Greqi/ Nëse nuk rritet numri i fëmijëve që mësojnë shqip, do të harrohet gjuha

E diel, 28 Prill, 2024

Si për çdo shqiptar të larguar nga Shqipëria, edhe për mësuese Eva Palokën fillimi nuk ka qenë i lehtë. Ajo la punën si mësuese në Korçë dhe emigroi në Selanik. Muajt e parë çdo gjë i dukej e huaj dhe pa vlerë, gjuhën nuk e dinte dhe i mungonte puna si mësuese. Punën e parë e nisi në një pastiçeri, e teksa dilte nga puna shikonte autobusin me nxënës dhe lehtësisht i rrëshkisnin lotët. Kaluan vite, kur në vitin 2014 ju ofrua të punojë si mësuese vullnetare në shkollën e mësimit të gjuhës shqipe, ofertë që e pranoi pa më të voglin hezitim. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” mësuese Eva Paloka tregon historinë e saj të emigrimit dhe kënaqësinë që i jep të mësuarit gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.

Do donim ta nisim duke ju kthyer pak në kohë dhe të flasim për historinë tuaj të emigrimit. Si e morët vendimin për t’u larguar nga Shqipëria?

Leximi i pyetjeve më shkaktoi një emocion të veçantë. Më duhet të jap përgjigje për çka dhe vetë i kam menduar apo diskutuar në heshtje.

Si mbarova universitetin u emërova në një fshat të largët e të ftohtë të qytetit tim, Korçës. Atje punova 5 vite të plota. Mora klasë të parë, 7 vjeçarë dhe përfunduam me sukses të katër klasat e fillores. Kisha nxënës të mirë dhe të dëgjueshem, edhe sot janë miqtë e mi. Mamin e kisha mësuese dhe ndihmohesha shumë prej saj, por dhe nga disa kolegë mësues me përvojë të shkollës, ku jepja mësim. Më pas u emërova si inspektore arsimi për ciklin e ulët. Inspektova dhe njoha të gjitha fshatrat dhe shkollat e rrethit të Korçës, edhe ato më të largëta. Konstatova se mësuesit punonin të gjithë shumë, jepnin dhe jashtë mundësive të tyre. Mallëngjehesha nga vështirësitë dhe sakrificat e tyre, por dhe të nxënësve. Si i bëra rreth dy vjet punë në qytet, një ditë të bukur e dashuruar vendosa të ndjek të fejuarin tim e të nisim rrugën bashkëshortore në një vend si Greqia, e cila ato vite priti me qindra e mijëra emigrantë. I fejuari im kishte disa vite që jetonte e punonte. Do vendoseshim në Selanik ku kisha dhe motrën me familjen e saj dhe vëllain më të vogël.  Kështu një ditë fund dhjetori kalova kufirin me një status të ri.

Si ishte fillimi i përshtatjes më një vend ndryshe nga Shqipëria e asaj kohe?

Gjithçka më dukej e huaj, edhe i fejuari, edhe familjarët. Në Korçë lashë babain dhe gjyshërit, pasi mami kishte disa vite që kishte ndërruar jetë. Telefonoja çdo ditë e lotët nuk më linin të dëgjoja fjalët që më thuheshin nga ana tjetër e telefonit. Kur mbaronte karta, nuk u kisha thënë akoma se sa shumë i doja. Qyteti i Selanikut ishte dhe është i bukur, por unë nuk mundesha të shijoja asgjë. Tregova një farë negativiteti ndaj gjithçkaje. Më mungonte jeta ime e mëparshme, edhe pse në vitet 2000 gjendja ekonomike dhe ajo shoqërore në  Shqipëri ishte një miks, prishje dhe ndreqje. Njerëz të çorientuar me ide të paqarta. Edhe largimin tim dhe braktisjen e gjithçkaje që unë bëja e quaj të tillë.

Cila ka qenë puna e parë që keni bërë dhe si e kujtoni si eksperiencë?

