Japoni/ Dea Luma, suksesi i shqiptares hulumtuese në Universitetin e Tokios

E shtunë, 18 Maj, 2024

E reja shqiptare Dea Luma, jeton dhe ushtron aktivitetin e saj prej vitit 2016 në Tokio, Japoni. Luma është diplomuar për “Neuro Arkitekturë” në Universitetin e Tokios, ku dhe punon si Asistent Profesor.

Në një intervistë, profesionistja shqiptare tregon rreth integrimit, ndryshimeve kulturore në vendin aziatik dhe karrierës profesionale. “Unë kam filluar si hulumtuese në universitetin e Tokios, për të vazhduar më pas si kandidate për studime të doktoratës në fushën e Arkitekturës”, – shprehet Luma.

Në cilin vit keni mërguar?

Në Japoni jam shpërngulur në vitin 2016. Pra, në prill të këtij viti janë mbushur 5 vite të plota banimi dhe veprimi këtu.

Çfarë ju kujtohet më së shumti nga fillesat e jetës në botën perëndimore?

Sigurisht që pas shpërnguljes në Japoni kam përjetuar një dozë të tronditjes kulturore, një ndjenjë çorientimi, e cila është relativisht e natyrshme të përjetohet nga dikush që i nënshtrohet papritur një kulture apo mënyre te jetesës së panjohur. Por, të gjitha ato ndjenja jam munduar t’i përjetoj me më shumë kuriozitet sesa vështirësi. Kam kaluar shumë kohë duke observuar sjelljet e njerëzve përreth meje, gjë qe nuk ka qenë e vështirë pasi që situata rrethuese ma ka imponuar të jem e integruar në një ambient shume lokal që në fillim. Sido që të jetë, vështirësia më e madhe ka qenë gjuha, e cila fatkeqësisht ka krijuar pengesa të mëdha si në nevojat më elementare ditore ashtu edhe në krijimin e marrëdhënieve njerëzore. Por, pengesat gjuhësore, si të gjitha pengesat në komunikim, kërkojnë durim e mirëkuptim. Me kalimin e kohës, por padyshim edhe me ndihmën e zhvillimeve teknologjike të përkthimit, këto pengesa sot kalohen më lehtësisht.

Si ka rrjedhur integrimi juaj dhe në çfarë vështirësi keni hasur?

Unë kam filluar si hulumtuese në universitetin e Tokios, për të vazhduar më pas si kandidate për studime te doktoratës në fushën e Arkitekturës. Në përgjithësi studentë të huaj ka pasur pak në ambientet e universitetit prandaj që nga fillimi kam qenë e rrethuar me moshatarë kryesisht japonezë. Megjithëse qëllimi parësor i ardhjes sime në Japoni ka qenë studimi, shumë shpejt pas shpërnguljes gjeta edhe punë në një zyrë projektuese të arkitekturës e cila më ka hapur rrugë të reja integruese duke filluar përmes takimeve të biznesit, inspektimeve në vende të ndërtimit, takimeve me klientë etj. Të gjitha këto mundësi më kanë detyruar që shumë shpejt të integrohem e të kuptoj sistemin e funksionimit të punës në Japoni .

Image

Çfarë lidhjesh mbani me atdheun dhe ç’rëndësi ka ai në jetën tuaj?

Jam shume e lidhur me atdheun, dhe kam qene gjithnjë e dhënë pas zhvillimeve në Kosovë, duke i përcjellë me shumë interes aktivitet artistike, iniciativat shoqërore, por edhe rrjedhat politike. Prandaj edhe nga këtu, e filloj ditën me lajmet fillimisht nga Kosova e Japonia, e më pas edhe nga bota. Kjo është shpirtërisht e rëndësishme për mua sepse mirëqenia e më të dashurve të zemrës sime në Kosovë, është edhe mirëqenia ime.

Image

Sa herë në vit mesatarisht vizitoni Kosovën?

Dinamika e jetës dhe punës, por edhe largësia, fatkeqësisht, nuk më ka lënë hapësirë që të kthehem shumë shpesh në Kosovë gjatë këtyre viteve. Jam munduar që mesataren e vizitave ta mbajë në të paktën një vizitë në vit – megjithëse ka pasur raste kur ajo ka shkuar edhe më gjatë.

Sa ka ndryshuar Kosova sipas përshtypjes suaj?

