Shqipëria zbardhet nga bora, vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave

E diel, 28 Prill, 2024

E gjithë Shqipëria u zgjua të dielën e zbardhur nga reshjet e borës. Situata ka sjellë probleme në qarkullim pasi ndërprerja e reshjeve këtë mëngjes ka sjell dhe ngricat për shkak të temperautrave të ulëta.

Sipas kreut të Emergjencave Civile Haki Çako nuk ka asnjë aks të bllokuar, por se për shkak të ngricave lëvizja ka vështirësi dhe apeloi drejtuesit e mjeteve për kujdes.

Ai tha se reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat malore, ndërsa prezenca e akullit është pothuajse në të gjithë vendin. Sa i përket Lezhës, Çako tha se situata është normale.

“Asnjë aks rrugor për momentin nuk është i bllokuar. Prrenjas-Librazhd dhe rruga në drejtim të Korçës, nga Tirana Elbasan është e hapur. Kuptohet që ka vështirësitë e veta për shkak të ngricës në rrugë dhe për shkak të mundësisë së kufizuar të parakalimit duhet të ketë kujdes. Temperaturat do të shkojnë ekstremisht nën zero. Mund të ketë probleme për ata drejtues që nuk ka zinxhirë ose nuk i kanë mjetet me goma dimri. Reshjet dëbore do ketë në zonat malore, por prezenca e akullit është shumë e madhe për shkak të përfshirjes së gjithë vendit nga reshjet e dëborës. Aktualisht jam në Lezhë, ku situata është normale, po vazhdojnë të qarkullojnë, të lëvizin dhe ato mjete që kanë qenë të bllokuara”, deklaroi Çako.

Orët e para të ditës së dielë mbeten me reshje të pakta bore, thuajse në gjithë vendin, por gradualisht mëngjesi largon boren nga veriu dhe zonat qendrore, ndërsa vijojnë reshjet në juglindje deri pas mesditës.

Temperaturat do të shënojnë një tjetër rënie me 2-3 gradë, duke zbritur 15-16 gradë nën zero në Dibër dhe Kukës, ndërsa maksimumi do të shënojë rreth 5 gradë në Sarandë. Mbeten negative temperaturat e mesditës në gjithë zonat malore dhe pranë 0 gradëve zona e ulët e vendit.

Era vijon mesatare në territor por e fortë në veri-verilindje, duke arritur shpejtësi maksimale deri 90 km/h në veri të vendit, si në shtrirjen Theth-Boge-Dragobi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 