Itali/ Humb jetën nga COVID biznesmeni shqiptar, mediat: Njeri me zemër të madhe

E diel, 5 Maj, 2024

Mediat italiane shkruajnë për humbjen e jetës së biznesmenit shqiptar Esat Shatrolli i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Ai jetonte në Follonica, në qytetin e Golfo prej 30 vitesh ku kishte themeluar kompaninë e tij të ndërtimit që ishte bërë mjaft e njohur në provincë. Familja u prek nga COVID-19 në fillim të shkurtit. Fëmijët dhe bashkëshortja e tij mundën të kalojnë simptomat, ndërsa biznesmeni 65-vjeçar ishte shtruar në spital më 4 shkurt në Grosseto dhe nuk ia doli dot.

Në përpjekje për ta shpëtuar ai ishte transferuar në Careggi ku mendohej se po përmirësohej por humbi jetën një muaj pasi ishte shtruar.

Familja e tij ka marrë ngushëllimet e shumë miqve të Esatit dhe homazhet do të zhvillohen në Favorrano, vendi ku ai kishte realizuar ëndrrën e tij dhe kishte ndërtuar një sipërmarrje agroturizmi për familjen.

“Esati erdhi në Itali me bashkëshorten dhe kanë tre fëmijë: Mario, Eraldo dhe Esada. “Babai im isht një njeri i dashur dhe i vlerësuar, gjithmonë mendoja se ishte një person i jashtëzakonshëm por kur pashë dashurinë që treguan për të, e besoj edhe më shumë. Babai im ka punuar shumë, gjithçka për të na e lënë ne, fëmijëve të tij. Kam qenë krah tij që fëmijë dhe sot do të çojë para punën që nisi ai”, thotë Mario.

Fëmijët e Esatit kishin realizuar edhe një video me gjashtë nipërit e mbesat e tij për ti dhënë kurajo, por që ai nuk mundi ta shihte. Mario ishte i fundit që e pa dhe u përshëndet me të nga krevati i spitalit.

“Hera e fundit që e pashë i thamë njëri tjetrit ato që nuk ia kishim thënë kurrë. Qau dhe unë qava me të. Nuk është e vërtetë se kjo sëmundje merr vetëm të moshuarit e të sëmurë: vret dhe personat e shëndetshëm si babai im, një njeri që nuk kishte pirë kurrë cigare në jetën e tij”, rrëfen ai më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 