Pas dy muaj si e papunë, rastesisht një miku i ynë familjar na lajmëron se në një ëmbëltore kërkojnë punëtore ndihmës. I them tim shoqi se duhet të shkojmë të shohim. Unë nuk dija asnjë fjalë, përpiqesha të kuptoja bisedën e dy burrave vetëm nëpërmjet shenjave. Një çast pashë buzëqeshjen e të dyve dhe pata shpresën se ai do pranonte të më punësonte. Kështu ndodhi vërtet. Nisa punë në ëmbëltore. Ditët e para kanë qenë më të vështirat në krejt jetën time. Nuk po flas për lodhjen fizike, por për atë shpirtërore. Orari i punës mbaronte në katër pasdite. Kur puna mbaronte  bëja pastrimin e dyqanit, më duhej të hidhja dhe mbeturinat në koshat në rrugë, gjithmonë në atë orar kalonte dhe autobuzi me nxënës e mësues,  disa prej tyre zbrisnin në stacionin para punishtes tonë. Lotët i gëlltisja, ngrija kokën lart të mos më shkisnin nëpër faqe për të mos u tradhëtuar. Kalonin ditë, shtohej tani dhe lodhja fizike. Prisja natën që gjumi të më zinte për të menduar qytetin tim, miqtë, gjyshërit e shtrenjtë. Më pas gjithçka bëhet e kthehet në normale, sepse është një jetë tjetër e të duhet të përshtatesh për të jetuar e mbajtur familjen. Në atë punishte punova plot 13 vjet. Mësova në praktikë një profesion të dytë, nuk i trembesha më rikthimit tim në atdhe. Paradite do ushtroja profesionin e mësuesit dhe mbasdite atë të pasticierit, kështu u thosha miqve të mi me humor. Po në këtë punë mësova dhe gjuhën greke. Gjashtë muajt e parë nuk desha të komunikoja nga frika se ato që do të thosha, do ishin gabim. Mendim i gabuar i imi ky. Të mësosh një gjuhë të huaj duhet të mos kesh drojë, por guxim, punë e talent.

Pas rreth 14 vitesh, në 2014 ju rikthyet pasionit tuaj, mësimdhënies dhe prej vitesh jepni mësim në gjuhën shqipe në Greqi. Si ka ndryshuar sistemi i mësimdhënies së gjuhës shqipe ndër vite?

Ishte fillim marsi i vitit 2014 kur konsulli i parë  në Selanik, z. Artur Porpollogu më telefonon dhe më thotë nëse kisha dëshirë të jepja mësim në një shkollë ku do mësohet shqip e cila do hapej në 7 mars.

Ti po më pyet i them. Sigurisht që do të vij. Por më thotë ai, do të punosh vullnetarisht që do të thotë se kontributi do të jetë pa pagesë. Më erdhi për të qeshur. Kush e mendonte. A kishte shpërblim më të madh kur femijë emigrantësh shqiptarë, miq e prindër do më thoshin mësuese? Hapja e një shkolle shqipe, ku unë të isha mesuese e saj (ndërkohë funksiononte dhe një tjetër në Selanik, Nënë Tereza) ishte një ëndërr prej vitesh. E ëndërroja. Ja që ëndrrat dalin e bëhen të vërteta. Që prej vitit 2014 e deri sot jo vetëm unë por dhe 4 mësues të tjerë punojmë si një skuadër e mirë për të ruajtur shqipen, traditat e për të treguar se kemi një histori të gjatë, të lashtë dhe gjithçka kemi arritur është arritur mes veshtirësish dhe gjakut. Gjithmonë përpiqem të falenderoj ata që më kanë mbeshtetur. Nuk mund të mos përmend mbështetjen, pa praninë e të cilit shkolla jonë nuk do kishte kaq shumë jetëgjatësi, atë të ish kryetarit të shoqatës ‘Progresi’ ku unë aderoj dhe tani jam zëvendëse e tij, mikut të shtrenjtë, zotit Thodhori Miho, djalë punëtor, i shkathët e mbi të gjitha trim e patriot ku e udhëhoqi me sukses shoqatën tonë për njëzetë vite.

