Greqi/ Aktori Florian Dine: Më ngacmonin në shkollë se isha shqiptar

E premte, 26 Prill, 2024

Aktori shqiptar në Greqi, Florian Dine i njohur atje me emrin Ioannis Apergis ka rrëfyer për vështirësitë që hasi kur shkoi në Greqi në moshën 5-vjeçare.

Ai u bë i njohur atje për pjesëmarrjen e tij në serialin “Parositase” dhe ka folur për emisionin “To Proino” në Ant1 lidhur me qëndrimet raciste ndaj familjes së tij, për shkak të origjinës shqiptare.

“Në fillim na thanë ‘po mund ta merrni shtëpinë me qera’ dhe kur u thamë se ishim nga Shqipëria ata na thanë se fatkeqësisht e kishin dhënë me qera. Për një javë kemi jetuar në stola në Metsë”, ka thënë ai.

Duke rrëfyer origjinën e tij nga Gjirokastra dhe duke treguar me krenari se është shqiptar, ai thotë se ka shkuar në Greqi në qershor të 1995, vetëm pesë vjeç dhe ka treguar për ngacmimet që ka pësuar në shkollë.

Lexo edhe- Suksesi i aktorit Florian Dine: Dua të vij të interpretoj në gjuhën shqipe

“Më urinuan në çantën time kur isha në shkollë fillore dhe unë e kapa me dorë çantën. Nëna ime kishte frikë, sepse kur ajo shkoi në shkollë do të vinin dhe nëna të tjera dhe faji do të ishte gjithmonë i një shqiptari, një i huaj”, rrëfen ai duke përmendur një mësuese në veçanti dhe qëndrimin e saj ndaj tij.

“Ajo na thoshte shumë herë ‘nuk është faji juaj, është faji i sistemit që na ka mbledhur të gjithëve’. Kjo mësuese e veçantë është akoma atje. Kur shkova për të dhënë shfaqje e ftova të vinte në teatër për të më parë. Ajo erdhi”, tha ai.

Floriani, i njohur në Greqi me emrin e pagëzimit Ioannis u bë i famshëm me “Vangjelin” gjatë kohës së karantinës dhe falë këtij personazhi sot është aktor i suksesshëm i një prej serialeve më të ndjekura në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 