Suedi/ Avni Dervishi: 25 vite i angazhuar vullnetarisht të forcoj Diasporën tonë

E premte, 26 Prill, 2024

Avni Dervishi prej 25 vitesh jep kontributin e tij vullnetar në forcimin e Diasporës dhe trojeve shqiptare. Ky angazhimin është konkretizuar edhe më shumë në vitin 2019, me krijimin e “Forcës së Diasporës”. Me afrimin e dy vjetorit të themelimit “Forca e Diasporës” organizoi një konferencë në Kosoë, ku shqiptarë të shumtë të Diasporës u bën bashkë për të vijuar me projektet e nisura.
Forca e Diasporës (FeD) është një unifikim i njerëzve vullnetmirë dhe profesional të cilët dëshirojnë të bashkëpunojnë për forcimin e shqiptarëve në trojet shqiptare si dhe në Diasporë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” politologu Dervishi tregon se “Forca e Diasporës” ka dy krahë drejtues: krahu i parë-global që mbledh afër vetës dhe bashkëpunon me të gjitha forcat progresive profesionale shqiptare dhe pro-shqiptare në botën demokratike perëndimore ku jeton Diaspora si dhe personalitete moderne në trojet shqiptare. Ndërsa krahu i dytë është krahu politik që për momentin është orientuar në territorin e Republikës së Kosovës për arsye të nevojave evidente si njëri ndër shtetet më të varfëra në Evropë. Në krahun e dytë politik për territorin e Kosovës është e domosdoshme nënshtetësia e Kosovës. Ndërsa në krahun e parë global të FeD shtetësia e prejardhja nuk kanë rënndësi.

Javën që lam pas u organizua në Kosovë konferenca “Forca e Diasporës”. Mund të na tregoni disa detaje më shumë se cili është qëllimi i kësaj konference?

Më 2 prill u organizua Kuvendi\Kongresi i Forcës së Diasporës. Qëllimi ishte që të qartësohet struktura si dhe të votohet udhëheqësia e re. Aty u vendos trupi përbashkues apo siç e quajmë ne këshilli qendror ku kryetar u zgjodh Mehmet Manovi, këshill ky nga i cili dalin të dy krahët e Forcës së Diasporës që u përmendën sipër, krahu politik, si dhe FeD-i global që do ta drejtoj\udhëheq unë Avni Dervishi.

Ju jeni nënkryetar dhë drejtues i FeD-it në nivel Global, çfarë do të thotë për ju ky post?

Unë për më shumë se 25 vite jam i angazhuar vullnetarisht ta forcoj diasporën tonë dhe trojet tona shqiptare. Vendimet që u morën në kongresin e lartëpërmendur nuk ndyshojnë asgjë. Sikurse deri tani unë do të luftoj ti gjej, kontaktoj dhe tu ofroj bashkëpunm të gjitha personaliteteve shqiptare në diasporë dhe trojet shqiptare që e kanë cak një zhvillim të qëndrueshëm demokratik, ekonomik, social e kulturor te shteteve me shqiptarë dhe tërë Ballkanit.  Unë do të vazhdoj angazhimin tim për Integrime Europiane, lobim për emancipimin dhe forcimin ndërkombëtar të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në jug të Serbisë (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) si dhe në Malin e Zi, diplomaci publike , inicimin e bashkëpunimit te universiteteve në trojet shqiptare dhe atyre në shtetet demokratike perëndimore ku veprojmë ne mërgimtarët shqiptarë. Pastaj bashkëpunimi me shoqërine civile (OJQ/OJF-të) dhe fuqizimin e pozitës së gruas-barazi gjinore, bashkëpunimi për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara\veqanta dhe të rinisë, si dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë shqiptarëve në trojet tona.

Jeni themeluar në vitin 2019, si kanë vijuar projektet që ju keni, përmendim këtu edhe pengesën që mund të keni pasur për shkak të pandemisë?

