Shkolla “EPAL Tavroniti” në Hania, ku mësojnë dy klasa të gjuhës shqipe në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës organizuan festën për fëmijët.
Programi ishte i larmishëm ku spikatën vallet tradicionale shqiptare nga ansambli i fëmijëve të shoqatës “Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Kissamu Hania”. Gjithashtu nuk munguan vallet tradicionale të Kretës, si dhe gatime të ndryshme tradicionale shqiptare dhe vendase të Kretës.
“Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryesia e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Hania si dhe kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve Kretë. Falenderojmë drejtorinë e shkollës, që na mundësoi dhe bashkëpunoi në organizimin e kësaj feste. Organizime të tilla forcojnë bashkëjetesën në komunitet. Urojmë që vitin e ardhshëm mos të ketë më kufizime për shkak të COVID dhe të ketë pjesëmarrës nga e gjithë Kreta”, shprehen organizatorët e festës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.