Gjergj Pekmezi, figurë e ndritur kombëtare, kryetar i shoqërisë “Dija” në Vjenë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në historinë e përndritur të kulturës pogradecare me shtresëzim të gjerë në gjerdanin kombëtar, doktor Pekmezi, figurë zulmëmadhe e kohës kur jetoi dhe punoi, zë vend qendror tejet të nderuar.

Gjergj Pekmezi, ishte filozof dhe filolog shqiptar. Lindi në Tushemisht të Pogradecit, më 23 prill 1872. Studimet e para i kreu në Ohër e Manastir, kurse studimet e universitare i bëri në Beograd e në Vjenë, ku u diplomua më 1898 për filozofi dhe filologji.

Më 1903 u emërua Shef i Katedrës së Gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës. Pas një viti themeloi Shoqërinë Kulturore Patriotike “DIJA”. Më 1908 boton veprën monumentale “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, duke u bërë kështu gramatikanin e parë shqiptar. Pas kësaj në bashkëpunim me gjuhëtare gjermanë, boton: “Bibliografia e Gjuhës Shqipe”, “Udhëzuesi i Gjuhës Shqipe “, “Libër Mësimi e Ushtrimesh në Gjuhën Shqipe”, “Gjuha Shqip dhe Dialektet”.

Do të dërgohet nga Akademia e Shkencave austro-hungareze në Shqipëri për qëllime studime ku do të hartojë monografinë në dorëshkrim “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, të toskërishtes dhe gegërishtes”, një ndër studimet e para të dialektologjisë shqiptare dhe me vlera për këtë disiplinë. Do të pasohet me një punim tjetër “Raport provizor për studimin e së folmes së Elbasanit”(1901).

Më 1908 do të botojë në Vjenë “Gramatikë e gjuhës shqipe”(gjermanisht), një ndër veprat më të mira të autorit dhe të gjuhësisë shqiptare për atë kohë. Këtu, ne mësojmë edhe disa mendime të autorit për gjuhën letrare, të cilat do t’i përsërisë edhe një vit më vonë në revistën “Dituria” të Mithat Frashërit që dilte në Selanik. Ndërsa më 1909 do të jetë bashkautor në botimin “Bibliografia shqiptare”, duke hyrë kështu në historinë e bibliografisë sonë.

Më 1916 është Kryetar i “Komisisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë bënë punë të mëdha për shkollat, gjuhën tonë dhe librat shqip. Më 1908 zbulon memorandumin e famshëm të 1878-ës që Vaso Pasha e Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit. Në këto vite transkripton librin: “Bleta Shqiptare” të Thimi Mitkos. Po kaq i madh është kontributi i tij si patriot dhe diplomat i Shqipërisë. Është i famshëm qëndrimi i tij në 1913, pranë Komisionit Ndërkombëtar të kufijve, ku me mençuri vërtetoi shqiptarësinë e trevave të jugut, kundër synimeve greke.

Në vitet 1920-24 emërohet Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë. Riemërohet në këtë detyrë më 1926-28, vit në të cilën emërohet profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur papritur vdiq. Përveç veprave të lartpërmendura, ai ka mbledhur e dorëzuar 8177 faqe të daktilografuara me materiale e relacione të konsujve Austro-Hungarezë të Shkodrës, Prizrenit, Janinës, Stambollit, nxjerrë nga arkivi i Ministrisë të jashtme të Austro-Hungarisë. Sot katedra e albanologjisë ne Universitetin e Vjenës mban emrin “Prof. Dr. Gjerg Pekmezi”.

Puna për gjuhën shqipe, xhevahirin harruar

Përkushtimi i tij në shërbim të çështjes shqiptare është i shumanshëm. Ishte dijetari ynë zbuluesi dhe botuesi i memorandumit  të famshëm të 20 qershorit 1878 që Vaso Pasha dhe Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit, kundër keqdashjes së njohur shpërbërëse të fqinjëve lakmitarë. Në vitin 1904 themeloi në Austri Shoqërinë Kulturore “ Dija ”. Më tej, 1920 – 1924 dhe 1926 – 1928, konsull nderi i Shqipërisë në Vjenë. Nëpër arkivat e Vjenës mblodhi 8177 faqe të shtypura, në të cilat zbulohen polemikat e fuqive të mëdha të Evropës në dëm apo në të mirë të çështjes kombëtare në harkun kohor 1871 – 1894. Gjergji do të krijonte shtratin gjermano – austriak për të tjerë dijetarë pogradecarë e më gjerë që ndoqën rrugën e tij në vitet e mëpastajme. Përkthyes i Komisionit ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913. Më 1908, pas një pune stërmadhe botoi në gjermanisht, studimin shkencor “ Gramatika e gjuhës shqipe ” e para vepër gjuhësore e shqipes mbi të cilën u përqendruan dhe morën ngasje gjuhëtarët e mëvonshëm. Bashkautor, po më shumë se kaq, nxori në dritë punimin “ Bibliografia shqipe ”, i pari në këtë lloj dhe më 1913 botoi “ Libër mësimi e leximi i shqipes ” shoqëruar nga një fjalor shqip – gjermanisht me 3000 fjalë. Në vitin 1916 u caktua kryetar i “Komësisë letrare shqipe ” i ngritur për të çuar më përpara gjuhën letrare që zuri fill në Kongresin e Manastirit. Së bashku me albanologun Nahti Gali dhe Ndre Mjedën studioi të folmen e Elbasanit  që kulmoi me shkrimin “Përkujtime mbi çështjen e një gjuhe të përbashkët shqipe ”. Botimet e Pekmezit u bënë të gjitha në gjuhën gjermane jo pse atë e njihte në mënyrë të përkryer, porse kërkonte t’i drejtohej një publiku të gjerë, të kulturuar për të kuptuar në tërë gjerësinë xhevahirin e harruar e të pluhurosur të shqipes, ndër më të vjetrat gjuhë të Evropës.