Pandemia kuptohet se ka paraqitur dhe akoma paraqet limite në aktivitete. Kjo pasi bota digjitale apo online nuk është e praktikuar në të njëjtin nivel tek e gjithë diaspora shqiptare. Me fjalë të tjera, ka dallime në gjenerata rreth praktikave digjitale, gjë e cila po paraqet pengesë, por fatmirësisht ne që e kemi më të lehtë ti adaptohemi këtij realiteti pandemik, jemi munduar të kemi aktivitete. Projektet kanë vijuar më mire se sa që kemi menduar. Falë rrjeteve sociale kemi mbajtur ëebinare dhe kemi gjetur bashkëpuntorë mërgimtarë në të gjitha kontinentet. Kemi mbajtur ëebinare, ku p.sh. njëri nga ta me Ambasadorin Amerikan William G. Walker për diplomaci publike-lobim, ku ai bëri APEL për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në Diasporë pa dallim nga cila pjesë e territoreve shqiptare e kemi prejardhjen. Ky webinar bëri bujë të madhe internacionale. Mediat në Serbi, të nesërmen u mbushën me tituj racist antishqiptar, gjë që është për keqardhje. Kjo pasi jetojmë në vitin 2021 e vendet e Ballkanit duhet të mendojnë për bashkëpunim e forcim të demokracisë e jo promovimit të urrejtjes antishqiptare sikurse po bën sot Beogradi.

Përgjatë këtyre dy viteve ka ndonjë projekt të konktretizuar nga “Forca e Diasporës”?

Rast konkret për shembull është incimi i bashkëpunimit në mes të Universitetit “Nënë Tereza”, universitet ky i vetmi në gjuhën shqipe në Shkup, Maqedoninë e Veriut, si dhe atij në Umbrio Itali. Ky projekt është duke u zhvilluar nga koordinatorja për FeD-in në Itali, znj. Fitije Picari, koordinatorja për FeD në Maqedoninë e Veriut znj. Fitore Qirezi si dhe nga unë personalisht.
– Pastaj kemi krijuar grupin për lobim për shqiptarët e mbetur në(n) Serbi, konkretisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët në momentin që jeni duke e lexuar këtë intervistë janë duke u pastruar etnikisht në qetësi nga autoritetet  serbe për arsye se janë shqiptarë etnikë. Jemi tre persona që e kemi themeluar këtë grup: Flora Ferati Sachsenmaier (Gjermani, me prejardhje nga Medvegja), Anila Hyka (Francë, me prejardhje nga Durrësi) si dhe unë Avni Dervishi (Suedi, me prejardhje nga Vushtrria).
– Një delegacion nga FeD ka qenë në SHBA dhe janë takuar me diplomatin amerikan, ambasadorin Ëilliam Ëalker, të cilin ne Forca e Diasporës e kemi si udhëheqës shpirtëror apo këshilltar të devotshëm dhe ndikues në Ëashington DC. Delegacioni ynë Manovi, Osmani dhe Konjuhi janë takuar poashtu edhe me diasporën shqiptare atje.
– Kemi themeluar Forumin për Barazi Gjinore që udhëhiqet nga znj.Ganimet Bajraktari.
– Kemi inicuar procesin e binjakëzimit të qytetit të Tetovës me një qytet në vendet Nordike. Ne poashtu, iu kemi ofruar anëtarëve dhe simpatizantëve të FeD ëebinare, konferenca, seminare të organizuara nga organizatat hebreje të diasporës.
-Kemi themeluar Rrjetin e Sociologëve Shqiptarë në Botë që udhëhiqet nga Diana Tahiri.

Nga cili shtet ka më shumë anëtarë të FeD?
Anëtarë dhe simpatizantë të FeD kemi nga Evropa, Amerika Veriore, Afrika, Azia dhe Australia por më së shumti kemi nga Suedia, Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa të interesuar janë shqiptarët në Diasporë për tú rikthyer dhe për të dhënë kontributin e tyre në vendlindje?

