Cosimo Scaravaglione: Kënga arbëreshe dhe rikthimi në festival në Shqipëri

E shtunë, 27 Prill, 2024

Nëse do të dëgjojmë këngën “Një serenatë për ty” do të na vijë menjëherë në mendje melodia e këndshme e vitit të largët 1994 në Festivalin e RTSH-së. Për herë të parë në këtë festival merrnin pjesë vëllezërit arbëreshë Cosimo dhe Damiano Scaravaglione, për herë të parë në një skenë shqiptare ngjiteshin muzikantë arbëresh, për herë të parë në një festival shqiptar dëgjohej muzikë arbëreshe. Ky ishte padyshim një moment historik. 

Shqipëria kishte pak vite që kishte përmbysur komunizmin dhe tashmë mund të njihnim nga afër dhe shqiptarët jashtë kufijve tokësore që për 40 vjet qëndruan të rrethuara “me tela me gjemba”.

Sot, 26 vite më pas, në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Cosimo Scaravaglione na tregon emocionet e asaj kohe ku për herë të parë vizitoi Shqipërinë dhe iu duk sikur ishim të afërm nga larg që kthehen nga një udhëtim i gjatë. Së shpejti të tre vëllezërit, Francesco, Cosimo dhe Damiano Saravaglione do të publikojnë një projekt të ri me këngë arbëreshe, teksa mendojnë edhe një rikthim në festival sërish në Tiranë.

Cosimo, na trego pak për historinë tuaj, origjinën tuaj arbëreshe?

Kemi lindur, jemi rritur dhe jetojmë në Spezzano Albanese në provincën e Kozencës (përveç Francescos që për arsye pune jeton tashmë prej vitesh në San Miniato në provincën e Pisa-s). Të dy prindërit tanë ishin arbëresh dhe në shtëpinë tonë flitej vetëm në gjuhën arbëreshe. Dashuria për muzikën lindi falë ndikimit të Francesco dhe pasionit të tij si kompozitor. Në fillim të viteve ’80 babai jonë, emigrant në Zvicër, na solli si dhuratë një organo të vogël.

Askush nuk dinte të luante por Francesco falë kokëfortësisë së tij mësoi shpejt dhe nuk ishte i kënaqur me pjesët e zakonshme klasike muzikore, arriti të krijojë melodi të reja që së bashku me tekstet e krijuara letrare bën të organo e vogël të bëhej instrumenti i parë i kompozimit të këngëve të para arbëreshe të grupit tonë, mes të cilave dhe “Një serenat për tij”. Më pas unë dhe Francesco kaluam te kitara, ndërsa organo u bë instrumenti ekskluziv i Damianos.

Më pas shumë shpejt kaluam në instrumente të tjera. Damiano u bë poliinstrumentist, unë u dashurova më shumë me instrumentet me tela, Francesco aktualisht kompozon vetëm me një kitare të vjetër , një trashëgimi tashmë pa të cilën nuk bën dot. Ne përpunojmë dhe rregullojmë kompozimet dhe i regjistrojmë në një studio të vogël në shtëpi.

Kthehemi pas në kohë. Në 1994 ju dhe vëllai juaj juaj Damiano keni marrë pjesë në Festivalin e Tiranës në 1994 me këngën “Një serenatë për ty”. Ajo këngë u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar i kohës. Si e mbani mend pjesëmarrjen? Ishte kontakti juaj i parë me Shqipërinë?

Po, ishte kontakti i parë me Shqipërinë dhe ishte pjesëmarrja e parë në një event jashtë vendit. Morrëm pjesë falë fitores me të njëjtën këngë në festivalin e këngës arbëreshe që atë vit kishte të drejtën e pjesëmarrjes në festivalin e Tiranës.
Ishte një emocion unik që nuk do e harrojmë kurrë. Ajo që ruaj në zemër ka qenë mikëpritja e ngrohtë nga publiku, ishte një surprizë e madhe për ne pasi mendonim se na shihnin nga jashtë e mbase do kishin rezerva, por në fakt u mahnitëm nga ngrohtësia jo vetëm nga publiku, por nga të gjithë, muzikantët, organizatorët, këngëtarët dhe na u duk sikur ishim të afërm nga larg që kthehen nga një udhëtim i gjatë. Ishte shumë bukur!

Kanë kaluar 26 vjet nga festivali. Përse nuk morët pjesë më në festivale të tjera?
Në të vërtetë morëm pjesë si autorë në 2009 në edicionin e 48-të të festivalit të Tiranës me këngën “Ave Maria” të interpretuar nga Claudio la Regina dhe në 2011 në edicionin e 50-të me këngën “Kur të pasha” sërish të interpretuar nga Claudio. Personalisht nuk kemi marr pjesë pak për shkak të problemeve logjistike dhe pak nga neglizhenca.