Mendoj që Kosova çdo vit e më shumë po integrohet në trendet globale, dhe ajo qe posaçërisht më bën përshtypje këto vitet e fundit janë iniciativat e të rinjve për të filluar aktualizimin e ideve të tyre përmes start-ups e bizneseve të vogla. Por, do të dëshiroja që iniciativa të tilla të jenë edhe më të shpeshta në lëmitë edukative, posaçërisht tek nxënësit fillorë, duke sfiduar njëri-tjetrin përmes leximit e shkencës. Kjo do të stimulonte ngritjen e vetëdijes shoqërore e kulturore, e cila gjithmonë thelbin duhet ta ketë te formësuar mirë në fëmijëri.

Image

Çfarë ju mungon më së shumti nga Kosova në mërgim?

Ajo që më së shumti më mungon në Japoni është sensi i komunitetit, por edhe spontaniteti e fleksibiliteti që neve na karakterizon mjaft shumë, ndërsa japonezët fare pak, apo aspak. Oraret e punës këtu janë shumë të gjata, prandaj ka pak kohë që orët aktive të ditës të balancohen në mes të punës dhe rekreacionit apo marrëdhënieve shoqërore. Prandaj, takimet pas punës me shoqërinë e familjen, e diskutimet rreth ngjarjeve ditore janë ato që më mungojnë më shumë.

Mendoni të ktheheni një ditë për të jetuar në Kosovë?

Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të krijoj eksperiencë pune e shkollimi jashtë, ashtu që në ndonjë mënyrë apo tjetrën ta transmetoj atë në Kosovë. Tani me rastin e pandemisë kemi zhvilluar sensin e komunikimit virtual, dhe shume gjëra për të cilat kemi menduar që mund të arrihen vetëm me prezencë fizike, janë dëshmuar që mund të realizohen edhe nga largësia. Nuk e përjashtoj mundësinë e kthimit në Kosovë, por edhe nëse ajo nuk ndodh në një të ardhme të afërt, pavarësisht se në cilin cep të botës do të jem fizikisht, do te mundohem të gjej mënyra që të jem më afër Kosovës.

Image

Na e përshkruani më gjerësisht angazhimin tuaj profesional?

Unë kam studiuar ‘Neuroarkitekturën’ – që është një fushë pioniere në arkitekturë, e cila paraqet ndërlidhjen në mes të Arkitekturës dhe Neuroshkencës. Në shikim të parë ndërveprimi në mes të këtyre dy fushave shumë të ndryshme mund të duket i paimagjinueshëm. Mirëpo në fakt tashmë është vërtetuar shkencërisht që ambientet që na rrethojnë, si ato qe jetojmë apo punojmë, ndikojnë efektivisht në trurin tonë. Prandaj, e intriguar për të kuptuar më shumë për këtë fenomen, kërkimet e mia kanë ndërthurur përvojën njerëzore në arkitekturë nga njëra anë dhe hulumtimin e trurit nga ana tjetër, për të identifikuar tiparet arkitekturale me ndikim në trurin e njeriut. Përveç kësaj, gjatë përvojës trajnuese në Qendrën për Inteligjencë të Avancuar të Institutit Hulumtues Riken, kam zgjeruar hulumtim edhe me pacientët me Alzheimer, me fokus ne terapinë e reminishencës. Trajnime shtese në këtë fushë kam pasur rastin të merrja edhe në New School of Architecture në San Diego, si dhe nga vizita ne Columbia University në New York.

Image

Universiteti i Tokios, duke qenë universiteti i parë i ranguar në Japoni, me gjithë privilegjin që ai sjellë, bartë me vete edhe shumë pune e përkushtim. Unë e mbaj mend se si në kohën kur isha duke e përgatitur planin tim të hulumtimit për doktoratë, kam pasur takim me mentorin tim, dhe më kujtohet kur ai më ka thënë që nga ti pritet të jesh ndër hulumtueset më të mira në botë, prandaj, hulumtimi yt duhet të jetë të paktën 10 vite përpara. Kjo më ka bërë të kuptoj që e vetmja zgjidhje do të jetë puna. Prandaj me shumë punë e përkushtim, kam përfunduar studimet e doktoratës, dhe si rezultat i suksesit të saj, jam ftuar që të avancohem si Assist. Profesor në po të njëjtin universitet ku aktualisht edhe punoj.

Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për mërgatën?

Shoh një frymë të re të mendimit për aktivizimin e mërgatës nga qeveria aktuale në Kosovë, dhe më pëlqen shumë. Mërgata jonë ka qenë gjithmonë shtylla e Kosovës, prandaj nëse secili nga pak ndanë eksperiencën e vet të marrë në mërgate, ajo do të përforconte pozitën e Kosovës dhe do të ndihmonte banorët e saj në shumë dimensione. Prandaj e mbështes këtë iniciativë dhe shpresoj që të shohim aktualizimin e saj shumë shpejtë./ Koha.net

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 