Greqi/Suksesi i aktorit Florian Dine: Dua të vij të interpretoj në gjuhën shqipe

E shtunë, 4 Maj, 2024

Florian Dine është aktori shqiptar, që me sakrificë dhe përkushtim po arrin të bëhet një artist i famshëm në vendin fqinj, Greqi. Rruga drejt suksesit në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë.

Floriani tregon pikërisht sakrificat dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë. “Unë kam studiuar për aktrim dhe kam qenë një student shumë i mirë, pasi e kisha porosi nga familjarët e mi që duhet të punosh shumë për të treguar se cili je”,- fillon rrëfimin e tij aktori i suksesshëm shqiptar.

Duke treguar peripecitë që ka kaluar vetë ai ka dhe një mesazh për ata që duan të ecin para. “Mos shiko problemet që ke në atë moment, po punën dhe ku ke ndërmend të arrish dhe do kthesh kokën e do shohësh, të gjithaë ata që do i përshëndes nga maje malit të suksesit se bota është portokalle”, tha ai.

Floriani, i njohur në Greqi me emrin e pagëzimit Ioannis u bë i famshëm me “Vangjelin” gjatë kohës së karantinës dhe falë këtij personazhi sot është aktor i suksesshëm i një prej serialeve më të ndjekura në Greqi.

“Vangjeli ishte një film i karantinës e isha gjithë ditën me prindërit në shtëpi dhe shihja reagimin e babait, një babai shqiptar. Marrë gjuhën që flasin ca si puna mamasë time dhe i bëj bashkë dhe bëj një rol si Vangjeli që satiris shqiptarë e grekë që janë njerëz me probleme në shtëpi, agresiv, nevrikë. Vangjeli u bë i famshëm”, rrëfen ai.

Këto video i sollën dhe punën me kanalin më të madh në Greqi, Antena. Madje para pak kohësh ky televizion festoi 30-vjetorin e tij ku renditi dhe 15 njerëzit që morën famë atje dhe mes tyre ishte dhe Floriani.

“Antena feston 30 vjet dhe kishte vënë 15 njerëzit që morën famë atje dhe isha dhe unë. Shqiptari nga Gjirokastra”, tregon ai me humor.

Në serialin “Parosistase (Paraqitu)” ai luan rolin e Elton Beja nga Gjirokastra dhe tregon se në serial mundohet të përfshijë dhe emrat e qyteteve shqiptare, duke mos e harruar kurrë origjinën e tij.

“Ky Eltoni ka bërë nja 5 vjet shkollë, është i urtë bën dy punë, i ndihmon të gjithë atje. Ai fshati ishte afër me Turqinë, Eltoni është një çun që ka mamanë në Shqipëri dhe motrën në Athinë me studime dhe për 3-4 puntata futet ushtarë dhe presin njerëzit si do jetë në rolin e ushtarit”, thotë më tej.

Ai thotë se roli i ka ndryshuar edhe jetën e përditshme teksa mjaft njerëz e përshëndesin. Me humorin që e karakterizon ai rrëfen se madje dhe policët kur e ndalojnë dhe e shohin se është ai duan të bëjnë foto me të.

Përsa i përket lidhjeve me Shqipërinë, ai thotë se ka ardhur çdo pesë vjet, por vitin e kaluar ka ardhur tre vjet, pasi po ndërton një shtëpi në Delvinë, për mundin dhe djersën e prindërve të tij.

Ai së shpejti do të bëhet prind i një djali dhe thotë se dëshironte të bëhej baba që 25 vjeç. Dëshira e Florianit është të vijë në Shqipëri dhe të luajë në gjuhën shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 