Lungro në Kalabri, vendi që ruan prej më humë se 5 shekujsh identitetin arbëresh

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Qyteza Ungër (italisht: Lungro), një lokalitet relativisht i vjetër (bërthama e parë më 1486), po ashtu komunë në vete në Provincën e Kozencës e ku gjendet edhe dioqeza e ritit grek-bizantin të arbëreshëve.

Lungro ndodhet në një lartësi prej 650 m mbi nivelin e detit dhe 67 km larg nga Kozenca, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër. Fshati u themelua nga refugjatët nga Shqipëria në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë dhe është ndër qendrat kryesore të komunitetit shqiptar në Itali, si dhe kryeqyteti fetar i arbëreshëve të Italisë kontinentale, që kanë ruajtur ritin bizantin. Po ashtu gjuha e lashtë, traditat dhe zakonet tipike të kulturës lokale shqiptare janë trashëguar me xhelozi në këtë katund tipik arbëresh ku shqipja dominon në familje, por jo edhe në shkollë, pasi që shqipja në këtë pjesë të Italisë nuk është brenda sistemit shkollor, siç është në Hora të Arbëreshëve në Sicili. Sa i përket përdorimit të simboleve kombëtare, ato jo vetëm në këtë lokalitet prej disa mija banorësh, por edhe në të gjitha fshatrat tjera në sheshe, ku dominojnë bustet e Skënderbeut. Karakteristike është se në këtë vendbanim edhe veturat e policisë kanë shqiponjën tonë dykrenare!

Sa i përket historikut, shkruhet e flitet se pas zhvendosjes nga trojet e të parëve, shqiptarë edhe këtu në Lungro gjetën një pritje të mirë në feudet kalabreze të Geronimo Sanseverino, gjegjësisht te princi i Bisignano-s që ishte martuar me Irena Kastriotin, mbesën e Gjergjt Skënderbeut.

Ngulimi i bërthamave arbëreshë afër fshatit të Lungro i përket 1486, vit në të cilin Geronimo Sanseverino, princi i Bisignanos dhe zotëri i Altomonte-s, me të dhënë atyre mikpritje, caktoi një taksë për çdo familje 20 dukatësh në vit. Kështu të 17 “vatrat” arbëreshë, brenda pak kohe patën mundësi të përfitonin mbi popullatën e parë të fshatit të vjetër, deri t’u jepnin gjuhën e tyre, ritin bizantin dhe zakonet lindorë. Përveç kësaj, ekonomia e fshatit përfitoi shumë nga fuqia punëtore arbëreshe (blegtorë dhe bujqësorë të aftë) që futi teknika të reja për nxjerrjen e kripës.

Përhapja me shpejtësi e familjeve arbëreshe, që jetonin pranë njëri-tjetrit, i dha titullin e “Universitas” (1546), me të cilin u njihte banorëve të drejtën të krijonin në gjirin e tyre një administratë qytetare. Kështu fshati mesjetar, në pak vite humbi identitetin italian duke u bërë shprehje e forte të shumicës me etni arbëreshe. “Manastiri i Shën Mërisë së Ujërave”, që tashmë para ngulimit e arratisurve kaloi një periudhë krize të thellë, qe braktisur nga murgjit në 1525. Në gjysmën e dytë të  shekullit XVIII, u rritën përplasjet midis familjeve të baronit të Sanseverino-s nga Altomonte dhe të Pescara-s nga Saracena, kështu që në Lungro ndodhën shumë përplasje politike për marrjen e disa të drejtave të baronit mbi feudet. Gjatë viteve u rritën kundërshtimet fetarë shekullore midis ritit grek-bizantin të arbëreshëve dhe ritit latin të popullatave kufitare. Shumë arbëreshë pësuan burgimin për shkak të ushtrimit të ritit lindor, por banorët e zonës, u mblodhën rreth atyre dhe, duke luftuar me ngulm, arritën të ruajnë identitetin fetar të tyre.

Gjatë vizitës në Lungro u njohëm me Anna Stratigò, e cila ka themeluar një kor të femrave që këndojnë jo vetëm këngë arbëreshe, por edhe të tjera nga vendet e prejardhjes së të parëve të tyre.

Mikëpritja në Lungro është e njëjtë me atë shqiptare, në shesh shikon grupe që pin kafen e mëngjesit dhe flasin arbërisht. Karakteristike ishte se secili ngutej të na paguante kafen para tjetrit!

Edhe në këtë shesh gjendet busti i Jeronim De Radës./ Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 