Ambasada shqiptare në Stokholm bën të ditur se të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente biometrike, pasaportë apo kartë ID deri më 9 prill 2021 mund të tërheqin dokumentet e tyre.
“Njoftojmë të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID deri në datën: 9 Prill 2021, të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre në javën e ardhshme nga e marta deri të enjten, në datat 27,28,29. 04.2021, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Stokholm.
Ambasada e Stokholmit është mes gjashtë përfaqësive diplomatike që ka nisur së fundmi procesin e pajisjes me dokumente biometrike, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ky shërbim në këtë ambasadë nisi pikërisht më 2 shkurt të këtij viti.
Qytetarët kanë mundësi ta zgjedhin datën dhe orën individualisht online dhe Konsullata ju konfirmon me e-mail pranimin e aplikimit.
Regjistrimin dhe Aplikimin bëhet në Kompjuter ose në Celularin tuaj, duke shkarkuar aplikacionin e-Albania në play store dhe app store.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.