Turqi/ Arkitektja shqiptare: Mikpritja, karakteristikë e veçantë në Stamboll

E premte, 3 Maj, 2024

Adela Allmeta u largua disa vite më parë nga Shqipëria, për të vijuar karrierën e saj si arkitekte në Turqi. Fillimet ishin të vështira, sepse zotëronte vetëm gjuhën angleze dhe në Turqi janë të paktë ata që zotërojnë një gjuhë të dytë. Por si shprehet edhe vetë Allmeta në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, shqiptarët kanë talent në mësimin e gjuhëve të huaja. Shumë shpejt Adela Allmeta arriti të mësojë gjuhën, si dhe ju besuan projekte të ndryshme në Stamboll, vend ku arkitektja shqiptare arrin të shpalos edhe pasionin e saj për pikturën.

Mbaruat studimet në Tiranë për Arkitekturë dhe më pas vendosët që profesionin tuaj ta përvetsonit në Stamboll. Sa i vështirë ishte fillimi në një vend të huaj dhe si arritët të filloni punë në profesionin tuaj?

Vështirësitë ekzistojnë për këdo që vendos të zhvendoset nga vëndi mëmë, por në rastin tim do te thoja se vështirësia më e madhe ishte mosnjohja e gjuhës turke. Mendoja se do e kisha të lehtë pasi zotëroja Anglishten në një nivel shumë të mirë. Por kur u zhvendosa në Stamboll, kuptova se po përballesha me një vend fanatik të gjuhës së tyre. Mund të them me bindje se shumica e shtetasve turk, zotërojnë vetëm gjuhën turke dhe kanë mungesë të theksuar të një gjuhe të dytë. Duke patur këtë në konsideratë, zgjodha të fokusohesha në ndërmarrjet të cilët kishin larmishmëri në stafin e tyre.

Si u pritët në vendin e punës, duke qenë se vinit nga një vend tjetër dhe keni arritur të jenë pjesë e projekteve të rëndësishëm restaurimi?

Vlen për t’u nënvizuar se mikpritja është një karakteristikë e veçantë në Stamboll. Duke qënë se është një vënd që përmban larmishmëri kulturash, kam gjetur një ambient vërtetë të ngrohtë në stafin e punës ku të gjitha idetë merren në konsideratë. Mjafton dëshira për punë dhe rrugët e bashkëpunimit janë të hapura. Kujtoi me nostalgji dhe kënaqësi ndër projektet e para si: Restaurimi i “Nova Plaza Kristal Hotel”, Taksim, adaptimi i ambjentit të Cafe-Restorant në Dolmabahce Palace, Projekti i Vilave për princat e Arabisë Saudite, gjithashtu edhe projektin për vilat ku banojnë shtresat e larta në Turqi. Projekte që mu besuan pavarësisht se isha ende në përvetësim të gjuhës turke.

Pse zgjodhët pikërisht Turqinë, Stambollin dhe jo një vend tjetër?

Ja kam bërë shpesh dhe vetës këtë pyetje, e mbase ka qënë në subkoshiencë ngjashmëria që kemi në kulturë e cila më ka bërë të ndjehem si në shtëpi. Më thuaj, kush erdhi në Stamboll dhe nuk u dashurua me këtë qytet?!

Sa kohë ju desh të mësonit gjuhën turke?

Do thoja se ne shqiptarët kemi talent në mësimin e gjuhëve të huaja. U deshën rreth 1 vit e gjys që të arrija të zotëroja gjuhën turke. Normalisht që ndërkohë isha e fokusuar rregullisht në mësimin e gjuhës.

Mendoni se jeni rritur profesionalisht duke zgjedhur të punoni në një vend tjetër?

Patjetër që po. Mënyra se si historia e kaluar e çdo vendi ndikon në projektimin e objekteve të së ardhmes është e mrekullueshme.

Në Stamboll ka shumë shqiptarë, keni krijuar një rreth miqësorë me shqiptarë të tjerë?

Në fakt këtu është një zonë e madhe ku banojnë shqiptarët apo ato që janë me prejardhje shqiptare. Kemi organizuar shpesh aktivitete ku kam patur rastin të njoh dhe miq, me të cilët shpesh takohemi dhe diskutojmë mbi tema të ndryshme.

Përveç punës suaj si arkitekte, a keni ndonjë pasion tuajin që gjeni mundësinë ta vini në jetë në Stamboll?

Kjo është e bukura e Stambollit, çdo rrugë të inspiron. Ashtu dhe mua më ka inspiruar të merrem me pikturë. Janë disa rrugica të cilat janë të mbushura plot me art, e sa here kalon aty, dashje pa dashje zbulon një pasion që mbase as nuk e dije që e kishe. Zgjedh shpesh vende të tilla, ku me një telajo në dorë mund të shpalos talentin tim për pikturën.

Shumë shqiptarë e vizitojnë Stambollin përgjatë vitit si turist. Cilët janë tri vende që ju do jua sugjeronit, përpos sugjerimeve të përhershme turistike?

Janë shumë megjithatë të preferuarat e mia janë:

Kadikoy në anën aziatike, sugjeroj të arrihet me anije, thjesht fantastike;

Ishujt Adalar, e veçanta aty është se nuk ka makina në qarkullim dhe transporti bëhet vetëm me biçikteta dhe me kuaj (pajton);

Arnavutkoy (lagjia e shqiptarëve) është ajo zona që shohim shpesh në telenovelat turke.

E mendoni rikthimin në Shqipëri, apo do të vijoni karrierën tuaj në Stamboll?

Për momentin jam e fokusuar në disa projekte të reja që do të zhvillohen në Stamboll. Pastaj në të ardhmen, nuk i dihet.

Nuk mund të mos pyesim se si paraqitet situata pandemike në Turqi momentalisht dhe a mendohet se do të ketë një rikthim në karantinë?

Për momentin sapo kemi dal nga karantina e fundjavave, e cila u vendos që në Nëntor të 2020 dhe zgjati deri në fund të muajit Shkurt.  Megjithatë restorantet, baret, qëndrat tregtare dhe të gjitha aktivitete e tjera të cilat grumbullojnë njerëz, janë në shërbim nga ora 7:00-19:00 nga e hëna në të shtunë. E diela mbetet karantinë deri në një njoftim te dytë. Rregullat janë të forta dhe mënyra se si po e përballon situatën pandemike Turqia mendoj së është shumë efektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 