Sot 94-vjetori i vdekjes së atdhetarit arbëresh Zef Skiroi

E hënë, 29 Prill, 2024

Sot shënohet 94-përvjetori i ndarjes nga jeta të Zef Skiroit, i cili ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar i botës arbëreshe.

Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit.

Veprat kryesore të tij janë: “Mili e Hajdhia”, “Te dheu i huaj” dhe Mino”.

“Te dheu i huaj” është një idil i gjatë historik, i qëndisur me elemente të folklorit dhe mitologjisë, që rrëfen për ikjen epike të shqiptarëve të shekullit të pesëmbëdhjetë nga atdheu i të parëve për t’u ngulur në Siçili. Varianti përfundimtar i kësaj vepre iu botua pas vdekjes më 1940.

Ndërsa poema “Mili e Hajdhia” është këngë subjektive e Skiroit, ku autori shpalosi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij. Poemën “Mino”, Zef Skiroi e shkroi në fund të jetës e të krijimtarisë së tij. Kjo poemë është një elegji me nota autobiografike, në të cilën subjekti lirik vajton vrasjen e djalit të tij Minos, më 1920.

Kjo vepër bashkë me “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës e “Kanga e sprasme e Balës” e Darës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, “Te dheu i huaj” u botua në dy variante, më 1900 dhe më 1940. Eqrem Çabej më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe (Zef) Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky më 1945 shtoi: “është në njëfarë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Zef Skiroi u lind në Horën e Arbëreshëve më 10 gusht 1865 dhe vdiq në Napoli, me 17 shkurt të vitit 1927. Në moshën 9-vjeçare Zef Skiroi ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në “Seminar Shqiptar” në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën “Arbëri i ri” si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.

Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari. Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  