Më 19 mars ndërroi jetë Gjon Françesk Albani, i njohur si Papa Klementi XI

E premte, 3 Maj, 2024

Emri i pagëzimit të tij është Xhovani Françesko (Giovanni Francesco) Albani. Lindi në Urbino (Itali) në një familje fisnikësh me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit. Pas shkollimit që kreu në Romë, falë aftësive të tija, shumë shpejt ngjiti u ftua në detyra të rëndësishme: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit Apostull, pra si Papës (23 nëntor 1700).

Më 19 mars kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Papës shqiptar, nën kujdesin e të cilit, më 14 janar 1703, në Mërçi të Lezhës u organizua takimi Kishtar, që hyri në historinë e Shqiptarëve si Kuvendi i Arbënit.

Klementi XI pati një papni të vështirë, të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrechtit, të Ratsadit e të Badenit (1712-1712) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një tjetër rrezik: atë të pushtimit turk.

Papa Klementi XI dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke rritur veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.

Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani, qe pasardhësi i 261 i Shën Pjetrit Apostull në krye të Kishës Universale. Identitetin e tij shqiptar e pohoi edhe Papa Pali VI në letrën e tij të 17 janarit të vitit 1968, në të cilën mes tjerash shkruan: “ Nuk i harrojmë as ata burra të cilët e ruajtën edhe fenë e tyre baras me përkushtimin ndaj Selisë Apostolike, në shërbim të së cilës, shqiptarët i dhuruan njerëz të përmendur për dituri dhe virtyte. Kështu me kënaqësi po përkujtoi paraardhësin tim Klementin XI nga populli Shqiptar, i cili mburrej me prejardhjen e vjetër të tij shqiptare”.

Kështu, krenar për prejardhjen e tij shqiptare, Klementi XI u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqiptarëve si për organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, po ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare, duke bërë kështu hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, duke pritur padurueshëm, një rreze drite, që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Vdiq më 19 mars të vitit 1721./vaticannews/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 