“Shqiponjat e Mëndafshta” takim mbi roli i gruas në shoqërinë italo-shqiptare

E diel, 5 Maj, 2024

Shoqata e grave shqiptare në Bari “Shqiponjat e Mëndafshta” do të bashkojë në një aktivitet online disa nga gratë shqiptare që jetojnë në rajonin e Pulias në Itali të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në këto 30 vite.

Aktiviteti organizohet në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, si një datë e rëndësishme pikërisht për të përkujtuar këto arritje.

Tema kryesore e bashkëbisedimit do të jetë roli i gruas në një shoqëri paralele italo- shqiptare. Pjesëmarrëset do të sjellin eksperiencat e tyre personale si dhe vështirësitë e hasura për integrim në një tokë të huaj. Gratë e ftuara do të flasin për të shkuarën dhe për arritjet e tyre në aspektet personale e profesionale, si dhe do të shpërndajnë mesazhe dhe ide që mund të shërbejnë për të ardhmen.
Takimi do zhvillohet ditën e shtunë, më 6 mars në orën 18:00. Pjesëmarrëse e këtij aktiviteti do të jete Klodiana Cuka, Presidente e “Integra onlus”, me eksperience shumë vjeçare në çështjet e emigracionit në nivel kombëtar, artistja e njohur Aksinja Xhoja, pianiste me famë ndërkombëtare dhe e bija e artistit të merituar Nikolin Xhojës. Për të vazhduar me profesoreshën e njohur Valentina Ndou, e cila spikat për kërkimet në fushën e inxhinierisë ekonomike.

Lista e të ftuarave plotësohet me emra të tjerë të rëndësishëm për Diasporën shqiptare në Bari, si doktoresha Arianita Nebi, bija e mjeshtrit të madh Agim Nebi, violinistja Anila Bodini, e cila nuk harron kurrë rrënjët dhe traditat e familjes së saj nga Elbasani. Anila është mbesa e Mustafa Bodinit ose siç njihet ndryshe nga publiku, autori i këngës së famshme popullore “Lule t’bukra ka Tirona”. Për t’u plotësuar me pjesëmarrjen e një motre të vërtetë, që ndjek gjurmët e Nënë Terezës duke u gjendur pranë personave në vështirësi, siç është Suor Roza Biba. Po ashtu, nuk mund të mungonin dhe emra të rëndësishëm në fushën mjekësore apo të shërbimeve sociale, si doktoresha Ina Ali, me origjine korçare, dhe Anila Cili, ndërmjetëse kulturore nga Tirana.
Grupi organizues na informon qe takimi do të koordinohet nga Aurela Hasku dhe Fabiola Ismaili, anëtare të shoqates “Shqiponjat e Mëndafshta”.

“Është ndoshta i pari takim i organizuar midis grave shqiptare këtu në Bari, për më tepër në një dite të rëndësishme, siç është ajo e festës së gruas. Jemi munduar të ftojmë disa nga emrat më të rëndësishëm për komunitetin tonë në Pulia. Lista e grave, që na krenojnë si komb, është e gjatë dhe për ne ishte e pamundur t’i ftonim të gjitha. Ideja është që të tregojmë e të tregohemi, si dhe të mësojmë nga eksperiencat e njëra-tjetrës. Gjithashtu është një mënyrë për të falenderuar kë ka ardhur para nesh dhe, me anë të shembullit të mirë, integrimit, punës, sakrificave dhe arritjeve, ka lehtësuar rrugën e brezave të ardhshëm”- shprehet Aurela Hasku, Presidente e “Shqiponjave të Mëndafshta”.
Takimi mund të ndiqet online në faqen Facebook të shoqatës “Le Aquile di Seta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 