Në ato vite kishte më pak njohuri le të themi ndaj arbëreshëve, por ju sa dinit për Shqipërinë?

Për ne Shqipëria ishte si një mirazh, një vend “i largët” të cilin e shihnim me kuriozitet për ta zbuluar. Të dish që përtej Adriatikut ekzistonte një komb që fliste gjuhën tonë, edhe pse me ndryshime për shkak të kohës dhe largësisë, një komb nga i cili vinin paraardhësit tanë, nxiste dëshirën ta njihje dhe ta shihje. Do të thosha një zhytje në të shkuarën për të nxjerrë emocione dhe njohuri.

Ndërkohë, karriera e vëllezërve Francesco, Cosimo dhe Damiano Saravaglione vijon në muzikë në Itali. Keni bërë të ditur se në 2021 do të sillni një projekt të ri diskografik. Na tregoni diçka më tepër, do të ketë këngë arbëreshe?

Qëllimi ynë është të mbrojmë gjuhën dhe traditat tona përmes muzikës dhe kjo është arsyeja pse nuk ka përfunduar kurrë puna jonë. Kemi kompozuar qindra këngë, kemi marrë pjesë në konkurse të shumta këngësh, para së gjithash në festivalin e këngës arbëresh, kemi botuar dy albume muzikore (më shumë nuk ishte e mundur, pjesërisht për shkak të mungesës së fondeve nga organet përgjegjëse që janë gjithnjë e më të pakta pasi nuk ka treg diskografik nga mund të merren të ardhura). Për shkak të pandemisë shpresojmë që këtë vit të arrijmë të prodhojmë një CD me këngë të ndryshme (sigurisht të gjitha arbëreshe), një pjesë me këngë të autorit dhe pjesën tjetër me këngë tradicionale arbëreshe. Kjo falë fondeve të financuara për pakicat gjuhësore.

Flasim pak për arbëreshët në Itali. I njihni këngët e vjetra arbëreshe? Traditat arbëreshe të zonës suaj a ruhen ende me fanatizëm?

Po, i njohim shumë mirë këngët e vjetra duke nisur me “Vjershë” e famshme dhe tani pothuajse plotësisht të harruara dhe ndoshta edhe më pak të vlerësuara, të cilat janë baza e këngëve të vjetra arbëreshe. Siç e thashë dhe më lartë, meqenëse mesa duket ne jemi grupi i vetëm që nuk është përpjekur t’i ripunojë këto këngë ende, planifikojmë të përfshijmë të paktën gjysmën e këngëve në CD-në e re. Sa i përket traditave, për fat të keq në vendin tonë nuk ka më atë ndjenjën e përkatësisë në këtë pakicë gjuhësore, ka shumë indiferencë për të dhe sa më shumë kalon koha, aq më pak ka dashuri për gjuhën dhe traditat. Kjo ndoshta dhe për faktin se vendi ynë, Spezzano Albanese është ndër vendet arbëreshe më të “hapur” nga pikëpamja e territorit në vendet e tjera përreth (thjesht kalabrezë) dhe kjo do të thotë që shkëmbimet shoqërore dhe kulturore ndikojnë në karakteristikat e grupit etnik arbëresh. Në vendet e tjera (më shumë “të mbyllura”) kjo ndodh më pak.

Keni projekte të tjera në të ardhmen në muzikë dhe a është përfshirë Shqipëria?

Vëllai im Francesco po punon prej disa kohësh në realizimin e një muzikali në gjuhën arbëreshe dhe së shpejti duam të bëjmë një film me metrazh të shkurtër me temën “Një serenat për tij”. Sigurisht që pandemia nuk na ndihmon, por herët a vonë e gjithë kjo do të marrë fund dhe do të festojmë lirinë me këto ide të reja.

Nga Shqipëria në të shkuarën kemi pasur propozime të ndryshme nga shoqata shqiptare dhe ftesa për pjesëmarrje në disa evente muzikore, që për arsye të ndryshme, sidomos pune, na është dashur të heqim dorë. Shpresojmë që në të ardhmen të kemi raste të tjera për të përdorur. Do ishte bukur të rikthehemi në Tiranë, ndoshta pikërisht në një festival për të rijetësuar atë “zhytjen” në të shkuarën dhe për të shijuar freskinë e të tashmes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 