Turqi / Shqiptarët e Edirnesë, albanologjia në Universitetin e Trakyas

E premte, 3 Maj, 2024

Rijetë Simitçiu pedagoge në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Trakya-s në Edirne, Turqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, historinë e Departamentit të Albanologjisë në Universitetin e Trakya, krijimin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe që është i vetmi në mbarë Turqinë i themeluar në 125 vjetorin e lindjes së Fan Nolit, “Unionin e Universiteteve të Ballkanit” një union që bashkoi universitet e vendeve të Ballkanit edhe një numër jo të vogël të universiteteve shqiptare etj.
HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË ALBANOLOGJISË NË UNIVERSITETIN E TRAKYA-S
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe u themelua në vitin akademik 2007/2008 në kuadër të Gjuhëve dhe Letërsive Ballkanike të Fakultetit të Letërsisë në Universitetine Trakya-s, i vetmi në mbarë Turqinë. Interesimi i studentëve për të studiuar gjuhën shqipe në Universitetin e Trakya-s përgjatë viteve 2011-2016 është rritur për herë më shumë. Në këtë departament deri në vitin akademik 2017/2018 numri i kontigjenit të studentëve që mund të fillonin studimet themelore/bachelor ishte 20(20+1) studentë, ndërsa tani ky kontigjen kaplon numrin 30(30+1) të studentëve. Aktualisht, rreth 56 studentë janë duke studiuar në Departament e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Edirne të Turqisë. Stafi i brendshëm akademik i këtij departamenti përbëhet prej tre mësimdhënësve dhe dy asistentëve. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet themelore/bachelor për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe mund t’i vazhdojnë studimet postdiplomike (master dhe doktoratë) në këtë fushë në Departamentin e Studimeve Ballkanike. Ky departament u hap në vitin akademik 2013/2014 në kuadër të Institutit të Shkencave Sociale të Universitetit të Trakya-s.
AKTIVITETET QË BËHEN NË DEPARTAMENTIN E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE TË UNIVERSITETIT TË TRAKYA-S
Në këtë departament vite me radhë janë bërë aktivitete të ndryshme. Së pari dua të filloj për rolin dhe rëndësinë e “Programit të Shkëmbimit Mevlana” që ka luajtur në këtë departament. Me vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 23 gusht 2011, ky program synon të shkëmbejë studentë dhe staf akademik midis institucioneve të arsimit të lartë që ofron arsimi në Turqi dhe institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë universitetet shqiptare. Universitet shqiptare me të cilët është aplikuar ky shkëmbim përvojash në kuadër të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe janë: Universiteti “Aleksandër Moisiu” – Durrës dhe Universiteti “Eqrem Çabej” – Gjirokastër (Shqipëri), Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren (Kosovë), Universiteti Shtetëror i Tetovës (Maqedoni) dhe Universiteti i Malit të Zi (Mali i Zi). Që nga gushti i vitit 2010 e këtej studentët e këtij departamenti janë mysafirë të Universitetit të Prishtinës “Ukshin Hoti” për të ndjekur kursin e gjuhës shqipe për dy javë rresht në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari, që nga viti 1974, mbledh gjithë studiuesit e studentët që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Për disa vite radhazi është organizuar “Dita e Studentëve të Gjuhëve të Ballkanit”, në këto manifestime është recituar, luajtur e kënduar shqip në qytetin historik të Edirnes. Studentët tanë po ashtu marrin pjesë edhe në organizimin e manifestimeve të tjera si në “Ditën e Shpalljes së Republikës së Kosovës”, në “Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, e kështu me radhë. Këto manifestime që u përmendën së fundi organizohen nga studentët kosovarë e shqiptarë në krye me rektorin e këtij universiteti.
