Ambasada në Greqi uron 7 marsin: Mësuesit nuk u ndalën as në pandemi

E diel, 28 Prill, 2024

Ambasada shqiptare në Greqi përmes një video urimi ka uruar 7 marsin të gjithë mësuesve, e veçanërisht atyre të mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit.

“Puna e çdo mësuesi, e veçanërisht e mesuesve që punojnë e jetojnë në emigrim, këtu në Greqi apo kudo ku ka shqiptarë, është dëshmia më e lartë e dedikimit për kulturën kombëtare. Çdo orë mësimi që ju organizoni nuk është vetëm përcim i gramatikës apo rregullave të shqipes, por bashkë me to, ndizni dhe mbani gjallë dashurinë e madhe për vendin ku fëmijët dhe të rinjtë kanë rrënjët e tyre, mbani gjallë dashurinë e madhe për gurin e parë identitar, mbani gjallë dashurinë për Shqipërinë tonë. Ndaj për këtë mision të lartë e këtë passion që dëshmoni çdo ditë, dua t’ju falenderoj dhe t’ju përcjell urimet më të mira për festën e 7 – Marsit!”, thuhet në urimin e Ambasadës.

Një falenderim për punën e pandaluar të këtyre mësuesve dhe në këtë vit sfidash të mëdha të cilat vunë në pikëpyetje përditshmërinë personale dhe profesionale. “Dedikimi ndaj profesionit dhe kreativiteti ishin shënjues të punës suaj këto kohëra të vështira, duke provuar edhe njëherë se nëse duam së bashku mund t’ia dalim në çdo rrethanë a vështirësi”, thuhet më tej.

“Uroj që shembulli juaj të jetë frymëzues për këdo që beson se edukimi është shtegu më i sigurtë për një të ardhme të sukseshme; të jetë frymëzues për cilindo shqiptar që ka mall për Shqipërinë dhe të jetë frymëzues për çdo të ri, i cili nuk do të harrojë origjinën, traditën dhe kulturën e tij”, ishte urimi i ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 