Sa i përket sistemit të mësimdhënies së gjuhës shqipe me thënë të drejtën kam shumë rezerva, të cilat i kemi diskutuar dhe me mësues të tjerë. Çdo ndryshim, çdo përmirësim vërtet është në të mirë të procesit mësimor, por në kushtet tona, ku mësimi i shqipes ka një orar të kufizuar, një herë në javë dhe 2 orë mesimi, nuk na duhen tekste që vit pas viti janë të ndryshme. Na shërbejnë tekste të shkurtra, të thjeshta, të përshtatura për nxënësit që flasin dhe komunikojnë në dy gjuhë. Asnjëherë nuk arrijmë të përfundojmë tekstet e dërguara nga Ministria e Arsimit. Programi ynë duhet të jetë tridhjetë e gjashtë oresh, ku të permbajë festat tona kombëtare, ngjarje të rëndësishme historike e kulturore, tregime e pjesë nga autorë të vendit, këngë e vjersha për fëmijë, të ndërthurura me rregulla të thjeshta gramatikore.  Fëmija vërtet të mësojë të flasë bukur e të shkruajë shqipen, por pa e vështirësuar. Nuk ka për të qenë kurrë i njëjti nivel mes dy fëmijeve shqiptarë, por që jetojnë në vende të ndryshme, dikush në atdhe e dikush jashtë tij.

Sa të gatshëm janë fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe?

Gatishmërinë për mësimin e shqipes duhet ta shohim te prindi në radhë të parë. A e dini se parqet janë të mbushur me femijë shqiptarë ku prindërit e tyre u flasin greqisht? E çfare greqishteje, të copëtuar, të mësuar në rrugë, apo në punë të thjeshta. Klasat duhet të ishin të mbushura plot me fëmijë shqiptar, pasi jemi komuniteti më i madh në Greqi. Fëmijët tanë duhet të mësojnë shqipen në kushte të rregullta mësimdhënieje, në shkollat greke, atje ku ata mesojnë greqishten, anglishten, frengjishten, gjermanishten dhe lëndë të tjera të formimit të tyre të përgjithshëm. Për këtë duhet shteti ynë të këmbëngulë të arrijë një marrëveshje të tille si është arritur dhe në vende të tjera. Nëse nuk shtohet numëri i fëmijeve që mesojnë shqip, gjuha do vijë drejt harrimit. Një komb pa gjuhën e vet vdes. Sa keqardhje ndjej!

Pandemia ju ka shkaktuar probleme në procesin e mësimit?

-Vështiresi? Shumë. Nuk patëm mundësi hapjen sivjet të klasave. Nuk mundëm të bëjmë mesimin online. Nxënësit këtu me platformat online patën vështirësi komunikimi, këtë e shoh me të dy femijët e mi, të cilët i kam dhe nxënës  në shkollën shqipe. Ne kemi familje me dy dhe tre fëmijë që i kanë sjellë femijët e tyre të mesojnë shqipen, pra motra dhe vëllezër, por në mosha të ndryshme. Mësimi do zhvillohet vërtet online por me telefonat e prindërve të tyre, gjithashtu shumica e prindërve por dhe mesuesit kemi punuar në punët tona të përditshme jo vetëm gjatë javës, edhe në fund të saj.

Sa të vështira janë orët e para mësimore me nxënës të rinj?

