“Connect Albania”, ministri Majko: Të përfshihen edhe arbëreshët

E premte, 3 Maj, 2024

“Connect Albania”, një mekanizëm i ri për të investuar në Shqipëri” ishte takimi online i radhës në kuadër të programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.

Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Diaporën, Pandeli Majko propozoi që në program të përfshiheshin edhe arbëreshët, si një potencial ekonomik, krahas vlerave të ruajtjes së traditave shqiptare.

“Mendoj që gjërat janë duke folur me terma praktikë, vetëm se do t’i propozoja grupit drejtues të projektit që në trajtimin e ndërmjetësimit të diasporës të parashikonte jo vetëm shtetasit shqiptarë që jetojnë n Itali, diaspora është një konotacion shumë i gjerë, mendoj se me këtë kontacion kaq të gjerë nuk duhet të përfshijmë vetëm ata që 30 vjet më parë trokitën në dyert e Italisë se ajo ka hapur dyer dhe për shqiptarë të tjerë, jo 30 vjet po mbi 500 vjet përpara ka trokitur në dyert e Italisë, komuniteti arbëresh që sot ruan traditën e cilësitë e veçanta që i bëjnë nder kombit shqiptar dhe marrëdhënies italo-shqiptare. Mendoj që drejtimi që bëhet nga IOM, Financat dhe AICS të shohin dhe këtë cilësi të veçantë që ka të bëjë dhe me përfshirjen e arbëreshëve, dhe do të japë refleksion pozitiv për qëllimin e këtij programi”, tha ndër të tjera z. Majko.

Sipas tij tashmë programi Connect Albania, i cili lindi si një sfidë në një kohë pandemie, po merr përmasa praktike.

“Tani programi Connect Albania që parashikon ndërmjetësimin e përfaqësuesve të diasporës për sjelljen e investimeve në Shqipëri po merr përmasë praktike. Nuk flasim në terma të përgjithshme po me rajone të caktuara siç është rajoni i jugut të Italisë, mendoj se orientimi në këtë drejtim praktik e bën dhe më të realizueshëm pamjen e asaj që ofron projekti,se pse nëse në fillim diskutonim në parime të përgjithshme me gjithë kushtet e vështira që po kalon jo vetëm Shqipëria po dhe Italia dhe gjithë vendet e Europës për shkak të pandemisë po zhvillojmë një projekt sfidues po ka të bëjë me cilësi kombëtare që po merr pamjen e vetë të plotë”, tha ai.

Në këtë takim krahas ministrit Majko ishin të pranishëm edhe Alma Jani, drejtoresha e IOM, zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, Sekretari i përgjithshëm i MEPJ-së, Armand Skapi, përfaqësuesi i AICS Endrit Xhaferraj dhe u moderua nga gazetari Arbër Agalliu.

Ky takim është organizuar dhe promovuar nga IOM në Shqipëri, dhe financohet nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkepunimit Ndërkombëtar dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit shqiptar për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare, Ministrinë e Ekonomisë e Financave të Shqipërisë dhe Agjencia Italiane per Bashkepunim dhe Zhvillim (AICS).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 