Itali/ Nga punëtor në sipërmarrës, historia e suksesit e Ermal Gjuzit

E premte, 26 Prill, 2024

Quhet Ermal Gjuzi, është 29 vjeç dhe një djalë me origjinë nga Shqipëria i cili prej 10 vitesh jeton dhe punon në Scanzano Jonico, Matera në Itali.

“Erdha në Itali si punëtor i thjeshtë, pasi isha në dijeni të kërkesave për punë si mbledhës luleshtrydhesh të Metapontino; tashmë unë jam pronari i një ferme që punëson mbi 50 persona, 25 prej të cilëve të punësuar gjatë gjithë vitit”, thotë ai për median italiane.

Ermali thotë se në pesë vitet e para ka punuar shumë duke fituar gradualisht besimin e punëdhënësit të tij që më pas e mbështeti në realizimin e ëndrrës: të krijonte sipërmarrjen e tij.

“Fillova të kultivoj në më pak se dy hektarë luleshtrydhe, tani kam 10 me qira, si dhe tre të tjera për perimet. Kryesisht kultivoj Sabrosa- Candonga, por kam dhe një hektar Fortuna, një varietet që çdo vit më jep mundësinë të hap sezonin e luleshtrydhes që në nëntor”, rrëfen Ermali.

29-vjeçari shqiptar thotë se për momentin tregtimi i luleshtrydheve të tij i është besuar një kompani në Scanzano Jonico, por projekti i blerjes së një magazine dhe vendosja e një përpunimi dhe paketimi të induktuar të produktit po bëhet gjithnjë e më realist pas asaj që Ermali nisi të bënte vitet e fundit për pajisjet dhe makineritë bujqësore.

“Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen time sipërmarrëse. Është fitorja ime sociale, kulturore dhe ekonomike. Për të gjithë ata të rinj që po kalojnë sot ato që kam kaluar unë u them: Mos kini frikë të veproni, të ndërmerrni inciativa, të gaboni dhe të investoni. Duhet të besoni në të dhe të përkushtoheni plotësisht: në fushën e bujqësisë përkushtimi duhet më i madh, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoni së pari për prodhimin dhe mundësinë për të prodhuar fruta me cilësi të lartë; atëherë shitjet do të vijnë vetë”, thotë Ermali.

Ambicia dhe përkushtimi i 29-vjeçarit shqiptar është e madhe. Genarro Motta, i Timac Agro Italia, një agronom që ndjek kompaninë nga pikëpamja tekniko ushqyese tregon mbi gjendjen e prodhimit.

“Ne po flasim për fusha të reja, pra më performuese dhe më produktive. Frutat janë me cilësi të lartë. Ky djalë, megjithëse ndër të sapoardhurit në sektor, ka fituar në një kohë shumë të shkurtër disa aftësi tekniko-agronomike të menaxhimit vërtetë të jashtëzakonshëm, integrimi social dhe ekonomik i gjuhës”, thotë Motta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 