Sulmuesi shqiptar Besart Berisha i ka siguruar fitoren ekipit të tij, “Western United” në derbin kundër “Melbourne City”.
Ndeshja e luajtur të enjten në kuadër të A-League të Australisë, ka përfunduar me rezultatin 2:1 në të mirë të Western Unitedit.
Berisha në këtë ndeshje, kontribuoi me një gol dhe një asistim. Berisha që ishte titullar te Westerni, fillimisht asistoi në golin e barazimit të shënuar nga Lachlan Wales (61’) kurse në minutën e 66-të, e shënoi golin e fitores.
Berisha në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 80-të. Për Berishën, ky ishte gola i gjashtë këtë edicion në kampionat në 12 ndeshje të luajtura. Me këtë fitore, Western Unitedi është ngjitur në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë të mbledhura.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.