Janë kënaqësi. I sheh të hutuar, pak të frikësuar e u thua: Mos u tremb . Ne këtu do mësojme pak gjëra. Do mësojmë si t’u flasim gjyshërve në telefon shqip, apo dhe kur të shkojmë në atdhe.  Si të kendojmë një këngë, si të festojmë e kërcejmë shqip , vetëm shqip . Për ata që vijnë e nuk dinë asnjë fjalë shqip, shpërndajmë fletë e lapsa me ngjyra të pikturojnë, në orët e para. Shumë herë motivojmë fëmijët me ëmbëlsira. Shikojmë ndonjë film shqiptar për femijë, kemi bërë dhe një festë të mrekullueshme me keta filma, duke ngrenë popcorn e pirë leng frutash. Kështu shtojmë  interesin e dëshiren për të vazhduar  ardhjen në shkollë  e mbushjen e klasave me nxënës.

Kur fëmijët regjistrohen për mësimin e gjuhës shqipe, a janë ata të familjarizuar me shqipen në shtëpi? Pra prindërit I flasin gjuhën shqipe fëmijëve?

Ka fëmijë që e flasin shumë mirë, e shkruajnë po shumë bukur, kjo meritë e prindërve të tyre, me plot gojën atdhetarë. Ka femijë, jo pak që nuk dinë asnjë fjalë shqip, por dhe nëse dinë nuk duan të flasin. Sigurisht këta fëmijë ndodh që vinë dy herë apo dhe tre, nuk vazhdojnë më ardhjen e tyre.

Keni pasur nxënës që janë infektuar me Covid ose familjarë të tyre?

Shpeshherë u kam telefonuar për të pyetur si janë, kjo në mënyrë shoqërore e miqësore. Prindërit e fëmijëve janë miqtë tanë. Kur i pyet për situatën e kësaj pandemie, të cudit fakti që asnjë nuk është sëmurur, as pak dhe as rëndë, ndoshta druhen të pohojnë.  Pandemia është kthyer në një kolerë ku ke frikë të pohosh sëmundjen nga frika e largimit dhe mos afrimit me njeri. Selaniku ndodhet në karantinë që prej tetorit dhe masat që ka marrë qeveria janë të rrepta, prandaj dhe deri tani edhe situata është nënkontroll.

Ndër vite keni njohur shumë fëmijë, a mund të na thoni si ndikon të jetuarit në një shtet tjetër për fëmijët dhe përballja me dy gjuhë të huaja në vegjëli?

Në një seminar trajnimi që bënë mësuesit e Diasporës në Tiranë një kumtues albanolog austriak në temen e tij që mbajti për femijët që përballen me dy gjuhësine tha:  Fillojeni të mësuarit tek fëmija juaj me gjuhën e nënës, gjuhën e vendit ku jeton do ta mësojë me patjetër. Gjuha e nënës është ajo që të bën të jesh i përgjegjshëm në vendimet që merr. Nëse di një gjuhë, mëson lehtë dhe një të dytë e një të tretë. Prindërve të nxënësve të mi shpeshhere u them: Ju i kini lindur fëmijët këtu. Mësojuni shqipen unë si mësuese do tju ndihmoj ta përvetësojne më mirë.  Bëni një llogaritje të thjeshtë. Fëmijët tuaj në një moshë të vogël, janë femijë që zotërojnë dy gjuhë, rrallë ndodh kjo. Me kalimin e kohës ata do të bëhen dhe me një të tretë, sepse nuk ka femijë që të mos shkojë të mesojë ne kurse private gjuhën angleze.

Keni ndonjë projekt për vitin 2021?

Më shumë se projekte kam ide. Ndonjëherë dhe nuk i realizoj, ose i bëj pak më me vonesë. Nëse quhet projekt çelja normale e shkolles shqip pas gjithë kësaj situate fatale botërore mezi pres ta realizoj. Sinqerisht ndjej xhelozi (të mirë) për ata mësues që i hapën klasat e tyre. Më ka marrë malli të perqafoj prindër e nxënës e tju them faleminderit që kaq vite më mbështetën e përkrahën në punën dhe detyrën time si mësuese. Me pak fjalë i dua shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 