Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republika Federale e Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës.
Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdor forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sulmet ajrore zgjati nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999. Emri i operacionit zyrtarisht nga NATO ishte (Anglisht: Operation Allied Force – Operacioni Forcave Aleate).
Ndërhyrja e NATO-s u nxit nga krimet për spastrimin etnik të shqiptarëve. Vendet e NATO-s u përpoqën të merrnin miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB për veprime ushtarake por u kundërshtuan nga Ina dhe Rusia. Ndërsa NATO nisi ndërhyrjen pa këtë miratim duke deklaruar se ishte një ndërhyrje humanitare.
Serbët kishin vrarë mbi 2 mijë njerëz dhe kishin shënjestruar dhe popullsinë civile të Kosovës.
Më 20 mars 1999 misioni vëzhgues i OSBE-së u tërhoq nga Kosova duke folur për një përkeqësim të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe më 23 mars 1999, Richard Holbrooke u kthye në Bruksel dhe tha se bisedimet e paqes kishin dështuar.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana tha se kishte udhëzuar Komandantin Suprem të Aleatëve në Europë (SACEUR), gjeneralin Uesli Klark “për fillimin e operacioneve ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë”, duke i dhëë fund kështu në qershor të 1999 luftës në Kosovë. Nëntë vite më pas, më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.