Çfarë na bën më të lumtur në migrim

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

 Çfarë na bën më të lumtur në migrim

Unë personalisht i takoj brezit që fatin e jetës e kërkon aty ku ndjehet i lumtur, ndryshe nga kufijtë e ngushtë të vendlindjes. “E keqja e botës nuk ndalet në qytetin dhe farefisninë tonë“, thotë një shkrimtar polak. Pra, bota e përsosur, amtare është një ëndërr. Ajo është një utopi. Në një nivel personal, ekzistencial, ajo gjithmonë e ka shoqëruar njerëzimin. Për disa, kjo ëndërr mund të jetë sjellëse fati. Për të tjerët, krijon presion. Në një mjedis familjar, kjo ëndërr shpesh shndërrohet në të vërtetë, por shumë shpesh kjo nuk është asgjë më shumë se një gënjeshtër. Në fund të fundit, është një rastësi se ku ndeshesh me të keqen e botës: në qytetin tënd ose në një të huaj. Për mua janë njerëzit që përbëjnë shtëpinë dhe vatrën time. Ata mund të jetojnë në vendlindjen time ose larg saj. Unë jam gjithmonë e lumtur kur i takoj ata atje ku jetojnë.

A është dikush i kënaqur me jetën e tij apo jo, kjo nuk mund të zgjidhet lehtë, thonë studiuesit e lumturisë. Në vendlindje apo gjetkë, edhe për këtë ka përgjigje. E përgjithshmja është kur plotësohen kushtet për një jetë të mirë. “Të kesh, të duash dhe të jesh“, janë tre kushtet bazë për të qenë i lumtur  shpjegojnë shkencëtarët. Por si mund të matet niveli i lumturisë? A ka një opinion publik global? Fakt është që qëndrimet e njerëzve në mbarë botën po afrohen gjithnjë e më shumë. Kjo mbështetet nga një sondazh i fundit në Gjermani. Pyetjes, se “Cilat mendoni se janë gjërat më të rëndësishme në jetë? Shumica e njerëzve i përgjigjet me “shëndeti” dhe “familja”.

Por a të bën të lumtur migrimi?

Migrimi mund të jetë një masë profilaktike për shëndetin. Kjo varet nga motivet për të emigruar dhe rrethanat në të cilat njerëzit imigrojnë. Për shumë njerëz migrimi është një hap që ndërmerret për të shpëtuar jetën, dhe kjo natyrisht që i bënë ata të lumtur. Për shumicën jeta në Gjermani (meqë jetoj këtu) është megjithatë më e mirë se në vendet e origjinës. Njerëzit me prejardhje migracioni janë mjaft të kënaqur me jetën e tyre në Gjermani. Gjendja e tyre e të qenit të kënaqur nuk është thuajse aspak më e keqe krahasuar me mesataren e popullsisë. Sipas një hulumtimi, veçanërisht të kënaqur janë ata, që e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. Madje ata janë zakonisht më të kënaqur se mesatarja. 49 përqind të migrantëve përveç kësaj e konsiderojnë situatën e tyre ekonomike si të mirë apo shumë të mirë, ndërsa tek gjermanët janë vetëm 45 përqind që mendojnë kështu.

Brezi i parë, që ka emigruar, vjen zakonisht nga vende më të varfra, me kushte më të këqija jetese. Kur ata vinin në Gjermani e përjetonin se si iu përmirësohet standardi i jetesës. Kjo shprehej me një kënaqësi më të madhe ndaj jetës, pavarësisht nga çështja se sa mirë ishin të integruar këta njerëz. Gjenerata e dytë, e cila ka lindur këtu nuk krahasohet thuajse fare me kushtet e jetesës së vendlindjes së prindërve të tyre. Ata fokusohen më shumë në pozicionin e tyre në shoqërinë gjermane. Dhe kjo është arsyeja pse në hulumtime dalin shpesh rezultate befasuese në shikim të parë: gjenerata e dytë edhe pse e integruar më mirë, është më pak e kënaqur me jetën në krahasim me prindërit. Por ka dhe nga ata që kur arrijnë qëllimet e tyre në jetë ndjehen gjithnjë e më të lumtur si shqiptarja Anita Fischer, e cila jeton prej 20 vjetësh në Gjermani.

“Lumturia ka fazat e saj. Për mua  nisi me marrjen e provimeve në studime derisa gjeta edhe punë dhe mora qëndrimin e përhershëm e më vonë nënshtetësinë. Pastaj kur gjeta partnerin e përshtatshëm dhe krijova familjen time. Gjithashtu pasi krijova kontaktet me shumë shoqe e shokë… e kështu me radhë. Prioritetet e personave mund te jene të ndryshme. Po për mendimin tim shëndeti vjen në radhë të parë dhe më pas realizimi personal e profesional“.

Shumë të tjerë e lidhin me fatin e atdheut që kanë lënë pas. Ashtu sikurse 100 e ca vjet më parë i madhi Faik Konica do të shkruante: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. Shumica e të rinjve mes moshës 18 dhe 34 vjeç në Europë, sipas një sondazhi të fundit, mund ta përfytyrojë një jetë të lumtur pa fëmijë, makinë, televizor apo besim tek feja – por jo pa internet. Shumë migrantë në Gjermani kanë një përparësi sa i përket të qenit të kënaqur dhe kjo nuk ka të bëjë më edukimin apo karrierën. Sidomos tek familjet nga Europa Juglindore është familja dhe përkrahja familjare shumë e rëndësishme. Kjo luan një rol të madh dhe pozitiv tek shumë migrantë, bëjnë të ditur studiuesit.

Por sado mirë që mund të jetë realizuar një studim, ai nuk mund të shprehë asgjë se sa i lumtur është individi me jetën e tij. Në fund të fundit lumturia duhet kuptuar që nuk është një destinacion por një proces që nuk mbaron kurrë. Ajo është si një rrugë që nuk i dihet fundi, por duhet të shijohet ecja. Ndaj është mirë të zgjedhësh rrugën më të gjatë, sepse të shkurtrat zgjasin pak ose hiç. Sociologu i njohur Jan Delhey ka dy këshilla të mira për të gjithë ata që duan të jenë pak më të lumtur: “Mundësisht kaloni më shumë kohë me njerëz të tjerë dhe duhet të jeni sa më aktivë. Mos shihni shumë televizor duke ngrënë chips në shtëpi. Më e mira është të jeni aktivë, të keni një hobby dhe të merreni me sport.” Sipas sondazheve: Njerëzit, që janë shumë aktivë dhe që kanë diçka që u intereson dhe e kanë pasion, janë zakonisht shumë të kënaqur me jetën e tyre.