Henrik Bariq, kroati që jetën ia kushtoi shqipes

E shtunë, 27 Prill, 2024

Henrik Bariq lindi në Dubrovnik dhe kreu studimet në Grac dhe Vjenë të Austrisë. Më  1924, Këshilli i Fakultetit Filozofik mori vendimin për themelimin e Seminarit për filologjinë shqipe, punë që ju besua Henrik Bariqit.

Në këtë seminar u regjistrua një numër i vogël studentësh, por devotshmëria e këtij shkencëtari, si dhe serioziteti në punën shkencore ndikuan mjaft që Universiteti i Beogradit të bëhej i vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe institucionalizmin e saj.

Nga viti 1923 deri më 1927 ai drejtoi disa kurse të ndryshme, në kuadrin e të cilave përpunoi dhe çështjen e glosave maqedonase, mbishkrimeve ilire, atë të morfologjisë shqipe , më 1927 ai referonte  lëndën “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”. Shkroi një numër shumë të madh studimesh gjuhësore, në të cilat temat albanologjike zinin vendin kyç.

Henrik Bariq, , u mor me çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe historinë e gjuhës shqipe, u dallua si kryeredaktor i publikimeve të ndryshme, të cilat u dalluan për nivelin e lartë shkencor brenda dhe jashtë vendit, midis të cilave mund të veçohet “Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe etnologjinë shqiptare”, “Biblioteka e Arkivit”, “Biblioteka Linguistike”, “Vjetari i Institutit Ballkanologjik” etj.

Në vitin 1924, Këshilli i Fakultetit Filozofik mori vendimin për themelimin e Seminarit për filologjinë shqipe, i cili iu besua Henrik Bariqit. Në këtë seminar u regjistrua një numër i vogël studentësh, por devotshmëria e këtij shkencëtari, si dhe serioziteti në punën shkencore ndikuan mjaft që Universiteti i Beogradit të bëhej i vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe institucionalizmin e saj. Kështu, profesori i madh në kuadrin e ligjëratave të tij, gjatë vitit shkollor 1922-1923 u përqendrua në gjuhët parasllovene në Gadishullin Ballkanik, si dhe ndikimet e latinishtes në gjuhën shqipe. Nga viti 1923 deri më 1927 ai drejtoi disa kurse të ndryshme, në kuadrin e të cilave përpunoi dhe çështjen e glosave maqedonase, mbishkrimeve ilire, atë të morfologjisë shqipe dhe në vitin shkollor 1926-1927 ai dha lëndën “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”.

Si profesor i rregullt, nga viti 1930, Henrik Bariq ka dhënë disa lëndë, midis të cilave mund të përmendim: Marrëdhëniet reciproke të gjuhëve ballkanike, Kronologjia e fonetikës shqipe, Gramatika historike e shqipes, etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore do dilte përsëri ribërja e grupit për albanologjinë, por kjo iniciativë ndeshi në një sërë problemesh. Profesori Bariq pati një proces gjyqësor nga “gjykata e nderit”, bërë në emër të popullit, u largua nga Universiteti i Beogradit në maj të 1945. Megjithatë, meqënëse ishte një nga ekspertët e rrallë të gjuhës shqipe dhe indoevropianistikës, pushteti i atëhershëm u detyrua të ndryshonte masën e rreptë ndaj tij dhe të zbuste vendimin. Bariq u angazhua me honorare si bashkëpunëtor i organeve shtetërore dhe shkencore.

Me dëshirë që të vendoseshin marrëdhënie të mira bashkëpunimi midis dy shteteve fqinje, këshilli mësimor i Ministrisë së Arsimit së RPS angazhoi profesor Bariqin të shkruante një libër mësimi të gjuhës serbe dhe një fjalor serbokroatisht për shqiptarët. Libri mësimor u përgatit shpejt, por nuk u botua. Gjatë kësaj kohe dhe vetë shqiptarët po punonin për mbledhjen e materialeve, për përgatitjen e një fjalori shqip-serbokroatisht dhe dëshironin dhe ato botimin e shpejtë të tij. Dhe për këtë u angazhuan ekspertë nga Jugosllavia për redaktimin dhe përgatitjen për botim.

Si një nga ekspertët më të shquar të gjuhës shqipe, Henrik Bariqit iu kërkua që t’i paraqiste një punim Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë për cilësinë e materialeve të mbledhura dhe të jepte gjykimin e tij për vetë fjalorin. Si shkencëtar i rangut të lartë, Bariq e paraqiti referatin në 1947, në të cilën duke respektuar kritere shkencore, shprehet se materialet për fjalorin duhen pasuruar më shumë.

Nga gjysma e dytë të vitit 1946, Bariq punoi në vjeljen e materialeve për këtë fjalor. Deri në fund të vitit 1948 ai përfundoi dorëshkrimin prej 2006 faqesh, në të cilat shpjegohen dhe përcaktimi i 60,180 fjalëve nga serbishtja në shqip.

Bariq u largua nga Beogradi në këtë kohë dhe shkoi në Zagreb, më pas në 1952 u shpërngul në Sarajevë, ku jetoi deri në fund të jetës së tij dhe ku i kushtoi gjithë punën e tij studimeve të ballkanologjisë dhe albanologjisë. /Merima Krijezi, Studime albanologjike/konica.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 