Interesim ka, por ata nuk janë të sigurtë se profesionalizmi i tyre është i mirëpritur në qendrat vendimmarrëse shqiptare në Tiranë, Shkup, Ulqin, Prishtinë dhe Preshevë. Shqipëria dhe Kosova janë duke pësuar një “Brain Drain” ose humbje truri, ku me dhjetëra-mijëra të ri e të reja po ikin nga trojet e veta. Ne dëshirojmë që sikurse Kroacia, Estonia, Hungaria, Izraeli etj. që ekspertët shqiptarë nga Diaspora të vendosin në pozita vendimmarrëse në çdo institucion në Tiranë e Prishtinë. Por, deri sot po na kërkohet ose të bëhemi pjesë e partive politike ose ti mbyllim sytë për veprime jo konform rregullave e ligjeve, gjë të cilën ekspertët nga Diaspora me eksperienca nga vende të zhvilluara demokratike nuk mund ta bëjmë. Kosova e Shqipëria duhet tua mundësojnë pozita në ministri e ambasada profesionistëve nga Diaspora shqiptare, pa i detyruar anëtarësi nëpër parti. Vendet shqiptare kanë mbetur të fundit rreth Integrimeve Europiane, por akoma deri sot ne ekspertët e këtij sketori nuk jemi të mirëpritur as nga qeveria në Shqipëri e as nga ajo në Kosovë. Pse?

Për të gjithë ata që nuk ju njohin, kush është Avni Dervishi? Cila është historia juaj e emigrimit dhe profesioni juaj në vendin ku jetoni?

Unë jam një person që për forcimin e demokracisë, barazisë gjinore, rinore e njerëzore, e bashkëpunimit demokratik, ekonomik, social e kulturor, deri sot kam qenë në 88 shtete të botës në të gjitha kontinentet. Në 1992 për të shpëtuar jetën jam detyruar të iki për Suedi. Kam studiuar në katër universitete në tri shtete demokratike anëtare të Unionit Europian. Jam politolog me profesion e kam qenë drejtpërdrejt i involvuar në Integrimet Europiane të Estonisë, Polonisë, Çekisë, Hungarisë e Kroacisë gjatë e pas studimeve. Kam qenë i zgjedhur në Parlamentin Regjional e kam punuar si këshilltar politik në Parlamentin Nacional të Suedisë, ku kam qenë edhe në bordin diplomatik të vendit. Aktiv në PanEuropa dhe bashkëpunimin Evropë-Amerikë. Pastaj bashkëpunimi trojet shqiptare me Izraelin e diasporën hebreje. Në 1981 polica serbe burgosi politikisht tim atë e time motër 15-vjeçare. Ishte e vështirë të ishe shqiptar i Kosovës  në ato kohë ku regjimi jugosllav kishte politika apartedi kunddrejt shqiptarëve. Të afërmit e mi kanë qenë simbol i pavarësisë së Kosovës. Gjyshi Shaip Zullufi u vra nga forcat serbesllave në përfundimin e luftës së dytë botërore sepse luftonte për bashkimin e shqiptarëve, e babgjyshi Ibish Dervishi ka qenë në burg jugosllav për dhjetë vite sepse kërkonte bashkim të trojeve shqiptare . Daja im, Ahmet Haxhiu-Baca ka vdekur pas 22 vitesh burgimi politik në burgjet jugosllave po ashtu për liri e demokraci. Që në fëmijëri kam pasur stimulin dhe traditën familjare që të punoj për të forcuar kombin, lirinë, demokracinë dhe barazinë gjinore dhe tu ndihmoj personave me aftësi të vecanta. Unë e kam vëllaun shurdh-memec dhe që nga fëmijëria kam përdorur gjuhën e shenjave për komunikim dhe më pengon shumë diskriminimi që iu bëhet në Kosovë e Shqipëri personave me aftësi të kufizuara. Diplomacia & Integrimet Europiane kanë qenë dhe janë pikësynimi im.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 