Greqia shtyn afatin e kufizimit për fluturimet ndërkombëtare

E diel, 28 Prill, 2024

Autoritetet greke kanë vendosur që të zgjasin kufizimet për fluturimet brenda vendit deri më 16 mars dhe fluturimet ndërkombëtar deri më 22 mars, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga COVID-19.

Vendimi është njoftuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë. Përsa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sqarohet se fluturimet për dhe nga Greqia do të kryhen vetëm përmes aeroportit “Eleftherios Venizelos”.

Udhëtarët e vendeve të treta që dëshirojnë të hyjnë në Greqi nuk do të lejohen pasi konsiderohen si të prekura ndjeshëm nga virusi, ndërsa ata që vijnë nga BE dhe zonat e Shengenit do të kenë të drejtë të hyjnë në Greqi, pavarësisht kufizimeve aktuale.

Sipas njoftimit të AAC të Greqisë, të gjithë që vijnë nga tetë vendet e mëposhtme përjashtohen nga direktiva e Aviacionit: Australia, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tailanda Rusia dhe Izraeli.

Megjithatë udhëtarët që do të hyjnë nga çdo vend tjetër përfshi dhe vendet anëtare të BE-së do të jenë të detyruar të ndjekin karantinën shtatë ditore të detyrueshme për të minimizuar transmetimin e virusit. Ndërkaq, fluturimet me Turqinë vijojnë të jenë të pezulluara. Sidoqoftë personat e vaksinuar ndaj koronavirusit do të kenë disa lehtësira për të hyrë në Greqi.

Greqia është ndër vendet e para që aplikoi certifikatën digjitale të vaksinimit për të lehtësuar procesin e udhëtimit, që kur kjo ide u shfaq. Autoritetet mendojnë se ky dokument do të ndihmonte gjithashtu në ringjalljen e sektorit të turizmit, një nga industritë më të rëndësishme në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 