanor, në Prill të vitit të kaluar dhe korri suksese, duke u ngjitur menjëherë në majat e klasifikimit.
Po ashtu, të tjera këngë të këtij albumi, si Levitating e Don’t Start Now.
Sakaq, ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare ka nisur punën për një tjetër album, për të cilin ajo ka premtuar surpriza pasi pritet të jetë i një tjetër niveli.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.