COVID-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbeten në fuqi të njëjtat masa kufizuese

E hënë, 29 Prill, 2024

Në Shqipëri Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lërë në fuqi të njëjtat masa kufizuese që ekzistojnë, orarin mbyllës 20.00-06.00, shkollat online në zonat që kanë rastet më të mëdha.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se do të qëndrojnë të njëjtat masa në fuqi, afati i të cilave skadonte sot.

“Kemi vënë re një tendencë ulje të indikatorit R që nga 1.1 që ka qenë ka shkuar në 1.05. Pra konkluzioni ishte që masat që u propozuan para dy javësh kanë nisur të japin efektin e tyre dhe mendojmë të vazhdojmë të mbetemi aty duke i vlerësuar më ngushtësisht në koha dhe më të shkurtra efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e kësaj tendence ulje që kemi vënë re këtë periudhë”, tha znj. Rakacolli.

Albana Fico, drejtoresha e ISHP-së tha gjatë mbledhjes se po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja dhe pse incidenca dy javore COVID-19 ka tendencë ulje.

“Pozitiviteti mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore dhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, sipas gjetjeve të ISHP ka një tendencë ulje. Ajo që dua të sjellë në vemendje ka qenë që në mosha ka ndryshime dinamike. Prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm jo vetëm em implementimin e masave të thjeshta, siç janë distancimi fizik. largja e duarve dhe higjiena personale. Në këtë moment nuk mund të na vetëkënaqë po duhet të vijojmë pa diskutim me zbatimin e masave. Dua të apeloj te qytetarët dhe si mjeke që nëse keni shenja të COVID 19 ju lutem drejtohuni mjekut të familjes. Nëse rasti është i rëndë drejtohuni te 127”, tha Fico mes të tjerash.

Përsa i përket mutacioneve të COVID-19 drejtoresha e ISHP-së Albana Fico tha se edhe pse përgjigjet nuk kanë ardhur, ka fakte të arsyeshme që mutacionet kanë mbërritur.

“Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar, algoritmi i leximit të saj është tepër profesional. Mostrat janë cacur në laboratorin më të mirë në botë. Informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, aty ka radhë, i ke dërguar dhe duhet të presësh. Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të arsyeshëm. Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë janë të gjithë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë kemi dyshime të arsyeshme. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu, ka një trend që ka treguar një veçori”, deklaroi Fico.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 