UNIVERSITETI I TRAKYA-S THEMELOI “UNIONIN E UNIVERSITETEVE TË BALLKANIT”
Universiteti i Trakya-s për dallim prej universiteteve të tjera të Republikës së Turqisë që kanë për qëllim përgatitjen profesionale të profileve të caktuara, ai ka për qëllim edhe krijimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, përkatësisht me shtetet e Ballkanit. Që nga viti 2014 ky universitet themeloi “Unionin e Universiteteve të Ballkanit” 34 anëtarësh, ndërsa sot ky union përmban 80 anëtarë. Prej këtyre 80 universiteve nga mbarë Ballkani një numër jo i vogël prej tyre janë universitete shtetërore e private nga mbarë trevat shqiptare. Në një farë mënyre ky union jo vetëm që bashkoi universitet e vendeve të Ballkanit, ai njëkohësisht bashkoi edhe një numër jo të vogël të universiteteve shqiptare. Misioni i këtij unioni është formimi i marrëdhënieve mes universitetesh të vendeve të Ballkanit për një mësimdhënie më efektive dypalëshe. Produkt i një misioni të tillë është edhe programi i “Diplomës së Dyfishtë (2+2)” i cili vuri bazën në mes të Universitetit të Trakya-s me Universitetin e Prishtinës nëpërmjet dy departamenteve, atë të Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe të Gjuhës e Letërsisë Shqipe. Marrëveshja e këtij të pari u realizua dhe filloi të zbatohet prej vitit të kaluar akademik.Për vënien e themelit të kësaj marrëveshjeje në fushën e gjuhës shqipe, në nëntor të vitit 2019, prorektori i Universitetit të Trakya-s që njëkohësisht është edhe drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë Prof. Dr. Murat Türkyılmaz-i u takua me dekanen e Fakultetit të Filologjisë Prof. Dr. Linditë Rugovën dhe me shefin e Departamentit të Gjuhës Shqipe Prof. Dr. Bardh Rugovën. Për hir të situatës së pandemisë për momentin ky proces ka stagnuar por në një të afërme shumë të shpejtë pritet të fillojë. Misioni tjetër shumë i rëndësishëm që po ndërmerr Universiteti i Trakya-s është numri i studentëve që pranon ky universitet çdo vit e më shumë, si prej Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj. Në këtë vit akademik në këtë universitet vijojnë studimet nga Kosova (477 studentë), Shqipëria (144 studentë), Maqedonia (177 studentë), Mali i Zi (36 studentë) dhe nga Serbia (61 studentë). Këta studentë i ndjekin studimet themelore/bachelor, master dhe dokoraturë me shumë përkushtim dhe dashuri për punë. Këtij numri kaq të madh të studentëve universiteti iu vjen në krah edhe pas përfundimit të studimeve duke iu dhënë një mundësi për punësim nëpër shtetet amë të tyre. Universiteti në fjalë filloi projektin “TEKNOPARK” në Kosovë, për të vazhduar më tutje në vendet e tjera fqinje. Më 20 janar të këtij viti në Prishtinë u nënshkrua protokolli i modelit “Kosova Teknopark” në mes të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe rektorit të Universitetit të Trakya-s Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu. Në fund nuk do i lë pa i përmendur edhe revistat të cilat boton ky universitet që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe. Revistat shkencore “Revista e Institutit për Kërkime Ballkanistike” dhe “Revista Ballkanistike përgjuhës dhe letërsisë”, si dhe “Revista – Ura e Rumelive”. Kjo e fundit punimet që kanë të bëjnë me gjuhën, letërsinë, kulturën shqiptare i boton në të dyja gjuhët, në njërën anë të faqes në turqisht e në anën tjetër në shqip.
KONTRIBUTI I REPUBLIKËS SË TURQISË PËR GJUHËN SHQIPE
Qeveria e Turqisë në këto vitet e fundit ka ndërmarrë mjaft hapa të rëndësishme lidhur me pozitën dhe rëndësinë e gjuhës shqipe në Republikën e Turqisë. E para, ka futur gjuhën shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat e mesme të ulëta. Ndërsa e dyta, ka futur gjuhën shqipe si provim zyrtar shtetëror në Republikën e Turqisë. Në dhjetor të vitit 2016 Ministria e Arsimit të Turqisë dhe Universiteti i Trakya-s kanë nënshkruar protokollin për bashkëpunim. Kështu që nxënësit e shkollës së mesme të ulët të mësojnë gjuhën shqipe si lëndë me zgjedhje në kuadër të gjuhëve dhe dialekteve që jetojnë në Turqi. Ky protokoll u nënshkrua nga ministri i arsimit të Turqisë Dr. Cem Gençoğlu dhe rektori i Universitetit të Trakya-s Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu ndërsa plan-programet dhe tekstet shkollore u përpiluan nga pedagogët e këtij universiteti. Plan-programet mësimore janë përpiluar duke marrë për bazë kurrikulën e Ministrisë Turke të Arsimit për plan-programet mësimore të gjuhëve dhe dialekteve që “jetojnë” në Turqi, mirëpo duke ia përshtatur natyrës së gjuhës dhe kulturës shqiptare. Tekstet mësimore prej klasës së 5-të deri në dhe të 8-tën kanë përfunduar, ndërsa mësimi i gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje ka filluar gjatë vitit shkollor 2017/2018. Në Fletoren Zyrtare më 7 shkurt 2018-të u hap rruga për mbrojtjen zyrtare të gjuhës shqipe në Turqi. Qindra shqipfolës kanë hyrë në provimin e gjuhës shqipe. Interesim të madh kanë treguar jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Turqi por edhe shtetasit turq, ndër ta edhe ata me origjinë shqiptare. Në këtë provim janë futur edhe studentët që kanë përfunduar degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Trakya-s në Edirne. Ky provim ka për qëllim përcaktimin e nivelit të njohurisë së gjuhës shqipe. Kështu një nëpunës në Turqi që zotëron gjuhën shqipe, pas dhënies së provimit, do të marrë shpërblim nga shteti çdo muaj duke ia bashkangjitur atë rrogës mujore.