Dr.Gjergj Pekmezi, kryetar i shoqërisë “Dija” të Vjenës

Foto kortezi e Micky Haxhiislami

“Kolonia Shqiptare e Austrisë” e përbërë nga studentë e intelektualë në fillim të shekullit të kaluar ndërtuan struktura organizative me programe të fuqishme me interes kombëtar. Një nga këto struktura ishte shoqëria patriotike “Liria”, e cila pas pak vitesh, më 27 dhjetor të vitit 1904, ndërron emër, duke u quajtur shoqëria “Dija”. Emrat Dr.Gjergj Pekmezit, Hilë Mosit, Kristo A, Dakos, Kolë Kodhelit, Dervish Himës, Ndue Palucës (Batusha), Kolë Rrotë, Simon Kadarjës, Gaspër Beltosë, Gaspër Mikelit, Kolë Margjinit, Lec Çurçisë dhe po aq të tjerë do jenë emra të respektuar në letërsinë, kulturën dhe historinë kombëtare. Shoqëria e intelektualëve shqiptarë i kishte vënë vetes qëllime patriotike. Deri në vitin 1907 “”Dija” qe gjysmë ilegale. “Shoqëria “Dija” e ka selinë e saj në Vjenë me degën e saj në Raguzë”, shkruan neni i parë i statutit. Në Vjenë kryetar i saj ishte “Gjergj Pekmezi dhe në Raguzë, Nikollë Ivanaj, një veprimtar i çështjes kombëtare i lindur në Triepsh të Grudës, i shkolluar një kohë në Vjenë dhe mbrojtës i platformës së Rilindjes kombëtare në formim të shtetit shqiptar. Degë të shoqërisë “Dija” u krijuan në Prizren, Shkodër, Tiranë, Shkup, Bukuresht. Nën përkujdesjen e “Dija”- s u botuan tekste në shqip për trevat shqiptare. Ndër të parat “Abetarja”me autor Ndue Palucen, kalendari “Shqiptari”, “Këndime për shkollat e parashqipe”, “Gramatika…për përdorim t’femijve”, “Libri i dytë i knoitorës shqype për shkollë në Shqypni” etj. Me përpjekjet e kryetarit, Dr.Gjergj Pekmezi në vitin 1906 janë shtypur dymijë ekzemplarë të kalendarit që shtypej në Vjenë, në të ciln botoheshin artikuj të ndryshëm, probleme të gjuhës shqipe, rubrika e të dhënave meteorologjike, të datave të festat fetare katolike, myslimane, ortodokse, bektashiane; rubrika gjeografike rreth tokës, ekuatorit, sipërfaqeve të kontinenteve, lartësitë e maleve, thellësitë e deteve, lumenj, liqene. Për herë të parë shoqëria nxjerr hartën e parë e viseve të Alpeve Shqiptare. Në pjesën e kulturës botohen tregime, përralla e vjersha nga rinia shqiptare, këngë etj.

Në “Kalendarin” e Vjenës të vitit 1907 botohet Gramatika, e cila do ketë një përdorim të gjerë në mësimin e shqipes në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Kjo vepër historike e Dr. Gjergj Pekmezit edhe sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, e botuara para alfabetit të Kongresit të Manastirit.

Më 12 janar të vitit 1916 Shoqëria “Dija” fillon botimin e gazetës “Vëllazënija”  e dyjavëshe fillimisht e pastaj javore. Kryeredaktor ishte Leo Freundlich, i njohur me veprën e tij “Albaniens Golgotha” ku zbulon gjenocidin e ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës etj. Për gjatë tri vjetëve u botuan 110 numra të “Vëllaznija”-së me shumë materiale nga lufta, arsimi e kultura, analiza e shkrime mbi hapjen e shkollave shqipe. Kjo gazetë dallohet me shkrimin e saj të shoqëruar me fotografi që nuk i hasim në gazetat tjera të kohës.

Pa dyshim veprimtaria e shoqërisë “Dija” të Vjenës dhe kryetarit të saj, Gjergj Pekmezi, është një gurë i çmuar në themelet e shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimtarët patriot që përbënë këtë shoqëri, janë sot emra që shkëlqejnë në historinë e kulturën kombëtare. Andaj, nderimi dhe respekti në gjenerata është detyrim moral. Edhe, i dy shteteve shqiptare. Vdiq në Vjenë, më 24 shkurt 1938./Dita/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 