Gjermani/ Sizmologu shqiptar Ervin Kasaj: Konferencë e përbashkët për tërmetet

E premte, 3 Maj, 2024

Shqiptarët jashtë vendit japin një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë në çdo fushë. Pas tërmetit dëmtues të 26 nëntorit 2019 mjaft bashkëkombës u angazhuan në profesionet e tyre për të ndihmuar Shqipërinë. E mes tyre ishin dhe sizmologë.

Ervin Kasaj, sizmolog, prej disa vitesh tashmë jeton në Gjermani dhe rrëfen për “Diaspora Shqiptare” se për të ishte një vendim i detyruar për shkak të studimeve dhe projektit ambicioz që nuk mund ta refuzonte. Ai flet për rolin e sizmikës dhe menaxhimin e situatës së ndërtimeve, sidomos pas leksionit që na dha tërmeti i nëntorit dhe për planet e tij që përfshijnë dhe Shqipërinë. “Po do kthehem në Shqipëri, pasi dera e botës s’është strehë e kokës”, thotë ai.

Prej disa vitesh tashmë jetoni në Gjermani, pse ky vendim për t’u larguar?

Së pari, ju falenderoj përzemërsisht për këtë intervistë!
Pas kryerjes së Kursit Ndërkombëtar mbi, “Sizmologjinë dhe Vlerësimin e Rrezikut Sizmik” në Potsdam, Gjermani , ndër institucionet shkencore më të mira në fushën e Sizmiologjise, ku une pata fatin te kryeja studime të thelluara pasuniversitare në Sizmologji. Shumë sfida dhe projekte të ndryshme Sizmike në Europë, koncepte të reja në fushën e Sizmiologjis, të cilat në fillim më dukeshin të huaja por inspiruese mjaftueshëm për të mos hequr dorë. Ishte një projekt Sizmik në Gjermani dhe unë pranova të isha pjesë e stafit të këtij projekti. Ikja ime ishte gati e detyrueshme. Si të thuash, unë e quajta në mendjen dhe veten time si diçka që duhej bërë patjetër. Shpirtërisht ka qenë e vështirë, pasi do lija njerëzit e mi në Shqipëri.

Në profesion ju jeni sizmolog. Një kontribut të rëndësishëm keni dhënë dhe në informacione lidhur me aktivitetin sizmik në Shqipëri më 26 nëntor 2019.

Pas tërmetit dëmtues të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri gjithnjë e më tepër iu kushtua rëndësi kushteve sizmike për ndërtimin, teksa prej 30 vitesh vijon të ndërtohet me KTP e vitit 1989, edhe pse shtetet e tjera Hartën sizmike e përditësojnë cdo 5-6 vjet.
Së fundmi, Departamenti i sizmologjisë ka vendosur “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi”, si dhe rezultatet e deritanishme të vlerësimit të rrezikut sizmik të Shqipërisë të prezantuara nëpërmjet hartave përkatëse probabilitare.
Është e rëndësishme në qendrat e banuara, të kemi një pasqyrë me çfarë frekuence vibron trualli. Të njohësh frekuencën me të cilën vibron trualli do të thotë që ti në një farë mënyre ndihmon inxhinierët që të llogarisin sa më mirë strukturat e tyre. Duhej që në ndërtimin e banesave në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje e posaçme standarteve të ndërtimit dhe sigurisë sizmike. Pas tërmetit në Kobe më 1995 Japonia ka ndërmarrë shumë masa, veçanërisht me standarde strikte ndërtimi, duke u bërë një nga vendet më të mira në botë për t’u përballur me një aktivitet sizmikë.

A mendon për një bashkëpunim institucional me IGJEUM për të shkëmbyer eksperienca me kolegët shqiptarë?

Pas disa njohurive dhe aftësive në punë kërkimore prej 15 vitesh në fushën e Sizmologjisë, kam kënaqësinë të mbaj ende kontakte të ngushta me këtë Institut. Kemi pasur disa punime dhe studime në fushën e sizmiologjisë por dhe së shpejti në një konferencë të përbashkët në këtë fushë ku temat kryesore janë: Informimin kryesor rreth tërmeteve në popullatë, harta e rrezikut sizmik dhe standardet në ndërtim, laboratorë sizmik, etj.

Duke qenë në fushën e sizmikës, bazuar dhe në eksperiencën tuaj në Gjermani çfarë mund të themi për sigurinë e ndërtimeve pas dhe para ’90-tës?

Shqipëria është një territor i prekur vazhdimisht nga tërmetet dhe duke e ditur këtë gjë shumica e ndërtimeve në vend janë bërë pa njëfarë kriteri.

Siguria e veprave të ndërtimit duhet të jetë çështje e ditës dhe shoqëria nuk mund të sensibilizohet vetëm, kur ndodhin fatkeqësi. Tërmetet zënë peshën kryesore të dëmtimit të strukturave me pasoja shkatërrimin, kontrollet të jenë të vazhdueshme dhe t’iu jepet zgjidhje problemeve konkrete me përgjegjësi profesionale. Eshtë e nevojshme, që ne të gjitha strukturat, e veçanërisht ato të vjetruara, të ricertifikohen lidhur me aftësinë mbajtëse. Instituti i Ndërtimit duhet të kalojë “në sitë” ndërtimet, lidhur me sigurinë e tyre. Specialistët në vendin tonë nuk mungojnë. Zona duhet të studiohet, një godinë e plasaritur nuk duhet të rikonstruktohet, por të shembet. Çdo pallat duhet studiuar, nuk mund të vendosësh me sy të lirë. Një studimi që është bërë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, vetem 349 struktura u vlerësuan me rrezikshmëri të lartë, që mund të shembeshin nga një tërmet të madh. Shumë prej tyre janë komplekse apartamentesh. Po në Shqipëri sa janë …?

Emigracioni dhe transformimet sociale, dhe sa përfshihet Shqipëria në planet tuaja në të ardhmen?

Në kohën e sotme qytetet e mëdha të vendeve më të zhvilluara e sidomos kryeqytetet e metropolet, karakterizohen nga një multikulturalizëm në rritje. Të jetosh në këto realitete të reja, të adaptohesh me këto kultura të zhvilluara a qytetërime të konsoliduara, është domosdoshmëri pa dyshim të përshtatesh, t’i njohësh ato kultura, gjuhë, zakone, t’iu bëhesh pjesë ritmeve të shpejta, kompetitive e dinamike të jetës këtu. Po do kthehem në Shqipëri, pasi dera e botës s’është strehë e kokës. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 