KUSH ËSHTË RIJETË SIMITÇIU?
Quhem Rijetë Simitçiu, jam e lindur më 7 prill të vitit 1979 në qytetin e Prizrenit. Shkollën fillore, gjimnazin dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike për mësuese i kam mbaruar në vendlindje. Studimet themelore Fakultetin e Mësuesisë dhe studimet master në Fakultetin e Filologjisë i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Tema ime e masterit me temë “Kohët e foljes sipas Selman Rizës” është udhëhequr prej Prof. Dr. Bardh Rugovës. Në janar të viti 2015 Instituti i Shkencave Sociale të Universitetit të Trakya-s vuri themelet për hapjen e Departamentit të Studimeve Ballkanike për studime të doktoratës, në kuadër të saj studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe. Në këtë rast unë pata fatin të jem studentja e parë e kësaj fushe. Me një fjalë u hap një derë historike për studime albanologjike në Turqi, prandaj ndihem jo vetëm e nderuar por edhe me shumë fat. Tema e doktoratës që unë studioj titullohet “Kopjimi i kodeve të turqishtes në shqipe në shembujt e gjetur te të folmet e Dibrës së Madhe (të Maqedonisë) dhe të Dibrës së Vogël (të Shqipërisë)”. Kjo temë doktorate jo vetëm që bashkoi dy Dibrat, ajo bashkoi edhe dy studiues të ndritur mentorin tim Prof. Dr.Ahmet Günşen dhe bashkëmentorin Prof. Dr. Bardh Rugova, i pari nga Turqia e i dyti nga Kosova. Me 12 mars të vitit 2001 kam filluar karrierën time si mësimdhënëse në qytetin tim të lindjes Prizrenin. Ndërsa që nga fillimi i vitit 2014 e gjerë më sot punoj si mësimdhënëse në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Letërsisë në Universitetin e Trakya-s në Edirne. Me një fjalë ky universitet m’i ka hapur dyert edhe si mësimdhënëse edhe si studente prandaj i jam shumë mirënjohëse. Kur u kontaktova nga gazeta “Dielli” e Federatës Mbarëshqiptare VATRA në New York, për të bërë një intervistë, emocionet ishin të papërshkruara. Nuk arrija të besoja se më kërkonin prej gazetës “Dielli”, gazetës të cilën e themeloi Fan Stilian Noli së bashku me Faik Konicën 112 vjet më parë. Dhe për çudi ky Departament i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe që është i vetmi në mbarë Turqinë u themeluar në 125 vjetorin e lindjes së Fan Nolit edhe atë vetëm 100 km larg vendlindjes së tij Ibriktepes (në atë periudhë Vilajet i Edirnes). Edirneja, Edreneja apo Adrianopoli, si të doni ja thoni, është qyteti ku mbaroi Noli gjimnazin. Tani të gjitha këto që u përmendën mund të jenë të rastit apo siç thonë: “Rasti është mbret i botës”. Para se ta përfundoj këtë intervistë dua t’ju falënderoj juve z. Sokol, si dhe shtëpinë e madhe të VATRËS e Gazetës “Dielli” që ma dhatë këtë mundësi./ Gazeta Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 