Përditshmëria e arbëreshëve të Italisë në veprat e artistëve të shekullit të XIX

E hënë, 29 Prill, 2024

Një panoramë e një familje shqiptare arbëreshe në vitin 1840 vjen nga piktori francez Achile Deveria.

Kjo pikturë është mes 400 veprave të suksesshme dhe tre mijë ilustrime të tij, dhe grafikën me ngjyra “Koloni shqiptare në Kalabri”. Autori është konsideruar si një mjeshtër i padiskutueshëm i litografisë duke zbatuar i pari edhe ngjyrën në këtë gjini.

Me sa duket e ka realizuar këtë punim para vitit 1840 (ndoshta me 1836), gjatë një udhëtimi të tij nëpër Kalabri. Gjithçka në të është e natyrshme, jetësore, tipike arbëreshe, dhe po aq tipike shqiptare, që nga veshjet me kostumet tradicionale, deri tek qëndrimi i
çlirët dhe me pamje krenare i vetë personazhit qendror. Fustanella gjatoshe tërë pala e arbëreshit, xhokja e kuqe qëndisur me fijezime ari, llulla e gjatë karakteristike, kordha varur përgjatë kofshës, brezi mbushur me kama, shalli gjysmë i zgjidhur përreth kryeve, krejt elementet kompozicionale flasin për po atë shqiptar tipik që hasim në dhjetëra tablo e ilustrime të kohës.

Mustaku i rëndë, vështrimi paksa anësor, qëndrimi prehës, duke tërhequr llullën,
e bëjnë këtë shqiptar disi hijerëndë, plot siguri në vetvete, për të pasur nën mbrojtje e përkujdesje të afërmit e tij: Një grua që i qëndron në krahun e djathtë, gjithë ngrohtësi, me vështrimin ngulur drejt tij, dhe në plan të parë të tablosë, në qëndrimin ulur, një tjetër grua me foshnjë në krahë. Tek të dyja gratë bie në sy veshja karakteristike arbëreshe, fustani i gjatë deri në fund të këmbëve, me ravijëzimet horizontale, përparësja e qëndisur, stolitë dhe vargarët në duar e gushë, krejt kostumi i tyre piktoresk,
për të cilin flet me aq mbresë Aleksander Dyma në veprën “Kapiteni Arena”.

Dhe, në kontrast me personazhet madhore veshur tradicionalisht, shfaqet në duart e së ëmës, foshnja engjëllore, me veshjen e vet të mishtë, të brishtë e të kulluar që i ka falur Natyra apo Perëndia. Ja atmosfera familjare, të themi, e këtij kompozimi me stil të zhdërvjelltë, vendosur në natyre, nën një qiell agullor, në krah të një fshati arbëresh me mbijetesë të përjetshme, historikisht dërrmuar nga mjerimet, luftrat, tërmetet, sëmundjet, për të cilat nuk mungojnë të flasin mjaft autorë, veçanërisht Frederic Gibert, tek i cili kemi të mbledhura me kujdes disa prej këngëve dokeve e zakoneve të bukura të arbëreshëve. / Informacioni i marrë nga Antologjia e Fotaq Andreas, “Arbëreshët e Italisë 1413-2007

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  